LIVE UPDATES
Politike

Sekuestrimi i sendeve nga Prokuroria, Ilir Beqaj: Kurthe procedurale! Vendimi i kontrollit qenka de facto edhe vendim sekuestrimi

Përmes një reagimi publik në rrjete sociale, të publikuar nga përfaqësuesi i tij ligjor Ermal Yzeiraj, Beqaj thekson se sekuestrimet për kërkimin e provës në përgjithësi ndodhin gjatë zbatimit të një vendimi kontrolli personi, banese apo vendi.

13 Prill 2026, 10:45 Nga E. D
Sekuestrimi i sendeve nga Prokuroria,  Ilir Beqaj: Kurthe procedurale! Vendimi i
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri Ilir Beqaj, ka deklaruar se mënyra e sekuestrimit të sendeve personale nga drejtësia gjatë hetimit, është një kurth procedural. Përmes një reagimi publik në rrjete sociale, të publikuar nga përfaqësuesi i tij ligjor Ermal Yzeiraj, Beqaj thekson se sekuestrimet për kërkimin e provës në përgjithësi ndodhin gjatë zbatimit të një vendimi kontrolli personi, banese apo vendi.

Më tej, Beqaj shprehet se, sipas procedures penale vendimi për lejimin e kontrollit nuk mund të ankimohet nga personi ndaj të cilit ushtrohet kontrolli, ndërkohë shton se kështu prokurorët sekuestrojnë sende me një vendim të paankimueshëm siç është vendimi i kontrollit.

Reagimi i plotë:

Në procedurën penale, Kontrollet (nenet 202-207) dhe Sekuestrimet (nenet 208 – 220) janë mjete për kërkmin e Provës. Por nuk janë e njëjta gjë. Edhe në tekstin e KPrP janë në seksione të ndryshme.

KPrP ka këto nene për kontrollet dhe sekuestrimet:

– Neni 202/a ( Vendimi për lejimin e kontrollit)

– Neni 207 (Sekuestrimi gjatë kontrollit)

– Neni 208 (objekti i sekuestrimit)

– Neni 212 (Kundërshtimi i vendimit të sekuestrimit)

Sekuestrimet për kërkimin e provës në përgjthësi ndodhin gjatë zbatimit të një vendimi kontrolli personi, banese apo vendi. Sipas procedures penale vendimi për lejimin e kontrollit nuk mund të ankimohet nga personi ndaj të cilit ushtrohet kontrolli.

Por edhe pse sekuestrimet rregullohen si seksion me vehte në KPrP, me ndyshimet e KPrP në mars 2017, sekuestrimi është përfshirë edhe tek neni i kontrollit. Dmth KPrP flet për sekuestrimin edhe para se të jetë seksioni përkatës në KPrP. Kjo nuk ka as llogjikë dhe nuk është as teknikë legjislative korrekte.

Duke shfrytëzuar sekuestrimin gjatë kontrollit, prokurorët nuk kanë me nevojë të përdorin nenin 208.

Duke mos u përdorur nenin 208, bëhet praktikisht i pashfrytzueshëm neni 212. Nenet 208 dhe 2012 janë të dy pjesë e seksionit “sekuestrimet”. Neni 212 është garancia procedurale që të ankimosh vendimin e marrë sipas nenit 208. Sekuestrimet e bëra sipas nenit 208 janë të ankimueshme sipas nenit 212.

Po sekuestrimet sipas 207?

Pika 1 e nenit 207 thotë: “Sendet e gjetura gjatë kontrollit sekuestrohen, me kusht që të jenë të përcaktuara në vendimin për lejimin e kontrollit.”. Dmth vendimi i kontrollit qenka de facto edhe vendim sekuestrimi. Po athere për çfarë u dashka neni 208?

Çfarë është ky? Kurth i pastër procedural ndaj qytetarëve. Prokurorët sekuestrojnë sende me një vendim të paankimueshëm siç është vendimi i kontrollit.

Le të vijmë tek veprimet konkrete gjatë zbatimit të një vendimi kontrolli.

Gjate te njëjtit kontroll, hetuesit kryejnë dy veprime:

Kontrollojnë vendin (banesën, etj) dhe mbajnë një proces – verbal bazuar në nenet 202-207 të KPrP.
Sekuestrojnë sende dhe mbajnë një proces verbal bazuar në nenet 300 dhe 301 të KPrP.
Dmth, hetuesit nuk rezulton të kenë kryer sekuestrim në bazë të nenit 207, pika 1. Edhe neni 208 i KPrP nuk referohet fare në aktet e mbajtura nga hetuesit.

Në këto kushte, neni 212 nuk ka sesi të aktivizohet. Për rrjedhojë personi të cilit i janë sekuestruar sendet nuk mund të ushtrojë të drejtën e ankimimit ndaj sekuestrimit.

Sekuestrimi i bazuar në nenin 301 të KPrP ndodh kur sekuestrimi është bërë në bazë zë nenit 207, pika 2 ose 3. Pilat 2 dhe 3 rregullojnë sekuestrimin përtej përcaktimeve të kufijve të urdhërit të sekuestrimit. Zbatimi i nenit 301 duhet  të trigerojë një vendim vleftësimi sekuestroje. Në procedimin penal 190/2023 organi i akuzës ka arsyetuar  para gjykatës se nuk ka nevoje për vleftësim sekuestroje, sepse ka nje vendim gjykate që ka autorizuar sekuestrimin e sendeve. Dhe ky është vendimi i kontrollit që është i paankimueshëm. Procedimi penal 190/2023 nuk është rast i izoluar ku sendet sekuestrohen me këtë procedure te paligjshme.

Ligji procedural të njeh të drejtën e ankimimit të sekuestros se sendit, por organet ligjzbatuese nuk të japin një akt konkret duke të privuar praktikisht të drejtln e ankimimit. Mungon akti që të mund të kundërshtosh.

Deri kur duhet të lejohet kjo padrejtësi. Edhe konventore, edhe kushtetuese.

Kurthet procedurale që shpjegova më sipër i ka miratuar ligjvënësi me ndryshimet e KPrP në mars 2017.

VKM nr. 606, datë 20.10.2021

PËR PËRCAKTIMIN E FUSHËS SË PËRGJEGJËSISË SHTETËRORE TË MINISTRISË SË DREJTËSISË, në pikën 2 përcakton: “Ministria e Drejtësisë është organi përgjegjës për zbatimin e politikës së drejtësisë, në kërkim të respektimit të Kushtetutës, të ligjeve, realizimit dhe mbrojtjes së dinjitetit, të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore dhe kontribuon në parandalimin e shkeljeve të ligjit, në përputhje dhe në funksion të kërkesave të zhvillimit demokratik e të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë.” Ministria e Drejtësisë duhet të marrë sa më parë nismën për harmonizimin e Kontrollit dhe Sekuestrimit në Kreun PROVA të KPrP.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të korrigjojë gabimet e përfshira në KPrP në mars 2017.

Askush nuk duhet të kompleksohet nga Komisioni Europian i cili mund të deklarojë se reforma në drejtësi nuk preket.

GjL e ka trajtuar këtë çështje. Në jurisprudencën e GJL flitet për Urdhër Sekuestrimi. Unë besoj një procesverbal nuk ka se si të jetë as vendim dhe as urdhër sekuestrimi. Prandaj GJK dhe/ose GJL bazuar në kërkesa konkrete para tyre, duhet të rregullojnë procedurat e sekuestrimit në përgjithësi duke i garantuar kujtdo të drejtat që i njeh KEDNJ dhe Kushtetuta.

Gjykata Kushtetuese duhet të vlerësojë edhe kushtetueshmërinë e pikës 1 të nenit 207 të K.Pr.P. Kjo dispozitë lejon që sendet e përcaktuara në vendimin e lejimit të kontrollit të sekuestrohen gjatë kontrollit, ndërkohë që vetë vendimi që lejon kontrollin, sipas leximit aktual të gjykatave, nuk ankimohet drejtpërdrejt. Kjo ngre një çështje kushtetuese: a është në pajtim me të drejtën e ankimit dhe me kërkesën për mjet juridik efektiv që sekuestrimi i një sendi të mbështetet praktikisht në një akt gjyqësor i cili është i paankimueshëm?/Dosja.al

ilir beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj