LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria në diktaturë"/ Berisha: Çmimet e larta dhe pagat e ulëta kanë detyruar shqiptarët të braktisin vendin

Berisha u shpreh se dhjetëra të rinjve u është vrarë ëndrra universitare, pasi sipas tij tarifat e universiteteve janë të tretat më të larta në Europë, ndërsa të ardhurat e familjeve shqiptare janë më të ulëtat në Europë.

11 Maj 2024, 20:18 Nga B.Z
"Shqipëria në diktaturë"/ Berisha: Çmimet e
sALI bERISHA

TIRANË - Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Shqipëria është një komb sipas tij në diktaturën e qeverisë së krimit, vjedhjes e drogës. Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, Berisha u shpreh se shqiptarët nënvlerësohen në vendin e tyre dhe detyrohen të braktisin vendlindjen dhe të emigrojnë.

Më tej Berisha u shpreh se dhjetëra të rinjve u është vrarë ëndrra universitare, pasi sipas tij tarifat e universiteteve janë të tretat më të larta në Europë, ndërsa të ardhurat e familjeve shqiptare janë më të ulëtat në Europë. Ai shton se Tirana është bërë qytet i ndaluar për rininë shqiptare nisur nga çmimet e larta të banesave dhe apartamenteve, kosto që sipas tij nuk i plotësojnë dot.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirënjohjen më të pakufishme qëndrestare dhe qëndrestarë të vlerave të lirisë, dinjitetit dhe shpresës. Përshëndetjen më të përzemërt oratorëve fjalëzjarrtë që nga kjo platformë u përcjellin shqiptarëve në të katër anët e dheut të vërtetën e tyre të hidhur. Të vërtetën që përjetojnë ata dhe kombi nën diktaturën, tiraninë e krimit, vjedhjes, drogës dhe mashtrimeve. Miqtë e mi, sot i riu dhe e reja shqiptare janë për fatin më të keq të kombit tonë, njerëzit më të përçmuar, më të nënvlerësuar.

Janë njerëz pa fat në vendin e tyre dhe ata për shkak të një shpresëvrasësi që me politikat që ndjek ndaj tyre, politika kryekëput armiqësore, i detyron të emigrojnë, të largohen nga vendi njëlloj siç largohen bashkëmoshatarët e tyre nga Siria, që përjeton luftën civile. Miqtë e mi, për një të ri është e pamundur në qoftë se prindërit e tij janë të varfër, dhe sot në shumicë të tillë janë, të ndjekë universitetin sepse së pari si një satër mbi të ardhmen e tij e pret mesatarja që Edi Rama në një akt armiqësor e rrit për t’i përjashtuar nga universitetet. Për t’u vrarë ëndrrën e tyre universitare. Të tjerët i pret tarifa e tretë më e lartë në Europë, paçka se prindërit e tyre kanë të ardhurat më të ulëta në Europë.

Të tjerët i pret papunësia dhe çdo njëri prej tyre që ëndërron të ngrejë folën e jetës së tij në Tiranë, e ka të pamundur. Tirana është sot qyteti i ndaluar për rininë shqiptare me çmimet stratosferike të banesave, më të shtrenjta se në Bruksel, se në Holandë dhe se në shumicën e vendeve të BE, ato nuk mund të blihen nga të rinjtë shqiptarë. Ndaj dhe ata, pothuajse njëlloj si të rinjtë sirianë, largohen nga vendi i tyre me mijëra e mijëra, dhjetëra mijëra në vit. Vetëm këto 10 vite, mbi 520 mijë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Shqipëria renditet e dyta për largimin e adoleshentëve, e të miturve që marrin rrugët e botës.

 

sali berisha shpopullim shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj