Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë, përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, por jo materialet në oborret e tyre të përparme.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka njoftuar nisjen e asaj që e konsideron si përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga objektet e bizneseve anë rrugës. Rama shkruan se bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë, përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, por jo materialet në oborret e tyre të përparme.
Ai shton se gardhet po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet nga ARRSH. Kreu i qeverisë shton se mbajtja buzë rrugëve e objekteve nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Gjithashtu Rama thotë se tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur.
POSTIMI:
Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës
Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të larguar vetë çdo lloj materiali që ndodhet më pak se 20 m nga aksi i rrugës, që është edhe distanca ligjore e sigurisë - përjashtuar objektet e ndërtuara me leje, po jo materialet në oborret e tyre të përparme, gardhet e të cilëve po ashtu do të duhet të tërhiqen në maksimumin e mundshëm, sipas projektit që do t’u dorëzohet më tutje nga ARRSH.
Mbajtja buzë rrugëve e rraqeve si këto në foto apo të tjera, nga materialet ndërtimore tek inertet dhe makinat e vjetra e me radhë, përtej afatit të paralajmëruar do të shoqërohet me masa të rënda ndëshkimore sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Tanimë Shqipëria po troket në derën e Bashkimit Europian dhe kjo fazë kalimtare e ushtrimit të aktivitetit ekonomik në dëm të komunitetit e të mjedisit në tërësi, po edhe të sigurisë së qarkullimit në rrugët kombëtare në veçanti, duhet të konsiderohet e mbyllur. Nga të gjithë dhe me mirëkuptimin më të madh kombëtar, për Shqipërinë 2030 në BE.
Kuvendi i Kosovës KOSOVA- Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për vazhdimin e 52-të të seancës konstituive...
belind kellici TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me hetimet nd...
klodiana lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion ...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në ...
fotot e postuara nga rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një video nga aksioni i bizneve për lirimin...
enver hasani KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e ...
fatmir xhafaj TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe...
Foto SHBA- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme pë...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka për herë të parë një të penduar të drejtësisë që do të jap&...
gonzato, rama TIRANË- Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e...