Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Më tej shkruhet se krijimi i pengesave synon edhe veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin që qeveria e kryeministrit Rama po projekton në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit.
TIRANË - Apeli i GJKKO shtyu për në datë 7 Qershor seancën për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Një ditë pas këtij vendimi ka ardhur dhe reagimi nga mediat greke. Në një artikull të "Kathimerini" thuhet se po synohet minimi i kandidaturës së Belerit. Artikulli shton se krijimi i pengesave synon edhe veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin që qeveria e kryeministrit Rama po projekton në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit.
“Në një vendim që synon të minojë kandidaturën me Demokracinë e Re në zgjedhjet europiane të kryebashkiakut të burgosur etnik grek të Himarës, drejtësia shqiptare ka transferuar seancën e parë të apelit të Fredi Belerit në Gjykatën e Apelit për më 7 qershor. Duke qenë se procedurat nuk do të shterohen me një seancë, është fare e qartë se apeli do të vendoset pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më 9 qershor.
Krijimi i pengesave duket se synon edhe veshjen e Belerit me një mantel parregullsie për të përforcuar imazhin që qeveria e Edi Ramës po projekton në Shqipëri për luftë kundër korrupsionit. Madje, është fare e qartë se Rama po pret nëse Beleri do të zgjidhet në zgjedhjet europiane dhe nëse po, çfarë renditje do të arrijë. Zgjedhja e mundshme e Belerit në një nga pozicionet kryesore të listës së kandidatëve europianë të ND-së, qoftë edhe nga burgu, do të jetë një tjetër problem për kryeministrin shqiptar”,- shkruan media greke.
Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Aktualisht Beleri është duke vuajtur dënimin 2 vite burg të dhënë nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Arrestimi dhe dënimi i tij me 2 vite burg solli reagime të ashpra nga palët greke, të cilat e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin. Politikanë të palëve greke kanë kërkuar disa herë lirimin e Belerit, ndërsa vënë në pikëpyetje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se "Rruga e Shqipërisë për në BE, kalon nga Greqia."
artan hoxha, edi rama TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë p&eu...
blendi fevziu TIRANË-Blendi Fevziu, teksa u pyet në emisionin "Të Paekspozuarit" për figurat e reja të politikës në Shqi...
blendi fevziu, argita malltezi TIRANË- Ideja se Argita Malltezi, mund të zëvendësojë Sali Berishën pas zgjedhjeve parlamenta...
Bylykbashi TIRANË- Deputeti Oerd Bylykbashi i ftuar sonte në emisionin Top Story ka folur në lidhje me miratimin në Kuvend të...
blendi fevziu, sali berisha TIRANË- Blendi Fevziu tha se gjasat janë që zgjedhjet e vitit 2025 t'i fitojë Edi Rama, pasi PS &...
blendi fevziu TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu tha sot se nuk ishte dakord me opinionin se SPAK-u duhet të bëjë pastrimin e politikë...
blendi fevziu, edi rama TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu ka folur për rezolutën anti-korrupsion të mazhorancës që u miratua sot...
foto e postuar nga meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas miratimit të projekt-rezolutës antik...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve poshtë pallatit...
seanca plenare TIRANË- Ditën e sotme, në Kuvend u miratua me 76 vota pro të mazhorancës dhe dy kundër, rezoluta anti-korrupsi...