LIVE UPDATES
Politike

Situata e rënduar pas reshjeve! Balluku: OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës, ja çfarë masash të tjera janë marrë

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku tha se reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. 

18 Nëntor 2025, 16:29 Nga E.d
Situata e rënduar pas reshjeve! Balluku: OSSH ka vënë në
Foto ilustruese

TIRANË- Ministrja e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku ka nxjerrë përditësimet e fundit në lidhje me situatën e cila ka përfshirë vendin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balluku tha se reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. 

Zv/kryeministrja tha se grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike. Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Në lidhje me këtë Balluku tha se ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime. 

RAPORT MBI SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE

Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme. Grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për abonentët. SITUATA NË AKSET RRUGORE, Zona Veriore dhe Verilindore

Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime.
Aksi Laç – Ura e Drojës

Për shkak të daljes së përroit nga shtrati është përmbytur një segment i rrugës. Po vijon puna për largimin e ujit nga karrexhata dhe rikthimin e qarkullimit normal.
Aksi Ersekë – Leskovik – 3 Urat
• Ka pasur rënie inertesh në trupin e rrugës.
• Janë marrë menjëherë masat për pastrimin e karrexhatës.
• Kompanitë e mirëmbajtjes janë të pranishme në terren me mjete dhe personel për garantimin e lëvizjes së sigurt.

FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Situata në Rrjetin e Shpërndarjes
• OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës.
• Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm.
• Krahasuar me orët e para të situatës, furnizimi me energji elektrike në rang vendi është përmirësuar në rreth 70%.
• Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.
• Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte.

Rrjeti i Transmetimit
• Nuk raportohen avari apo defekte.
• Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
Situata në kaskadën e Drinit
• Pasditen e sotme pritet aktivizimi i një fronti të dytë reshjesh me intensitet të lartë në të gjithë basenin e lumit Drin.
• Parashikohet rënie reshjesh deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës.
• Në disa stacione reshjet mund të jenë edhe më intensive.
• Situata mbetet nën kontroll, dhe të gjitha grupet operative janë në gatishmëri të plotë.

FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi.
• Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale.
• Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit.
• Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.

SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN E TIRANËS
Portet Detare
• Porti i Durrësit: Situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Tragetet janë akostuar sipas orarit dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht.
• Porti i Sarandës: Nuk janë raportuar problematika. Lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar normalisht.
Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
• Situata paraqitet e qetë dhe pa asnjë raportim për probleme apo ndërprerje të operimeve.
Të gjitha strukturat e agjencive te MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës. Vijon monitorimi intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim./Dosja.al

belinda balluku rresje intensive qarqe


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj