Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas tij, për sa kohë është një treg sensitiv, duhet monitorim dhe hetim
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë është raportuar puna vjetore e Autoritetit të Konkurrencës. Deputeti i PS-së Erion Braçe tha në Komisionin e Ekonomisë se nuk ka konkurrencë për naftën, kur ka vetëm një shitës e një blerës. Po kështu ai kërkoi që të ketë hetime për këtë çështje si dhe për tregun e shërbimeve spitalore private. Sipas tij, për sa kohë është një treg sensitiv, duhet monitorim dhe hetim.
“E dini që tani ka një broker që blen naftën në bursë dhe e sjell në Shqipëri? Lihet në depozita pa çmim dhe çmimi del ditën kur del malli. A e kuptoni se s’ka konkurrencë kur ka një shitës? Një blerës dhe një shitës. Si mund të ketë konkurrencë kur çmimi është ai që sjell brokeri, dhe kjo s’ju ka rënë në sy fare? Hetoni e hetoni dhe këtë skemë nuk e cënon askush? A e kuptoni që kemi konkurrencë nga depozitë deri te pompa. Konkurrenca është kufizuar me 20% të tregut. E rëndësishme është ndjekja e tregjeve dhe atyre që blejnë.
Të fitosh aq shumë para e të vendosësh atë gjobën te tregu i drithit, nuk është e rëndë. E fundit, sugjerimi që kam është për një treg të rritur jashtë mase, tregu i shërbimeve spitalore private. Është përqendruar përtej çdo limiti.
Aq sa konkurrenca atje nuk ekziston më. Do ishte shumë e rëndësishme sa kohë që ka të bëjë me shëndetin, edhe ata që paguajnë atje hallexhinj janë. Njoh unë plot që i drejtohen privatit, dhe pse janë thjesht bujq. Sa kohë që është treg kaq sensitiv, meriton monitorim dhe hetim. Shkoni e shihni faturat nga Covid-i, e do vini duart në kokë”, tha Braçe.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do të futet në një fazë tjetër, atë të mbledh...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se është bërë përpjekje antikushtetuese nga mafia...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, foli në Komisionin e Ekonomisë për Autoritetin e Konkurrenc&eum...
Sali Berisha TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme me kryetarët e degëve, kandidatët e opozitës në zgjedhjet lokale si d...
Mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme 61 kandidatët e 'Bashkë Fitojmë' në ...
Ina Zhupa TIRANE- Deputetja e PD-së Ina Zhupa, në një deklaratë për mediat foli në lidhje me një projektvendim të K...
Jorida Tabaku TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë, deputetja e PD-së Jorida Tabaku ngriti një sërë çështjesh ...
Denar Biba TIRANË- Kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, raportoi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë, ku k...
Autoriteti i Konkurrencës TIRANË-Autoriteti i Konkurrencës ka bërë bilancin e vitit 2022, ku thuhet se janë marrë 9...
Albana Vokshi TIRANE- Deputetja e PD-së Albana Vokshi, në një deklaratë nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kallëzuar kryeb...