LIVE UPDATES
Politike

"Salla e gjyqit gracka..."/ Berisha: Fred Abrahams, spiuni i Millosheviçit që akuzon UÇK-në në emër të Human Rights Watch

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se deklaratat e Abrahams janë të pabazuara dhe të mbledhura nga burime serbe dhe dëmtojnë drejtësinë e luftës çlirimtare.

18 Tetor 2025, 13:10 Nga E. D
"Salla e gjyqit gracka..."/ Berisha: Fred Abrahams, spiuni i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Fred Abrahams ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë, si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete serbe dhe agjent të agjendës së Millosheviçit. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se deklaratat e Abrahams janë të pabazuara dhe të mbledhura nga burime serbe dhe dëmtojnë drejtësinë e luftës çlirimtare.

Kryedemokrati gjithashtu shprehet se pesë vite pas përzënies nga Shqipëria ai kthehet në Kosovë dhe vazhdon misionin e tij në shërbim të Beogradit. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se denoncime të tij u përdorën nga Gjykata e Hagës pas 25 vitesh si prova në procesin kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës.

Postimi i Berishës:

Histori spiunësh. Salla e gjyqit gracka, ku spiuni i Millosheviçit u kap si laraska. Miq, Fred Abrahams ish-drejtues i Fondacionit Soros në Tiranë u shpall nongrata në vitin 1993 nga qeveria shqiptare dhe u përzë nga Shqipëria pasi u filmua, fotografua dhe u regjistrua nga Shërbimi Informativ Kombëtar si bashkëpunëtor i rezidentit të Beogradit në Tiranë. George Soros e tërhoqi punonjësin e tij në afatin e caktuar me një charter të veçantë.

Pesë vite pas përzënies nga Shqipëria ai kthehet në Kosovë dhe vazhdon misionin e tij në shërbim të Beogradit.
Abrahams, tashmë si përfaqësues zyrtar i Human Rights Watch, regjistronte gjatë luftës në Kosovë si ngjarje reale të ndodhura shpifje dhe trillime të padronëve të tij serbë: vrasje, pengmarrje nga UÇK të serbëve, të cilat nuk kishin ndodhur kurrë. Por këto denoncime të tij u përdorën nga Gjykata e Hagës pas 25 vitesh si prova në procesin kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës.

Këtu më poshtë keni një video në të cilën avokati i udhëheqësve politikë të Kosovës provon me pyetjet e tij para gjykatës se Fred Abrahams në raportimet e tij kishte shfaqur veten si një bashkëpunëtor i shërbimeve serbe që përdorte prestigjin e Human Rights Watch për të akuzuar shqiptarët për krime që nuk kishin ndodhur kurrë.
Ju bëj thirrje drejtuesve të shoqatës së veteranëve të UÇK-së, por edhe Human Rights Watch, të ngrenë padi në Hagë dhe SHBA ndaj mashtruesit publik, agjentit të regjimit të Millosheviçit, Fred Abrahams. Këtu më poshtë keni disa nga pikat kryesore që Fred Abrahams deklaroi për UÇK-në gjatë dëshmisë së tij para Dhomave Speciale në Hagë: Ai tha se Human Rights Watch nuk bëri një hetim në thellësi për akuzat ndaj UÇK-së, për shkak të mungesës së aksesit në skena krimi dhe dëshmitarë.

Ai pranoi që disa prej informacioneve në raportet e HRW mbi UÇK-në ishin marrë nga “zyrtarë serbë” dhe nuk ishin të mbështetura gjithmonë me burime të drejtpërdrejta. Ai tha se do të kishte përdorur një gjuhë më të kujdesshme, duke përdorur termin “shqyrtime” ose “akuzë” në vend që të përmendte veprime të konfirmuara.
Megjithatë, Abrahams tha se komandantët operacionalë të UÇK-së mund të kishin ndërmarrë masa për të parandaluar apo ndaluar veprimet e supozuara kriminale nga luftëtarët e tyre, pasi sipas tij ata ushtronin kontroll efektiv në terren.

Në hetimin lidhur me një rast specifik vrasjet e pretenduara në Gllogjan në shtator 1998 Abrahams konfirmoi se HRW nuk kishte bërë “një hetim të thellë”. Ai tha që për këtë rast, informacioni ishte marrë pjesërisht nga zyrtarë serbë dhe nuk kishte burime të mjaftueshme që të siguronin verifikim të pavarur. Kur u pyet për rastin e dy gazetarëve serbë të Agjencisë Tanjug që thuhet se u mbajtën në paraburgim në 1998, Abrahams tha se nuk mund të verifikonte deklarimet e Thaçit dhe Limajt lidhur me këto procedura sepse nuk kishte pasur akses në qendrat e paraburgimit. Ai gjithashtu deklaroi që Adem Demaçi ishte një figurë e rëndësishme, por që nuk kishte rol kryesor në zhvillimin e veprimeve luftarake të UÇK-së në terren./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj