LIVE UPDATES
Politike

"Rruga e vetme mbetet protesta"/ Berisha: Sot ata nxinin sepse secili shihte tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt

Sipas kryedemokratit, njëjtë si kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu do t’i vijë fundi edhe narko-qeverisë së Edi Ramës e kabinetit të tij.

24 Shtator 2025, 12:01 Nga I.A
"Rruga e vetme mbetet protesta"/ Berisha: Sot ata nxinin sepse secili
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e protestave, si e vetmja rrugë përballë qeverisë, që sipas tij ka uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se edhe këtë të mërkurë, vijoi me konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e tij.

Sipas kryedemokratit, njëjtë si kryebashkiaku Erion Veliaj, ashtu do t’i vijë fundi edhe narko-qeverisë së Edi Ramës e kabinetit të tij.

"Siç e patë vetë, narkoparlamenti i Partisë Socialiste, vazhdoi edhe sot konsolidimin e aktit më antikushtetues në historinë e këtij parlamenti, votimin në errësirë të plotë të narkoqeverisë dhe programit të saj. Qytetarët e panë se çdo gjë ëshët e pashpresë në rrugë procedurale dhe ligjore dhe rruga e vetme mbetet vendosmëria qytetare, protesta kundër këtij grupi mafioz që ka uzurpuar të gjitha pushtetet dhe nuk njeh ligj, Kushtetutë dhe as moral. Sot ishte një mundësi që të anullohej seanca dhe me anullimin e seancës rivendosej Kushtetuta. Por problemi është se këta janë Erion Veliaj.

Janë copy-paste. Këta e kanë shumë të qartë se i pret fundi i Erionit. Këta e kanë të qartë se e drejta, e vërteta, vonon, por nuk harron. Lubi VBalluku e ka të qartë se tuneli i Llogarasë është për të tuneli nga i cili nuk do dalë dot ndonjëherë. Le ta fshehë dhe të bëjë ç’të dojë me dosjen Altin Troplini, por ai tuneli mbetet monumenti më i shëmtuar i vjedhjes së Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Është e qartë se kur them që janë si Erion Veliaj, janë pa asnjë diskutim edhe më keq se ai në disa aspekte. Janë 400 milionë të djegësave, të cilat kanë firmën e Edi Ramës, por aktualisht e mbron Altin Troplini. Mirëpo ai e di se drejtësia vonon dhe nuk harron.

Këta i panë dje këshilltarët, të quajturit larva njerëzore, njerëz të cilët kishin dalë dhe ishin kacavjerrë dritareve dhe dyerve të prokurorisë dhe gjykatës në protesta kundër arrestimit të Erionit, kurse dje i bënin gjyqin Erion Veliajt, duke dëshmuar se nuk kanë as moral, as karakter, asgjë tjetër. Ju e patë se si ishin ata sot, ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt. Këta e dinë shumë mirë. E di ndrikull Xhaçka se atë pronë nuk do e gëzojë, pavarësisht se ka aksioner Edi Ramën. Edi Rama e di mirë se për ato vjedhje monstruoze, dita do i vijë. E di mirë se Gjipenë nuk do e gëzojë. Nuk do mund ta gëzojë.

Ju lutem, zbërthejeni pak gjyqin e Erion Veliajt dje. Ai ishte supergjyqi i llojit të tyre. Njerëz që para disa muajsh ishin kacavjerrë, kishin sulmuar gjykatës dhe prokurorë për arrestimin e Lal Vjedhësit, dje i bënin gjyqin pa mëshirë dhe më pasion të tmerrshëm. Ky është problemi i tyre. Këta e dinë se secili prej tyre është një Erion Veliaj. Këta e dinë se asgjë në botë, të vërtetën dhe të drejtën, nuk do e pengojë. Prandaj dhe këta sot votuan kundër, por ne vazhdojmë betejën," tha Berisha.

erion veliaj sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj