LIVE UPDATES
Politike

"Shqipëria është toka e kokainës"/ Berisha: Kush e shtron sot problemin se ku është narkoshteti, është ushtar i Pojës

Lideri i opozitës theksoi se këtu policia, prokuroria, qeveria janë të zhytura në pluhur të bardhë. 

9 Qershor 2025, 13:26 Nga E. D
"Shqipëria është toka e kokainës"/ Berisha: Kush e
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët u shpreh se Shqipëria është toka e kokainës. Lideri i opozitës theksoi se këtu policia, prokuroria, qeveria janë të zhytura në pluhur të bardhë. 

"E vërteta është se fole para kohe. Këtu do jemi me ‘trenin bullgar’ para jush. Radhën tjetër apo një radhë pas kësaj, këtu do paraqes aktin kriminal të ‘trenit bullgar’ me të gjithë shëmtinë e tij. Për sa u përket fletëve, asgjë nuk qëndron nga ato që thotë KQZ. Të gjitha janë falsifikime. Fletët mungojnë dhe për këtë ka kaq shumë dokumente. Ku janë fletët? A e more vesh që u hapën 4 kuti në Vlorë? A e dini ju se u gjetën 450 e ca fletë tepër? U gjetën në 4 kuti. U gjet kutia e tërë. Ne do bëjmë autopsinë e kësaj farse me durim para qytetarëve, para jush dhe komunitetin ndërkombëtar.

Prandaj, keni parasysh një gjë se jemi në një kohë kur propaganda përdoret për të varrosur dhe mbuluar me mashtrime farsën që ka ndodhur. Pa sukses! A i dëgjon ti, ç’na doli ky me këtë narkoshtetin, thonë këto ditë? Po narkoshtetin, organet më të mëdha të botës me Financial Times, që është gazeta kryesore e Europës, me BILD, Spiegel, me televizionet më të mëdha, në të katër anët e kanë anonçuar, kurse këtu bëjnë .... e ke parë se ç’hipokritë janë? Prandaj kujdes me këta se këta nuk kanë nder. Se të shtrosh sot problemin se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës.

Kur e di që Poja kontrollon Durrësin dhe ka tre vite që nuk kapet një kilogram kokainë në Durrës. Dhe që kur erdhi mandat-arresti, Altin Troplini njoftoi Elvis Doçin dhe Troplinët ia mbathën. Pra, këta kanë një përpjekje të ethshme, por kësaj here po iu ngec në fyt. E vutë re daljen e fundit të Altin Troplinit me finlandezin? I shkau goja gënjeshtarit publik me damkë Alfred Shehu të thotë të vërtetën dhe ky i ndërhyn menjëherë sepse u rrëzoi variantin që kishte mashtruar me Troplinin. Keni konstatuar ju që nuk ka asnjë operacion në Shqipëri për kokainën po nuk erdhën prokurorët ndërkombëtarë?

Shqipëria është toka e kokainës. Këtu policia, prokuroria, qeveria janë të zhytura në pluhur të bardhë, me xhepa, me hundë, me të gjitha. Dhe duhet të vijnë nga Finlanda, Italia, Gjermania për të kapur trafikantët.
Se ndryshe këta që marrin rroga 7 mijë euro në muaj, po nuk u duken gjë, i kanë për kafe ato, nuk kapin një. Dhe më e keqja, pa diskutim, që ka policë të ndershëm, pa diskutim që ka prokurorë dhe gjykatës të ndershëm, por këta i dekurajojnë. Çfarë mund t’i thuash ti BKH-së kur shefi mban në xhep urdhër-arrestin gjersa ai është larguar. Dhe pastaj të akuzosh atë të BKH-së se ti e nxore, ti nuk e nxore. Këtë e kisha për ata që shtrojnë pyetjen se ku është ky narkoshteti se nuk e shohim kund," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj