LIVE UPDATES
Politike

"Shqiptarët në këmbë deri në largimin e Edi Ramës"/ Blushi: AKSHI konfirmoi pengmarrjen e shtetit nga mafia

Duke folu në konferencë për shtyp, Blushi theksoi se nuk bëhet më fjalë për korrupsion sporadik, por për një sistem të kriminalizuar, ku mafia dikton vendimet, grabit pasuritë publike dhe përdor institucionet e shtetit si vegla në shërbim të saj.

23 Dhjetor 2025, 15:42 Nga E. D
"Shqiptarët në këmbë deri në largimin e Edi
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi duke falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në protestën e djeshmem tha se populli është në këmbë sepse afera e AKSHI-t hoqi çdo maskë dhe konfirmoi të vërtetën tronditëse të marrjes peng dhe rrëmbimit të shtetit nga mafia. Duke folu në konferencë për shtyp, Blushi theksoi se nuk bëhet më fjalë për korrupsion sporadik, por për një sistem të kriminalizuar, ku mafia dikton vendimet, grabit pasuritë publike dhe përdor institucionet e shtetit si vegla në shërbim të saj.

Ai shtoi më tej se, shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar, i cili vepron i paprekshëm, i mbrojtur dhe i integruar në vetë strukturat e pushtetit. Blushi tha ndër të tjera se, askush që e do këtë vend nuk mund të pajtohet kurrë me grabitjen barabare të taksave dhe pasurive publike, as me shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore nga ky regjim mafioz që nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por vetëm interesat kriminale.

Deklarat e plotë e Blushit:

Falenderim të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme për mijëra qytetarë të lirë dhe plot dinjitet, nga Tirana dhe mbarë vendi, të cilët dje, me guxim dhe ndjenjë të lartë patriotike u ngritën në këmbë dhe iu bashkuan protestës kombëtare, që riktheu shpresën dhe besimin për shpëtimin e Shqipërisë, demokracisë dhe familjes shqiptare. Populli është në këmbë sepse afera e AKSHI-t hoqi çdo maskë dhe konfirmoi të vërtetën tronditëse të marrjes peng dhe rrëmbimit të shtetit nga mafia.

Çdo zyrë publike, çdo zyrë kadastre, çdo komisariat policie, çdo procedurë tenderimi dhe çdo hallkë e administratës funksionon nën urdhrat e bodrumeve të krimit. Nuk bëhet më fjalë për korrupsion sporadik, por për një sistem të kriminalizuar, ku mafia dikton vendimet, grabit pasuritë publike dhe përdor institucionet e shtetit si vegla në shërbim të saj. Ky rrjet kriminal ka vënë dorë mbi Thesarin e Shtetit, ka depërtuar në sistemet më të ndjeshme si TIMS-i dhe ka cenuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.

Shteti nuk qeveriset më nga ligji, por nga krimi i organizuar, i cili vepron i paprekshëm, i mbrojtur dhe i integruar në vetë strukturat e pushtetit. Ndaj edhe qëndresa e vendosur dhe e pandalshme përballë Narkoregjimit, deri në çlirimin e plotë të institucioneve dhe rikthimin e sovranitetit te qytetarët, është një mision historik për çdo shqiptar të lirë, të ndershëm dhe patriot. Askush që e do këtë vend nuk mund të pajtohet kurrë me grabitjen barabare të taksave dhe pasurive publike, as me shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore nga ky regjim mafioz që nuk përfaqëson vullnetin e popullit, por vetëm interesat kriminale.

Përballja pa kthim dhe me çdo çmim me Narkoshtetin, me përshkallëzim shumëplanësh të aksionit opozitar, është një betejë që nuk do të ndalet deri në fitoren e padiskutuar. Duke dënuar me forcën më të madhe ndalimin e disa qytetarëve, i bëjmë thirrje Narkopolicisë së Edi Ramës, të përfshirë direkt në trafikun qeveritar të drogës, bashkëpunimit të ngushtë me krimin dhe rrëmbimit mafioz të qytetarëve të pafajshëm dhe biznesmenëve, siç faktoi rasti i Gerond Meçes, të lirojnë menjëherë protestuesit paqësorë dhe të ndalojë terrorin ndaj familjarëve të tyre.

Çdo akt terrori, dhune dhe frikësimi i Edi Ramës që dëshmon panikun e thellë për fundin e merituar dhe të pashmangshëm që e pret, nuk ka fuqinë të ndalë uraganin e lirisë. Akti i sotëm i përjashtimit të deputetëve të opozitës, nga Komisioni i Etikës së Krimit dhe Vjedhjes në Kuvend, është një tjetër atentat ndaj pluralizmit politik, që vetëm sa e motivon më shumë qëndresën dhe vijimin e betejës sonë të drejtë dhe të pakompromis për shporrjen e kësaj bande mafioze që ka marrë peng shtetin.

Është e destinuar të dështojë çdo tentativë kriminale për të bllokuar drejtësinë, e ndërmarrë nga njeriu që e kapi për fyti drejtësinë dhe që sot dridhet edhe nga drejtësia që vetë krijoi, e aq më tepër nesër imagjinoni nga një drejtësi realisht e pavarur. Asgjë nuk do ta ndalë llogaridhënien dhe ndëshkimin e merituar të Edi Ramës, të Belinda Ballukut, Ergys Agasit dhe gjithë bandës së hajdutëve që kanë ndërtuar pushtetin mbi grabitjen, krimin dhe drogën.

Edi Rama, arkitekti i drejtësisë me regji, që ende nuk është thirrur për të dhënë llogari për firmën kriminale që i fali bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve kur ajo as nuk ekzistonte, dhe që ka shitur si limona të shtrudhur bashkëpunëtorët e tij, për të shpëtuar veten, nuk do t’i shpëtojë kurrë ndëshkimit. As 83 kukullat, kriminelët dhe hajdutët që ka futur në Parlament nuk do ta mbrojnë nga fundi që e pret dhe që do jetë jo thjesht fitorja e opozitës, por në radhë të parë e çdo shqiptari të lirë, të ndershëm dhe patriot që e do Atdheun e vet. Faleminderit!/Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj