LIVE UPDATES
Politike

"Përfitojnë oligarkët"/ Seanca për ndërtimet pa leje, debate mes Bardhit dhe kryetares: S'po më lini të flas, unë s'po ju fyej!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Bardhit që të përmbahej dhe të respektonte kodin e etikës, ndërsa deputeti tha se kishte përdorur vetëm fjalën ‘Oligark’, e se nuk kishte fyer.

2 Maj 2023, 11:19 Nga A.B
"Përfitojnë oligarkët"/ Seanca për ndërtimet
Gazment Bardhi

TIRANË-Seanca e sotme në Kushtetuese për ndërtimet pa leje është shoqëruar me debate. Gjatë fjalës së tij deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, theksoi se nga ky vendim përfitojnë një grup i caktuar oligarkët.

Gjatë seancës, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i kërkoi Bardhit që të përmbahej dhe të respektonte kodin e etikës, ndërsa deputeti tha se kishte përdorur vetëm fjalën ‘Oligark’, e se nuk kishte fyer.

DEBATE në Kushtetuese:

Bardhi: Ne nuk jemi kundër parave që i shkojnë buxhetit të shtetit. Konstatimi është i pasaktë. Nuk ka kundërshti nga ana jonë për konfiskimin. Kundërshtimi ynë është që kur ligji urdhëron konfiskimin, do të thotë që kjo pasuri kalon në pronësi të buxhetit të shtetit. Dhe shteti për të sjellë më shumë para në buxhetin e shtetit këtë pasuri në pronësi të tij, e nxjerr në ankand dhe jep më shumë para për buxhetin e shtetit. Ne jemi që buxheti i shtetit të marrë më shumë para. Nuk jemi kundër parave që vijnë në buxhetin e shtetit. Ky ka qenë konstatimi që kemi bërë në kërkesë. Nuk e di ku është lexuar apo si është lexuar. Qëllimi jonë ka qenë që një pasuri të konfiskohet dhe të nxirret në ankand. Jemi pro shtimit të parave në buxhetin e shtetit.

Kokona: Duke marrë shkas nga përgjigja juaj dhe nga mënyra se si disponoj këtë shkresë. ka një mospërputhje mes faktit që kjo VKM i referohet një grupi specifik apo një grupi më të gjerë. Zoti Bardhi po i referohet fakti se kjo VKM ka si subjekte për zbatueshmëri të saj një grup të caktuar subjektesh. I referoheni një grupi të caktuar apo jo?

Bardhi: Nuk ka asnjë qëllim, përfitues të këtij VKM janë një grup oligarkësh që përfitojnë nga konfiskim i këtyre pasurive.

Holta Zaçaj: Ju tërheq vëmendje. Kur të dilni nga kjo sallë, keni të drejtën tuaj të flisni dhe të jepni mendimin tuaj. këtu respektoni etikën e gjykatës. Por anatemimet dhe epitetet….atë e dini ju. Ne jemi këtu me sy dhe veshë që të merreni me thelbin e problemit. Kur të drejtoheni me njëri-tjetrin, mos të flasim me elementë që i përkasin politikës.

Bardhi: Unë nuk përdora fjalë jo fyese. Besoj se kolegia nuk u fye nga fjala ime. Nuk e di pse u shqetësuat ju. Është term që përdora. Kolegia më pyeti se kush përfiton. I thashë; oligarkia. S’ka term fyes këtu. Ju drejtova me shumë respekt.

Holta Zaçaj: Po mundohemi të sqarohemi!

Bardhi: Nuk kam mbaruar. S’po lejohem që të flas. Kam dëshirë, vullnet dhe të drejtë ligjore që të jap përgjigjet e mia. S’po përdor asnjë fyerje, kam të drejtën time për të dhënë përgjigje. përgjigja ime ishte; Po nga kjo VKM përfiton një kategori oligarkësh.

Elira Kokona: Pyetja ime është, në cilën pjesë të VKM-së përjashtohet ankandi?

Marash Logu: I jep subjektit zhvillues që i është konfiskuar ndërtimi të drejtën e parablerjes që shpreh dëshirën për të vlerë objektin. Nëse shfrytëzohet e drejta e parablerjes, ndiqet procedura e zakonshme.

Gazment Bardhi: Ky vendim është miratuar pas një denoncim nga mua për një ndërtues që kishte ndërtuar 5 kate pa leje në qendër. Menjëherë për t’i dhënë zgjidhje. Edhe pasi dështoi kjo procedurë doli një VKM tjetër. Ky është konteksti mbi të cilën është miratuar kjo VKM.

Deputetët e Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin e VKM-së për rregullat dhe procedurat për konfiskim për interes publik të objekteve të ndërtuara për qëllime përfitimi. PD e konsideron këtë gjë si mbrojtje të oligarkëve që shmangin kështu dënimin apo ndëshkimin për ndërtime pa leje. Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe në këtë mënyrë u legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit. Në të kundërt ndërtimet do të sekuestrohen./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj