LIVE UPDATES
Politike

'Siguria ushqimore në alarm'/ Blushi: Po helmohet populli, duhen ndërmarrë veprime urgjente

Sipas Blushit, situata e sigurisë ushqimore në vend është kthyer në alarm kombëtar, pasi tregu vendas është përmbytur nga produkte të kontaminuara dhe të skaduara, ndërsa mungesa e kontrollit dhe laboratorëve të certifikuar po dëmton si qytetarët ashtu edhe fermerët e ndershëm shqiptarë.

17 Shkurt 2026, 16:01 Nga I.A

'Siguria ushqimore në alarm'/ Blushi: Po helmohet populli, duhen

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Komisionin e Shëndetësisë, mbrojti projektligjin e propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë për sigurinë ushqimore, duke e cilësuar atë një nismë në mbrojtje të drejtpërdrejtë të shëndetit publik dhe jetës së konsumatorëve shqiptarë.

Sipas Blushit, situata e sigurisë ushqimore në vend është kthyer në alarm kombëtar, pasi tregu vendas është përmbytur nga produkte të kontaminuara dhe të skaduara, ndërsa mungesa e kontrollit dhe laboratorëve të certifikuar po dëmton si qytetarët ashtu edhe fermerët e ndershëm shqiptarë.

Ai theksoi se projektligji synon të forcojë mekanizmat e kontrollit, të mbrojë markën “Made in Albania” dhe të ndalë përhapjen e produkteve që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

'Ne paraqesim sot para jush një projektligj, i cili vërtet është propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë, por është një projektligj i cili nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një forcë politike apo me disa subjekte politike, por lidhet drejtpërdrejt me interesin publik, sepse qëllimi i këtij projektligji në vetvete është mbrojtja e shëndetit publik dhe jetës së konsumatorëve shqiptarë. Ky projektligj, sikundër e theksoi edhe kolegu Ismaili, është një projektligj i cili synon në fakt të adresojë të gjitha ato problematika sa i përket sigurisë ushqimore, të evidentuar në mënyrë të qartë edhe në progress raportin për Shqipërinë të vitit 2025 dhe synon që ti japë fund një situate alarmante, në gjykimin tonë por jo vetëm, sic është siguria ushqimore që është kthyer në një emergjencë kombëtare për vet faktin se gjatë dekadës së fundit ka munguar marrja e atyre masave të domosdoshme, të nevojshme, të cilat do të frenonin jo vetëm përmbytjen e tregjeve, të marketeve tona nga produktet e skaduara dhe të kontaminuara, të cilat më pas përfundojnë në tryezat e shqiptarëve, por dhe për vet faktin që sikundër të gjithë jemi koshientë, referuar edhe raportimeve në media, tregu vendas është përmbytur dhe Shqipëria  është kthyer në një kazan mbeturinash për produkte të kontaminuara apo të skaduara nga të gjithë vendet e botës. Të gjithë jemi koshientë që Shqipëria është përmbytur nga mishi me salmonelë që vjen nga Brazili apo rastet e shpeshta, mos gaboj edhe pak ditë më parë, të importit të miellit të kontaminuar si nga Serbia  ashtu edhe nga Rusia.

Faktet që shumë produkte të skaduara që në shumë vende të Bashkimit Europian do të asgjesoheshin, përkundrazi, importuesit i sjellin në tregun shqiptar. Një situatë, e cila në fakt po penalizon askënd më shumë se sa vet konsumatorin shqiptar dhe meqë këtu, në fillim të këtij diskutimi u shtrua cështja se përse ky Komision duhet të marri në shqyrtim këtë projektligj, unë besoj se ky është një projektligj, i cili lidhet direkt me mbrojtjen e shëndetit publik për vet faktin se, sikundër kanë raportuar edhe institucionet shtetërore, janë të paktën mbi 7 mijë raste vit pas viti të shtimit të sëmundjeve tumorale, të cilat sipas mjekëve, favorizohen pikërisht për shkak të ushqimeve të kontaminuara me pesticide dhe me elementë, të cilët janë të dëmshëm për shëndetin. Gjithashtu, dua të evidentoj faktin që ky projektligj është një projektligj i cili në vetvete ndihmon edhe fermerët e ndershëm shqiptarë, referuar faktit që shumë nga produktet të cilat eksportohen sot edhe pse në një masë të vogël, janë penalizuar dhe kanë nxirë imazhin e vendit. I referohem rastit të mandarinave, pjeshkëve luleshtydheve, të cilat refuzohen apo kthehen mbrapsht nga vendet e Bashkimit Europian, pikërisht për shkak të pesticideve të larta të cilat ato përmbajnë. Kjo vjen vetëm për shkak të mungesës së laboratorëve të duhur në të cilat do të mund të kryenin analizat e këtyre produkteve.

Por kjo nuk ka pse penalizon, në mënyrë të padrejtë, fermerin e ndershëm shqiptar, i cili edhe pse aktualisht është i penalizuar për shkak të nënfinancimit që qeveria shqiptare i ka bërë këtij sektori, mos harrojmë vetëm për këtë vit sektori i bujqësisë do të ndihmohet jo më shumë se 50 milionë euro, një shifër e cila duket minore në raport me abuzimet kriminale financiare që ka kryer Zv. Kryeministrja Belinda Balluku vetëm në aferën e tunelit të Llogarasë. Dhe pa harruar faktin se fermerët shqiptarë, për të tretin vit rradhazi janë të penalizuar për shkak të abuzimeve që qeveria shqiptare ka bërë me ndihmën e fondeve IPARD, të cilat nuk kanë përfunduar tek fermerët, por kanë përfunduar tek inceneratorët dhe tek klientët  dhe bandat e lidhura me këtë mazhorancë. Ndaj ky është një projektligj, i cili duke garantuar analizën e duhur të produkteve “Made in Albania” përvec se mbron shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve, është një projektligj i cili mbështet edhe produktet e ndershme dhe markën “Made in Albania”.

Ndaj do i ftoja të gjithë kolegët e këtij Komisioni, të votonin pro këtij projektligji, sepse nuk është thjesht dhe vetëm një votë pro një nisme të një force të caktuar, pra në rastin konkret të Partisë së Lirisë, por është një votë pro shëndetit publik dhe pro mbrojtjes të jetës së konsumatorit shqiptar. Cdo votë kundër këtij projektligji, në fakt nuk është asgjë tjetër vecse një votë e cila shkon kundër interest publik, kundër mbrojtjes së shëndetit publik dhe kundër mbrojtjes të jetës së qytetarëve shqiptarë, në kushtet kur, e theksoj, siguria ushqimore sot është një alarm kombëtar. Sikundër është detyruar pas 13 viteve në pushtet, ta pranojë edhe vet Kryeministri Edi Rama në janarin e kaluar, kur u detyrua të pranonte se kjo qeveri ka dështuar në garantimin e sigurisë ushqimore. Ndaj ne vimë me këtë alternativë konkrete, efikase, e cila nuk ka ngjyrime politike, por një nismë e cila do ti japi zgjidhje një problemi, i cili duhet të marë zgjidhje dhe duhet të kishte marrë zgjidhje, në fakt, gjatë këtyre 12 viteve,' tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj