LIVE UPDATES
Politike

Si qëndron e vërteta/ Plani sekret i PS-së për të kontrolluar SPAK

Kjo lëvizje vjen pas goditjeve të njëpasnjëshme të Prokurorisë së Posaçme ndaj mazhorancës, që nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj deri te deputetët socialistë që ndodhen pas hekurave. Për ngritjen e këtij komisioni, Shalsi nuk dha asnjë arsye, por theksoi vetëm se ka ardhur koha që Kuvendi të modernizohet. 

22 Janar 2024, 14:52 Nga I.A
Si qëndron e vërteta/ Plani sekret i PS-së për të
Lulzim Basha dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Partia Socialiste ka diskutuar një projekt mes tyre për të ngritur një Komision për të kontrolluar punën e SPAK-ut. I pari që e denoncoi këtë lajm ishte kryetari i Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha në një konferencë për mediat, ku theksoi se qeveria ka në plan të godasë punën e SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi përmes një komisioni të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. 

"Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe goditur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli i parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli i vetëm i politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë," tha Basha.

Ndërkohë që denoncimin e bërë nga Basha e konfirmoi dhe deputeti socialist Eduart Shalsi. Shalsi në një intervistë për Top Channel e ka 'shitur' këtë si një iniciativë që synon ngritjen e parlamentit në lartësinë që njeh Kushtetuta. Kjo lëvizje vjen pas goditjeve të njëpasnjëshme të Prokurorisë së Posaçme ndaj mazhorancës, që nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj deri te deputetët socialistë që ndodhen pas hekurave. Për ngritjen e këtij komisioni, Shalsi nuk dha asnjë arsye, por theksoi vetëm se ka ardhur koha që Kuvendi të modernizohet. 

"E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete për shkak të volumit të punës së shtuar, për shkak të dhjetëra ligjeve por duhet mbi të gjitha ekspertizë. Ekspertiza është mjaft e rëndësishme. Ndaj është e domosdoshme që të kalojë në një nivel të ri puna e parlamentit, puna e komisioneve. Domosdoshmëria e përfshirjes së profesionistëve, ekspertëve është e tillë që nuk do të mund të përmbushë të gjitha pritshmëritë e qytetarëve apo ato që lindin nga procesi i integrimit. Roli dhe rolet e Kuvendit dhe përgjegjësitë e Kuvendit janë të përcaktuara. Nuk do të mund të marrë ndonjë rol shtesë Kuvendi. Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitetet për të monitoruar, skrutinuar, kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme të pavarura siç bëjnë," tha Shalsi.

Por menjëherë pas deklaratës së Bashës nga socialistët ka dalë Elisa Spiropali për ta përgënjeshtruar lajmin, por më shumë dukej si një konfirmim. Spiropali, njësoj si Shalsi përmendi termin “modernizim”, që nënkupton ngritjen e komisionit 'ad hock' që do të kontrollojë SPAK-un.

"Tre janë drejtimet e punës dhe planeve tona “djallëzore” për sa më lart: 1) Garantimi i pakthyeshmërisë së progresit të bërë deri këtu; 2) Modernizimi i çdo gjymtyre e organi të shtetit; 3) Rritja e kapitalit njerëzor të administratës publike. Thënë sa më lart, Reforma në Drejtësi është flamuri i të gjitha reformave tona, i cili jo nuk preket, po vetëm do të lartësohet me mbështetjen tonë të palëkundur dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë. Ndërsa Spaku sot është një ndër arsyet e krenarisë sonë për atë flamur, i cili nuk do të ishte ngritur kurrë në këtë vend, pa Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Partia Socialiste nuk është as në ballkon, as në ranishte, po në krye të një lufte që vazhdon, për drejtësinë deri në fund, për Shqipërinë 2030. Të tjerat janë tym nga ballkoni mbi rrugicë, thashetheme nga ranishtja në gji të Lalzit dhe jerm nga ëndërrzgjëndra e Lulit. Fundjave të mbarë," shkroi Spiropali.

A do ta ngrejë mazhoranca Komisionin Parlamentar që kontrollon SPAK? Deri tani askush nuk e ka përgënjeshtruar, vetëm janë përpjekur për ta marketuar si një iniciativë për Integrimin.

spak elisa spiropali lulzim basha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj