LIVE UPDATES
Politike

Shifrat e Ramës për fluturimet/ A është përfshirë edhe shpenzimi i drejtorisë qeveritare? Ja si qëndron e vërteta

Ku qëndron e vërteta mes akuzave të PD-së dhe kundërakuzave të Edi Ramës, për shpenzimet e kryeministrit për udhëtimet me aeroplan ‘charter’ jashtë vendit.

28 Tetor 2022, 14:38 Nga F.M
Shifrat e Ramës për fluturimet/ A është përfshirë
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ‘shifrat’ e tij ku bëhet fjalë për udhëtimet me ‘charter’ jashtë Shqipërisë. Që nga pasditja e kaluar, ai përplaset me Opozitën pasi hakerat iranianë i nxorrën zbuluar 274 fluturimet e tij me ‘charter’. Kryedemokrati Sali Berisha e akuzon se ka shpenxuar 19 milionë euro në këto udhëtime, dërsa vetë Rama thotë se shpenzimet i ka të gjithë të deklaruara dhe se miliona eurot e përmendura nga PD-ja janë shpifje. Por, në ‘shifrat’ e Ramës, a është përfshirë edhe shpenzimi i drejtorisë qeveritare? Dosja.al ju risjell një shkrim të Reporter.al që sqaron më saktë skandalin e udhëtimeve të kryeministrit. Shkrimi është publikuar në muajin shkurt të këtij viti, kur Rama udhëtoi me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’. Kjo nxiti reagime.

Shkrimi i plotë:

Edi Rama dhe deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri janë përfshirë në një seri akuzazh dhe kundërakuzash gjatë ditëve të fundit, në lidhje me shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit jashtë vendit. Të premten në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së, Pampuri e akuzoi Ramën se kishte udhëtuar me një aeroplan ‘charter’ drejt Bavarisë dhe ishte akomoduar në një resort luksoz, për të dhënë një intervistë në revistën ‘Manager’.

“Edi Rama sillet si sheik me paratë e shqiptarëve,” theksoi Pampuri, ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar.

Kryeministri i kundërshtoi akuzat e Pampurit me një video në Facebook, duke deklaruar se kishte udhëtuar drejt Gjermanisë me linjën ajërore ‘Lufthansa’, së bashku me gruan dhe djalin tij të vogël Zaho dhe bileta e klasit ekonomik kishte kushtuar 345 euro.

Rama gjithashtu adresoi në mesazhin video akuzat e PD-së për udhëtimet e tij jashtë vendit, duke deklaruar se ‘mesatarja vjetore për udhëtimet e mija zytare, të cilat paguhen nga fondi i kryeministrisë është më e ulët se sa mesatarja vjetore e paraardhësve të mijë.”

Sipas Ramës, kjo kosto e ulët vjen si pasjojë e faktit se ndryshe nga paraardhësit ai nuk ka udhëtuar në klas biznesi, përveç rasteve shumë të veçanta.

“Ndërkohë qysh prej vitit 2020, kur morëm presidencën e OSBE-së u bë një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’. Shpenzimi për vitin 2020 dhe 2021, ka qenë nën mesataren e viteve të mëparshme,” deklaroi Rama.

Kryeministri gjithashtu kundërshtoi akuzën e PD-së se vetëm me karburantin e një udhëtimi ai kishte shpenzuar 120 mijë euro, duke theksuar se sasia më e madhe e shpenzimeve që kishte bërë për udhëtime zyrtare ishte 4,6 milionë lekë dhe i përkiste vitit 2014.

Të martën deputetja Pampuri i ka përsëritur akuzat ndaj Ramës për shpenzimet e udhëtimit dhe kryeministri i është kundërpërgjigjur duke cituar një shprehje të filozofit, Soren Kierkegaard.

Sipas Ramës çdo qytetar ‘demokrat’ gjendet mes ‘dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.’

Po çfarë tregojnë faktet për deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe për pretendimin e tij se ai shpenzon më pak se paraadhësit për udhëtim ajërore. Le t’i marrim ato me rrallë.

Rama deklaron se ai harxhon mesatarisht më pak për shpenzime udhëtimi nga ‘fondet e kryeministrisë’ së parardhësit e tij.

Të paktën që prej vitit 2020, shpenzimet për udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit mbulohen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, e cila ka lidhur një marrëveshje me kompaninë ‘Air Albania’ për të marrë me qira një aeroplan ‘Airbus A319-100’. Aeroplani i konfigurimit ‘Vip’ mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë.

Edhe në qoftëse shpenzimet nga ‘fondi i kryeministrisë’ janë mesatarisht më të vogla se ato të paraardhësve, kjo nuk do të thotë se shpenzimet e kryeminsitrit për udhëtimet jashtë vendit në tërësinë e tyre janë të vogla.

Përkundrazi, përdorimi i aeroplanit ‘charter’ të kontraktuar nga ‘Air Albania’, sugjeron se ato janë më të mëdha se çfarë i kanë lejuar vetes paraardhësit e tij. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ka refuzuar në mënyrë të përsëritur të bëjë transparencë mbi shumën e shpenzuar për të organizuar udhëtimet e kryeministrit dhe pagesat ndaj ‘Air Albania’, duke pretenduar se këto janë të dhëna ‘konfidenciale.’

Megjithatë, kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë. Është e paqartë sa orë fluturime ka akumuluar Edi Rama gjatë dy viteve të fundit.

Kryeministri pretedon se shpenzimet e udhëtimit gjatë viteve 2020-2021, kohë kur udhëtimet jashtë vendit janë realizuar me aeroplanin ‘charter’ të Air Albania – të cilit i është vënë emri ‘Ismaili’, kanë qenë më të ulëta se mesatarja e viteve të mëparshme.

Ky pohim na jep një ide krahasuese mbi shpenzimet me aeroplanin ‘charter’. Qëndron fakti se vitet 2020 dhe 2021, kanë qenë vite pandemie dhe është e paqartë nëse numri i udhëtimeve jashtë vendit ka qenë më i ulët ose i ngjashëm me vitet e mëparshme.

Kryeministri ka deklaruar gjithashtu se shpenzimet e tij më të larta për udhëtime jashtë vendit janë realizuar në vitin 2014 dhe kapin vlerën 4.6 milionë lekë. Ky pohim bie ndesh me të dhënat e databazës së pagesave të Thesarit, sipas të cilave në vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 21.8 milionë lekë për kategorinë e shpenzimeve ‘udhëtime jashtë vendit’.

Në vitin 2015, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 4 milionë lekë, në vitin 2016 ka shpenzuar 27.3 milionë lekë, në vitin 2017 janë shpenzuar 22.7 milionë lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 27.8 milionë lekë dhe në vitin 2019 janë shpenzuar 32.5 milionë lekë.

Megjithë marrëveshjen me Air Albania, kostot e sëcilës i mbulon Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, gjatë vitit 2020, Këshilli i Ministrave ka shpenzuar 13.4 milionë lekë për udhëtime jashtë vendit dhe 14.6 milionë lekë në vitin 2021.

Edhe pse mesatarja e shpenzimeve të Aparatit të Këshillit të Ministrave për dy vitet e fundit është më e ulët se në vitet paraardhesë, ajo nuk përfshin shpenzimet e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për udhëtimet ‘charter’ me Ismailin.

edi rama fluturimet e rames me charter

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj