LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar"/ Qori shpjegon pse nuk u bashkua me protestën e PD-së: Po të çmendesha dhe të ndaj tribunën me Berishën, do të më konsideronin tradhtar

Qori shtoi më tej se nëse do bënte një veprim të tillë, të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve. Ai shtoi ndër të tjera se Shqipëri sot ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç'ka njerëz nëpër protesta. Qori theksoi se ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

22 Dhjetor 2025, 21:38 Nga E. D
"Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar"/ Qori
 Arlind Qori

TIRANË- Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori shpejgoi se pse partia që ai drejton nuk iu bashkua protestës së PD-së dhe aleatëve të saj sonte te kryeministria. Duke folur në një lidhje LIVE në emisionoin “Të Paekspozuarit” në MCN, ai tha se nëse do të ishte në krah të Berishës, do të shkelte mbi parimet e tij dhe të forcës së tij politike.

Qori shtoi më tej se nëse do bënte një veprim të tillë, të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve. Ai shtoi ndër të tjera se Shqipëri sot ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç'ka njerëz nëpër protesta. Qori theksoi se ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

“Unë nuk i dëgjoj fare me thënë të drejtat, thirrjet e faktorëve të vjetër politikë dhe të kompromentuar. Nuk bie dakord që po të ishim edhe ne sot me Sali Berishën, do të kishte më shumë njerëz në shesh. Se sikur unë të çmendesha edhe të ndaja të njëjtën tribunë apo të njëjtin shesh me Sali Berishën, mua nuk do më vinte asnjëri, as nga mbrapa, as në krahë.

Të gjithë mbështetësit e “Lëvizjes Bashkë” do të më konsideronin tradhtar të të gjitha parimeve që unë kam mbajtur deri tani në politikë, që është lufta e pakompromis ndaj çdo faktori të korruptuar e destruktiv të shoqërisë shqiptare kundër gjithë atyre që i shërbejnë oligarkisë ekonomike.

Tani sot Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, madje ka edhe më shumë arsye për të protestuar se ç'ka njerëz nëpër protesta. Ka korrupsion, ka kapje të shtetit, ka kriminalizim të gjithanshëm të institucioneve publike.

Ky rasti i fundit i AKSHI tregon diçka që është vërtetë çmëritëse, ku arrin puna deri në rrëmbim personi. Atë biznesmenin, po të mos e pranonte që të tërhiqej nga tenderi, atë të shkretin kushedi do e gjenim copa-copa ne sot, se rrëmbimi është për të të bindur të bësh diçka përndryshe, do të ekzekutojë në mënyrë krejt mafioze.

Pak më parë po dëgjoja një prokuror të antimafias italiane, Nikola Grateri, i famshëm, i cili kur fliste për mafian shqiptare thoshte që është e dyta në Evropë mbas Ndragetas. Sepse, thoshte Grateri, vjen nga një shtet ekstremisht i korruptuar, ku pastrohen paratë në përmasa të jashtëzakonshme. Shtet ekstremisht i korruptuar, pastrim shumë i madh parash. Sjell që mafia shqiptare sot të jetë shumë e fortë, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në Evropë.

Pjesë e kësaj mafias, pjesë e këtij sistemi të kompromentuar. Mafiozë, oligarkë, sigurisht, është qeveria në radhë të parë dhe Edi Rama si kryesues i saj. Siç iu thashë, Shqipëri ka shumë arsye për të protestuar, ka arsye për t'u marrë me efektet e korrupsionit. Pensionistët nuk blejnë dot një shishe kos, ndërkohë që ai zotëria Agasi harxhonte tre milionë euro vetëm verë nga paratë të cilat janë bërë brenda ditës përmes aferave korruptive dhe ku përgjegjës janë të gjitha hallkat e shtetit," tha Qori, ndër të tjera./Dosja.al

 arlind qori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj