LIVE UPDATES
Politike

"Është mashtrues popullor", Salianji i përgjigjet Ramës: Si qenkan bashkëpunëtorët e tij pis dhe ai i larë? Në çdo vend demokratik kryeministri duhej të dorëhiqej pasi...

Duke iu rikthyer arrestimit të tij, Salianji thekson sërish se ka bërë denoncim publik dhe jo kallëzim, ndërsa shton se ky denoncim u faktua brenda 12 oresh. 

2 Nëntor 2024, 13:51 Nga r.ll
"Është mashtrues popullor", Salianji i përgjigjet
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti demokratin "mashtrues popullor" dhe "fabrikues faktesh të paqena". Rama tha në "Opinion" se po ta kishte kontrolluar drejtësinë do e kishte burgosur, Salianjin prej vitesh. 

Në përgjigjen e tij, Salianji shprehet se reagimi i kryeministrit vazhdon të jetë, sipas tij, urdhri për gjykatësit se çfarë dhe si të shkruajnë vendimin, për atë që e quan “burgosje politike”. Ai thotë se dënimi ndaj tij e përcaktoi vetë kryeministri. 

Duke iu rikthyer arrestimit të tij, Salianji thekson sërish se ka bërë denoncim publik dhe jo kallëzim, ndërsa shton se ky denoncim u faktua brenda 12 oresh. 

"Denoncimi im në emer të PD, është i faktuar si i vërtetë dhe nga kompania britanike JP French, bashkengjitur faksimile ku qartesisht shprehet se zeri i denoncuar prej meje është i ngjashem me zerin e Agron Xhafajt. Nëse do te ishte i ndryshem, do ta perjashtonte siç ka perjashtuar zerin e nje Agroni tjeter që ti ke sajuar për të mbrojtur vellain e Ministrit.", shkruan Salianji ndër të tjera. 

POSTIMI I PLOTË:

Ervin Salianji letër nga burgu: Një përgjigje e detyruar për gojëpërdalin e Surrelit!

Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çeshtje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar!

Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e debimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj që i dhemb shumë kur i prek krimin dhe grupet kriminale të lidhura me të, e kuptueshme është që një politikan që urrehet në masë do kërkojë që me mesazhe mafioze të përhapë panik e frikë, por puna e do që të jesh dhe pak bindës e i besueshëm. Dhe keshtu nuk behesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drogës, korrupsioni apo vrasjet!

Në politikë unë jam i ri, drejtuesi politik më i ri, deputeti i vetëm ndër të rinjtë që rimora mandat pas 2017. Pushtet të asnjë lloji nuk kam pasur, as kam administruar fonde publike dhe as kam bërë kompromise, apo pazar për të heshtur, mbuluar të vërtetën, pavaresisht kostove!

Edhe pse e meriton përgjigjen me të njejtën gjuhë halabaku që ai perdori, do të doja si përherë të bëj luftë politike në lartësinë e dinjitetit dhe argumentit, siç gjithnjë jam përpjekur.

Dua ta theksoj që në një vend si yni që digjet nga padrejtësia të proklamosh se denoncimi qenka problemi më i madh dhe ndëshkimi i atij që denoncon lajmi më i mirë, përveç defiçitit human, tregon dhe semundje patologjike tiranucësh!

Me një ligësi diabolike Edi Rama u shpreh se mezi pret të arrestohen bashkepunëtore të tij, drejtues administrate e deputete. Spektakli i tij i preferuar, arena ku shijon ai nga lart.

Në politikë jemi për të parandaluar këto fenomene, aq më tepër kur ke vendimarrje, e jo të gezosh për të futur ne burg njerez. Kushdo duhet të mbaje pergjegjesi per veprimet e tij, por problemin e ka sistemi dhe modeli i ideuar, i ngjizur nga Edi Rama. Ai është arkitekti i bashkerendimit të punëve me kriminelët për voten dhe perfshirjes së tyre deri në nivelet me të larta të pushtetit.

A janë veprat penale të të akuzuarve, të lidhura me projektet qeveritare me te rendesishme te Edi Rames? Si qenkan bashkepunetoret e tij pis dhe ai i larë.

Apo me i palari dhe pisti është në tē vertetë Edi Rama?

Në çdo vend demokratik për secilen prej ngjarjeve, KM duhej te dorehiqej! Në Shqipëri, KM del e krekoset!

Kthehemi tek denimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill medioker!

Kam bërë denoncim publik dhe jo kallezim, njesoj siç ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti nderkombetar i droges i denuar me 7.4 vite burg, i kapur ne nje operacion te DEA Amerikane në Itali, u dorezua te kryente denimin të cilit i shmangej prej me shume se 16 vitesh, duke jetuar i lire ne Shqiperi. Jo vetëm i lirē, por në kulmin e aktivitetit në kohen kur Shqipëria nen bekimin tend u mbulua me hashash.

Policia dhe prokuroria jote, zoti gojeperdale, e la të lirë të ikte ne Itali te bente burgun e vjeter qe ti shmangej denimit te ri për trafik në Shqipëri, gjë që do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tend të brendshem dhe lehtesite që i ofronte ai!

Denimi im me burg per kallezim, pa bërë kallezim, është i pari i llojit të tij në botë.

Burgosja e parë për një shtetas shqiptar, për këtë veper.

Denoncimi publik për barazinë para ligjit, është interes publik jetik dhe themelor në Shqiperi.

Denoncimi im në emer të PD, është i faktuar si i vërtetë dhe nga kompania britanike JP French, bashkengjitur faksimile ku qartesisht shprehet se zeri i denoncuar prej meje është i ngjashem me zerin e Agron Xhafajt. Nëse do te ishte i ndryshem, do ta perjashtonte siç ka perjashtuar zerin e nje Agroni tjeter që ti ke sajuar për të mbrojtur vellain e Ministrit.

E gjitha kjo, është në të vertete një lajm shumë i keq për vendin, sado i mirë për ty personalisht.

ervin salianji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj