LIVE UPDATES
Politike

Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos seksuale në zyrë, BIRN: SPAK ka nisur hetimet, por ende nuk dihet akuza

Vetë Gjici dha dorëheqjen disa orë pas publikimit. Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi.

16 Qershor 2023, 17:32 Nga k.m.
Safet Gjici jep dorëheqjen pas videos seksuale në zyrë, BIRN:
Safet Gjici

KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici dha dorëheqjen të premten pasi në internet qarkulloi një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua në zyrën e kryetarit të bashkisë. Video që është filmuar në zyrë dhe u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale mban datën 6 qershor 2023. Pas publikimit të saj SPAK njoftoi nisje të një procedimi penal, por pa bërë të qartë se për çfarë akuze kishin filluar hetimet.

Vetë Gjici dha dorëheqjen disa orë pas publikimit. Në një mesazh në faqen e tij në Facebook ai kërkoi ndjesë dhe pretendoi se kishte rënë pre e një kurthi.

“Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Fatkeqësisht unë rashë pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje”, shkroi ai duke fajësuar rivalët politikë.

Gjici më tej pranoi që ishte në një marrëdhënie me gruan që shfaqet në video, por tha se në këtë situatë nuk kishte vlerë asnjë lloj justifikimi. Më tej ai shkroi se jepte dorëheqjen.

“Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë”, shkroi ai dhe e cilësoi ngjarjen një “mendjelehtësi të pafalshme”.

Ndërkohë pasi Gjici pati njoftuar dorëheqjen, ministrija e Financave Delina Ibrahimi njoftoi se Këshilli i Ministrave kishte vendosur shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit nga detyra. Gjici i fitoi zgjedhjet lokale të majit dhe mori mandatin e dytë në Kukës. Mandatin e parë ai e mori në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Qarku i Kukësit është ndër më të varfrit në Shqipëri dhe vazhdon të eksportojë një numër të lartë emigrantësh, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas një anketimi të organizatës Sëisscontact, popullsia e Kukësit ka rënë me 13% gjatë dekadës së fundit dhe gati 37% e banorëve të mbetur po planifikojnë gjithashtu të emigrojnë.

Gjici është kryebashkiaku i dytë Socialist në 10 vitet e fundit që dorëhiqet pas një ngjarje të ngjashme. Pasi u arrestua në maj 2016, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili u dënua me 1 vit e 8 muaj burg, përfshi kohën e paraburgimit,  për akuzën e “marrëdhënies seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Xhelili u arrestua pas transmetimit të një kamera të fshehtë ku ai shfaqej duke i ofruar një vend pune një vajze në këmbim të favoreve seksuale./BIRN

safet gjici videoja e safet gjicit

Sondazh

Poll
Politike 16 Qershor 2023, 15:15 I.A

VIDEO-DETAJET/ Kush e filmoi Safet Gjicin

KUKËS- Videoja seksuale e kryebashkiakut tashmë të dorëhequr të Kukësit ka sjell shumë reagime në rrjet. Të shum&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj