LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Seanca dëgjimore për Shqipërinë në PE, eurodeputetët: Shqetësim krimi në tërësi, korrupsioni dhe polarizimi i politikës! Të monitorojmë zgjedhjet

Në fokus të diskutimeve ishin problemet me demokracinë, situata e kriminalitetit, pastrimi i parave, përdorimi i pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.

9 Prill 2025, 18:52 Nga M.B
VIDEO/ Seanca dëgjimore për Shqipërinë në PE,
Parlamenti Europian

BRUKSEL- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në fokus të diskutimeve ishin problemet me demokracinë, situata e kriminalitetit, pastrimi i parave, përdorimi i pushtetit për manipulimin e zgjedhjeve.

Eurodeputetët ngritën shqetësimin për rënien e demokracisë, kapjen e drejtësisë, kriminalitetin dhe korrupsionin e lartë, si edhe përdorimin e pushtetit për të manipuluar zgjedhjet. Ata parashtruan pyetje ndaj përfaqësuesve të thirrur nga Shqipëria për seancën dëgjimore dhe kërkuan informacione për masat e marra.

"Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon,  atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë", tha njëri prej eurdeputetëve.

Pyetjet dhe konstatimet nga të pranishmit:

Berta Lopez Domenek: Tirana ka bërë hapa drejt BE, por në të njëjtën kohë  ajo që ka tërhequr vëmendjen nga brenda ka të bëjë me standardet demokratike, liria e medias, korrupsioni, ose krimi i organizuar, por edhe polarizimi i politikës është një nga shqetësimet.

Mr Gahrel: Pyetja ime ka të bëjë me nje aspekt të veçantë, nga një anë janë cështjet që lidhen me zgjedhjet, sepse ka pasur çështje të diskutueshme për sa i takon zgjedhjeve, si për shembull lista të manipuluara, abuzim me pushtet, pyetja ime është, këto çështje janë zgjidhur? Por mund të ketë edhe çështje të tjera gjatë ketyre ditëve zgjedhore, mund të ketë edhe gabime, por duhet të përqëndrohemi të çështjet negative në keto momente gjatë garës zgjedhore.

Një tjetër çështje thelbësore ka të bëjë me drejtësinë, dhe kur dëgjoj që sistemi nuk funksionon siç duhet, ku thuhet se ka rreth 150 mije çështje të pezulluara. Nëse drejtësia nuk funksionon,  atëhetë kjo do të ketë një ndikim negativ të qytetarët, por gjithashtu do të ndikojë negativisht edhe te investimet e huaja. Por për sa i takon korrupsionit, krimit te organizuar, si e vlerësoni situatën, siç është ajo e trafikut të drogës, ka të bëjë me një situatë që ka lëshuar rrënjë dhe që ka prekur administratën dhe qeverinë. Gjithashtu edhe boom-in në sektorin e ndërtimi që është e lidhur me sektorin e pastrimit të parave, a ka mekanizma  që funksionojnë në mënyrë efikase për këto çështje?

R.Kols: Në këto zgjedhje pati risi. Vota e diasporës, listat gjysmë te hapura, por mbetet problem liria e medias, intimidimet politike, por edhe për sa i takon pavarësisë së gjyqësorit dhe standardet demokratike. Nga viti 2013 në Shqipëri dominon Partia Socialiste dhe përçarjen e opozitës, të cilat nënvizojnë nevojën për një reformë zgjedhore të mirëfilltë për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe përfaqësim.

Terresa: Dua të shpreh shqetësimin tim për demokracinë në Shqipëri, veçanërisht për zgjedhjet e ardhshme. Nëse ka shqetësime të forta, nuk duhet t’i injorojmë. Duhet të monitorojmë zgjedhjet, pasi në të kaluarën ka pasur lista të manipuluara dhe abuzim me pushtetin. Për një vend kandidat, kjo nuk është mënyra e duhur për të zhvilluar zgjedhje. Korrupsioni është i përhapur në nivelet më të larta, siç tregohet edhe në raportet e viteve 2023 dhe 2024. Nuk është luftuar siç duhet në nivel politik, për shkak të institucioneve të dobëta dhe mekanizmave të papërshtatshëm. BE-ja duhet të nxisë qeverinë që të respektojë parimet bazë të shtetit të së drejtës.

 

Andrey Andreev Kovache: Ne nuk jemi këtu për të bërë propagandë partish, por jemi këtu që ti përmbahemi principeve. Shqipëria është një vend i rëndësishëm kandidat për ne dhe do të donim që të kishte shumë sukses në rrugën europiane dhe vlen të theksohet se edhe opozita është në të njëjtën anë të integrimit në Europë. Duke parë raportin e zgjedhjeve lokale të vitit 2023, dua të them se ka disa problematik, siç është blerja e votave, veçanërisht në komunitete vulnerable në Shqipëri. Manipulimi i listës së votave dhe përdorimi i burimeve shtetërore në fushatë, do të doja të dija dhe të dëgjoja nëse në tani në këto zgjedhje të ardhshme, a do të ketë transparencë dhe ndershmëri në procesin elektoral të 11 majit.

 

pe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj