Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Blushi gjithashtu theksoi se ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi u shpreh se vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Blushi gjithashtu theksoi se ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.
Reagimi i Plotë:
Vota e këshilltarëve të PS për shkarkimin e Erion Veliajt është po ashtu një votë për (vet)shkarkimin e tyre. Ata kanë mbështetur me votë dhe legjitimuar çdo aferë korruptive, çdo akt kriminal dhe çdo shkatërrim të qëllimshëm të Tiranës.
Të njëjtët që u ngritën në protesta me thirrjet “Lali Eri, o flori, po të presim në Bashki”, sot e përcollën nga Bashkia si kufomë politike. Pa votat e tyre korrupsioni dhe krimet e Erion Veliaj do të ishin thuajse akte në tentativë.
Depersonalizimi i tyre është dëshmi e papërgjegjshmërisë në raport me interesin publik dhe taksat, i verbërisë politike dhe mungesës së shtyllës kurrizore dhe integritetit.
Nuk po flas për ata/o amfibë/e të neveritshëm që, me votat e opozitës, u infiltruan në atë Këshill dhe sot fshihnin kokën si strucat pas fundshpinës së këshilltarëve të PS, duke u vetvulosur në ballë me damkën e pështirë të shëmbëlltyrës së degraduar politike.
Ky shkarkim i Erion Veliaj është jo vetëm i domosdoshëm, por edhe shumë i vonuar. Ai duhet të shënojë fillimin e një procesi të thellë drejt llogaridhënies dhe rikthimit të Bashkisë te qytetarët.
Drejtësi për Tiranën!
Drejtësi për inceneratorin!
Drejtësi për Nënë Lizën!
Drejtësi për Ardit Gjoklajn!
Beteja për çlirimin e Tiranës vazhdon!
Belinda Balluku TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me studion ...
pamje nga mbledhja TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës, votoi sot për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë s&...
Erion Veliaj TIRANË- Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot pro shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut....
Endrit Brahimllari TIRANË- Këshilltari i PS, Endrit Brahimllari gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashki...
Ilir Alimehmeti TIRANË – Ilir Alimehmeti deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se vjedhjet e Veliaj...
Albi Jahelezi TIRANË – Albi Jahelezi deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të votoj&eum...
Jonathan Pano TIRANË- Këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, gjatë fjalës së tij në M...
Dorian Teliti TIRANË – Dorian Teliti tha gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të votonte pro shk...
Endri Shabani TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se shkark...
Genc Gjokutaj TIRANË – Avokati Genc Gjokutaj deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës se socialist&eum...