24 Janar 2023, 23:17
Nga F.M
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka komentuar dosjen e ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal. I ftuar në "Euronews", Shehaj tregoi se Rama donte ta vendoste ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal në krye të strategjisë Antikorrupsion.
“Këtë zotërinë donin ta vendosnin në krye të strategjisë antikorrupsion, kjo është çmenduri. Pasi i kanë dhënë lekë, donin ta vinin edhe në krye të strategjisë antikorrupsion. Imagjinoni çfarë është bërë në këtë vend me zyrtarët që kanë ardhur. Kur Rama ka arritur deri këtu, mund të ketë bërë gjithçka dhe është në gjendje të bëjë gjithçka”, tha Shehaj.
Dosja.al ka siguruar dosjen e plotë lidhur me prangosjen e Charles McGonigal, ish-agjentit të FBI-së që është nën akuzë për korrupsion. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me Ramën. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Vetë Rama thotë se akuzat e ngritura ndaj McGonigal nuk kanë lidhje me të.
agron shehaj edi rama charles mcgonigal arrestohet charles mcgonigal
Politike
24 Janar 2023, 23:01
F.M
Mark Thomas Rossini, Sali Berisha dhe Vladimir Putin
TIRANË- Mark Thomas Rossini është ortaku tjetër i ish-agjentit të FBI-së...
Politike
24 Janar 2023, 22:42
F.M
Artan Lame
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka tërhequr vëmendjen të gjithë drejtorë...
Politike
24 Janar 2023, 22:12
a.l
Flutura Açka
TIRANË- Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reagur lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-s&eum...
Politike
24 Janar 2023, 21:08
a.l
McGonigal dhe Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama regaoi sot pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles Mc...
Politike
24 Janar 2023, 20:49
a.l
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, ku u z...
Politike
24 Janar 2023, 20:57
F.M
Edi Rama dhe Agron Nezaj
TIRANË- Dosja.al ka siguruar foton ku kryeministri Edi Rama shihet të ketë pozuar krah Agron Nezajt, njeriut që...
Politike
24 Janar 2023, 20:54
k.m.
Flutura Açka dhe Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa arsyen përse e quajti kolegen e saj demokrate, Flutura ...
Politike
24 Janar 2023, 20:13
k.m.
Edi Rama dhe Genc Sejko
TIRANË- Liri e fjalës, por me limit! Këtë mësim duhet ta ketë marrë aktivisti Genc Sejko, i cili...
Politike
24 Janar 2023, 20:13
F.M
Charles McGonigal
TIRANË- Pas betimit të presidentit Donald Trump, Nicolas Muzin, njohur shkurt si Nick Muzin, veteran i Partisë Republikan...
Politike
24 Janar 2023, 20:09
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Pas darkës që zhvilloi para disa javësh me drejtuesit e Policisë së Shtetit nëpër qarqe, duket se...