LIVE UPDATES
Politike

Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë/ Profesori Kanin: Grindjet me amerikanët nuk e ndihmuan Kurtin! E kanë dëmtuar deri një masë por vijon të ketë partinë më të madhe

Viteve të fundit, SHBA-ja disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara.

11 Shkurt 2025, 11:26 Nga N.F
Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë/ Profesori Kanin: Grindjet me
Kurti

KOSOVË- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë kanë treguar se grindjet e kryeministrit Albin Kurti me amerikanë, e kanë dëmtuar deri në një masë partinë e tij - Lëvizjen Vetëvendosje. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Kanin thotë se nëse Kurti zgjidhet sërish kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë.

“Por, është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit [amerikan, Donald] Trump, janë të pakënaqur me të, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth [ish-presidentit Joe] Biden”, thotë Kanin.

Viteve të fundit, SHBA-ja disa herë i ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kurtit për disa veprime në veriun e Kosovës, që ajo i ka konsideruar si të njëanshme dhe të pakoordinuara. Kanin thotë se kushdo që ta formojë Qeverinë e re të Kosovës, do ta ketë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në mesin e sfidave të menjëhershme.

Radio Evropa e Lirë: Profesor Kanin, partia e Kurtit, sipas rezultateve preliminare, humbi rreth 10 për qind të mbështetjes. Cilët faktorë mendoni se ndikuan në këtë rënie?

David Kanin: Ishin zgjedhje ndryshe kësaj here. Serbët votuan dhe një përqindje u shkoi atyre. Po ashtu, grindjet e Kurtit me amerikanë nuk e kanë ndihmuar. Mendoj se e kanë dëmtuar deri në një masë, por jo edhe aq të madhe, sepse ky nuk është një rezultat katastrofik për të. Ai vazhdon ta ketë partinë më të madhe.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i kanë votat për të formuar koalicion pa Kurtin. Atyre u duhet më shumë mbështetje. Atë do të mund ta siguronin nëse do të shkonin në koalicion me Listën Serbe, por a do të shkonin? A do të ishin këto dy parti të gatshme të punonin me serbët për të formuar një qeveri? Kjo është pyetja. E, nëse nuk janë të gatshme, ato do ta kenë të vështirë t’i mbledhin 61 mandate në Kuvendin e Kosovës.

Sipas prognozave tash për tash, Kurti mund t’i sigurojë 54 mandate, e për të formuar shumicën i duhen edhe 7. Këtë mund ta sigurojë me pakicat joserbe. Nuk po them se kjo do të ndodhë, por nëse Kurti është i gatshëm të bëjë koalicion - sepse ka thënë që jo - ai e ka shansin.

Radio Evropa e Lirë: Kush prisni ju që ta udhëheqë Qeverinë e ardhshme të Kosovës?

David Kanin: Nuk e di. Mendoj se një pjesë varet prej asaj nëse Kurti e mendon vërtet atë që thotë - kur thotë se nuk do të shkojë në koalicion. Nuk e di nëse ai e beson vërtet këtë.

Unë mendoj se amerikanët do të shtyjnë për një qeveri që do të jetë e bashkuar - nëse nga asgjë tjetër - nga vullneti për të krijuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kjo është ajo që ne amerikanët do të duam. Por, mendoj se është shumë herët të dihet se kush do të jetë kryeministër, sepse nuk e di se çfarë bisedash janë duke u zhvilluar mes partive të ndryshme, nëse janë duke u zhvilluar.

Radio Evropa e Lirë: Cilat do të jenë sfidat më të mëdha për Qeverinë e re, pavarësisht se kush e formon atë?

David Kanin: Gjëja e parë do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Se a do të jetë Qeveria e re e gatshme ta formojë atë, duke pasur parasysh këmbënguljen amerikane dhe evropiane, mbetet të shihet. Por, këtë e komplikon fakti se edhe Qeveria serbe është në telashe. A do të mbijetojë [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq? A do ta dëbojnë protestat aktuale? Pra, varet edhe nga ajo se kush do të jetë në Qeverinë e Serbisë, ose cili do të jetë qëndrimi i Vuçiqit ndaj Qeverisë së re të Kosovës, apo i njerëzve që do ta zëvendësojnë atë...

Pra, ka shumë pasiguri. Natyrisht, Qeveria e re e Kosovës do të duhet t’i vendosë edhe prioritetet e saj të brendshme për sa i përket ekonomisë, arsimit, shëndetësisë... pastaj vijnë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështjen e statusit - jashtë Serbisë, sepse janë pesë vende të BE-së që nuk e njohin ende Kosovën.

Ne e dimë se qeveritë e Kosovës, edhe para Kurtit, nuk kanë qenë në gjendje të sigurojnë njohje nga asnjëri prej këtyre pesë vendeve të BE-së.

Radio Evropa e Lirë: Ju a prisni ndonjë përparim në dialogun me Serbinë?

David Kanin: Mendoj se varet nga ajo se çfarë ndodh në Serbi. Për herë të parë, udhëheqja e Vuçiqit është në pikëpyetje. Është e mundur që regjimi i tij të jetë në telashe. Mendoj se ajo që ndodh në Serbi, është shumë e rëndësishme për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Kur të bëhet e qartë, ndoshta edhe ne do të dimë më shumë.

Nëse Kurti bëhet sërish kryeministër, ai mund të gjejë mënyra për ta vonuar çdo lëvizje drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke vënë në dukje jostabilitetin në Serbi. Nëse vijnë njerëz të tjerë, ata mund të dëshirojnë të kenë marrëdhënie të përmirësuara me Serbinë. Por, sërish, derisa ta dimë se cila është e ardhmja e Qeverisë serbe, nuk do të jetë e qartë se si do të shkojnë gjërat.

Radio Evropa e Lirë: Siç e përmendët edhe ju më parë, lidhjet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara janë përballur me tensione viteve të e fundit. A mendoni se Qeveria e re do të ndërmarrë hapa për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin?

David Kanin: Nëse Qeveria e re nuk është me Albin Kurtin, nëse është ndonjë lloj koalicioni pa Lëvizjen Vetëvendosje, atëherë po. [I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për misione të posaçme] Richard Grenell e ka bërë të qartë se amerikanët e duan Kurtin jashtë. Një javë para zgjedhjeve, Grenell e ka bërë shumë të qartë pozicionin e amerikanëve.

Radio Evropa e Lirë: E, çfarë nëse Kurti bëhet sërish kryeministër? Çka do të ndodhë me marrëdhëniet me SHBA-në?

David Kanin: Do të jetë e vështirë. Nëse zgjidhet kryeministër, ai do të mund të thotë se ka mandat njësoj sikurse presidenti amerikan. Ai do të përpiqet të bashkëpunojë me amerikanët, ai do të thotë se është duke bashkëpunuar dhe për çdo gjë do t’i fajësojë serbët.

Por, është shumë e qartë se njerëzit përreth presidentit [amerikan, Donald] Trump, janë të pakënaqur me të, njësoj sikurse kanë qenë njerëzit përreth [ish-presidentit amerikan, Joe] Biden. Pra, nëse Kurti mbetet kryeministër, nuk është e qartë nëse marrëdhëniet me SHBA-në do të bëhen më mirë.

Radio Evropa e Lirë: Por, ai këmbëngul se këto marrëdhënie nuk kanë qenë kurrë më mirë...

David Kanin: Ajo ka qenë një deklaratë e fushatës. Nuk është e vërtetë. Grenell i është përgjigjur menjëherë asaj deklarate, duke thënë se nuk është e vërtetë, se marrëdhëniet janë të tmerrshme dhe se janë në një nivel shumë të ulët.

Radio Evropa e Lirë: Shikuar përpara, cilat politika apo vendime mund ta përcaktojnë mandatin e ri të Kurtit si kryeministër?

David Kanin: Nëse kthehet si kryeministër, do të duhet të shohim nëse do të vazhdojë të ketë një qasje shumë të ashpër ndaj serbëve në veri të Kosovës. Ai i ka minuar institucionet e tyre, i ka mbyllur shumë prej tyre, sepse, sipas tij, kanë funksionuar kundër interesave të Kosovës.

Nëse kthehet, ai do të ketë një shumicë më të vogël, do të jetë një Kuvend më ndryshe, ndaj mbetet të shihet nëse do të vazhdojë me atë fushatë kundër serbëve, edhe pse amerikanët janë shumë kundër saj.

Radio Evropa e Lirë: Kurti insiston se ka të drejtë t’i mbyllë ato institucione, duke u thirrur në ligjet dhe Kushtetutën e vendit...

David Kanin: Vetëm se keni të drejtë të bëni diçka, nuk do të thotë se duhet ta bëni atë. Ai mund të zgjedhë nëse do ta vazhdojë ose jo presionin ndaj serbëve të Kosovës. Kjo është një zgjedhje që ai mund ta bëjë, dhe kjo është një zgjedhje që unë do t’i kushtoja vëmendje.

Radio Evropa e Lirë: Dhe një pyetje të fundit - çfarë mesazhi mendoni se u dërguan rezultatet e zgjedhjeve partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës?

David Kanin: Mendoj se mesazhi duhet të jetë se një pjesë e madhe e elektoratit të Kosovës mbetet e dyshimtë për bashkëpunimin me serbët, mbetet dyshuese ndaj Serbisë. Një pjesë e madhe vazhdon t’i mbështesë politikat e Kurtit në veri të Kosovës dhe në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Bashkësia ndërkombëtare duhet ta kuptojë se, pavarësisht presionit, aftësia e saj për të ndikuar në elektoratin e Kosovës në këto zgjedhje, ka qenë e kufizuar, sepse partia e Kurtit mbetet më popullorja në vend. Ai ka shumë më shumë vota sesa rivalët e tij për kryeministër./ REL

zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025 kurti kanin

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje