All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Shabani: Më 11 maj disa politikanë do të ikin me votë, ndërsa disa të tjerë me pranga

Ai tha se që nga rënia e demokracisë Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse sipas tij Shqipëria është në këtë gjendje dhe që vijojnë të pasurohen në kurriz të kombit.

29 Mars 2025, 19:25 Nga r.ll
Shabani: Më 11 maj disa politikanë do të ikin me votë,
endri shabani
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kryetari i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani ka folur ditën e sotme në lidhje me situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit dhe fushatën elektorale. Shabani shpreh se më 11 maj disa nga “të vjetrit” do të largohen nga politika me anë të votës dhe disa të tjerë do të ikin “me pranga”.

“Çdo zgjedhje ka emocionin e fushatës, por unë e shoh nga këndvështrimi historik. Unë kam parë të njëjtën klimë ka qenë në vitet ‘90 kur po mbaronte cikli i regjimit dhe po fillonte një cikël i ri. Në ato kohë kam qenë 5 vjeç, por mbaja mend se çfarë më kanë thënë prindërit e mi. Në këtë moment po ndodhin ndryshime, po ndodh një tranzicion, një rotacion brezash politik i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite të cilët duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri. Por disa do të ikin me pranga, disa me vota në datën 11 maj. Pra po mbaron një cikël politik dhe po fillon një tjetër dhe kjo gjë sjell emocione tek njerëzit që duan të vazhdojnë të jetojnë këtu”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24. 

Shabani ka vënë theksin në problematikat sociale që ka krijuar largimi i të rinjve nga vendi. Ai tha se që nga rënia e demokracisë Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse sipas tij Shqipëria është në këtë gjendje dhe që vijojnë të pasurohen në kurriz të kombit.

“Ne jemi regjistruar për herë të parë si parti politike në janar të vitit 2021, dhe morëm pjesë në zgjedhje pas 4 muajsh. Unë shikoj që ka një ndryshim edhe ne si “Nisma Thurje”, por edhe Shqipëria. Shqipëria sot nuk është ajo e vitit 2021, dhe në 4 vite ka ndodhur shumë gjëra. Tani prevalon nevoja ekstreme për ndryshim dhe kudo që unë shkoj dhe flas me njerëzit janë dy gjëra që mblidhen në dy elemente: e para është nevoja urgjente për ndryshim dhe e dyta fakti që shumica e të rinjve nuk e shikojnë të ardhmen e tyre këtu dhe të jetojnë vetëm pa prindërit të cilët shumicës prej tyre nuk kanë asnjë person që të kujdesen për ta.

Rreth 600,000 mijë pensionistët i shikojnë fëmijët e tyre nëpërmjet ekranit të laptopit sepse nuk i kanë ato pranë dhe ky është një shqetësim i vazhdueshëm kudo në lagje, taksi etj dhe ne duam të adresojmë këtë gjë, dhe të rinjtë që do të futen në Parlament të mund të japin një model të rinjve të tjerë që Shqipëria mund të bëhet dhe t’i japim edhe një shans e mos ta gjejmë zgjedhjen vetëm duke ikur. Dhe e dyta, edhe ato që janë larguar të kenë mundësi të kthehen pranë prindërve të tyre.
Unë shikoj njerëz që duan shpresë, shikoj të rinjtë që nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, por janë të detyruar. Shikoj prindërit që duan që fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi dhe të jenë pranë tyre dhe ato e kuptojnë arsyen se pse kjo gjë ndodh.

Gjatë 34-35 viteve Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse Shqipëria është në këtë gjendje, dhe ne jemi këtu për të parë luksin e tyre dhe që ata vazhdojnë edhe pasurohen me vilat e tyre në kurriz të fatit të këtij kombi dhe kjo është nevoja për ndryshim. Ne kemi një program, një manifest politik dhe 6 paketa të cilat duam që t’i dërgojmë në parlament por kjo gjë është dytësore, e rëndësishme që njerëzit të votojnë për ne në mënyrë që të hakmerren ndaj kësaj klase politike”, tha Shabani.

endri shabani zgjedhjet e 11 majit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj