LIVE UPDATES
Politike

"S’kam asnjë qindarkë të paligjshme"/ Meta: Nga viti 1995-2023 pasuria ime është 87 mln lekë të reja

14 Janar 2026, 11:34 Nga I.A
"S’kam asnjë qindarkë të paligjshme"/ Meta: Nga
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar një deklaratë të fortë publike, ku ka rrëzuar të gjitha akuzat e Prokurorisë së Posaçme duke e cilësuar procesin ndaj tij një “farsë gjyqësore”, të bazuar në “të pavërteta dhe falsifikime”.  Në një letër të lexuar nga Sekretai i Përgjithshëm i kësaj force politike, Tedi Blushi, Meta ka mohuar çdo akuzë për çështjet “CEZ-DIA”, lobimin në SHBA dhe fshehjen e pasurisë, duke theksuar se pas tetë vitesh hetime, ndaj tij nuk ekziston asnjë provë apo fakt penal.

Duke e nisur me procesin hetimor, Meta pretendoi se prokurorët nuk i kanë vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes dhe i kanë paraqitur dëshmi të cunguara, duke e quajtur të gjithë procesin pa asnjë lidhje me drejtësinë.

Për akuzën e lobimit në SHBA, kreu i PL-së mohoi çdo shkelje të ligjit shqiptar apo amerikan. Meta pohoi se kontrata e partisë së tij me kompaninë lobuese ishte e detajuar dhe me mekanizma parandalues për çdo veprimtari të dyshimtë, duke premtuar se do ta bëjë publike kontratën pas përfundimit të seancës paraprake.

Mbi pasurinw, Meta njoftoi se vajza e tij, Bora, ka porositur një akt-ekspertimi financiar që, sipas tij, rrëzon pretendimet e prokurorisë. Meta deklaroi se të ardhurat e tij të ligjshme për periudhën 1995-2023 arrijnë vlerën e mbi 87 milionë lekëve të reja, pa llogaritur të ardhurat si deputet që nga viti 1992 dhe pagesat si ish-President.

"Nuk më kanë vënë në dispozicion një pjesë të mirë të akteve të dosjes të kërkuara nga unë me insistim në seancat gjyqësore. Madje në seancën e fundit, m'u dorëzua nga prokurorët një dëshmi e cila kishte vetëm tre faqe, por që nuk dihej se sa faqe nuk i gjendeshin. Nuk dua të zgjatem me plot anomali të tjera të kësaj farse gjyqësore, që s'ka asnjë lidhje me procesin e rregullt ligjor, sepse avokatët e mi të nderuar, zoti Kujtim Cakrani dhe zoti Grysen Zhlima, janë aty për të dhënë sot çdo sqarim me transparencë dhe profesionalizëm. Por shkurtimisht, dua t'ju theksoj me përgjegjshmëri absolute se edhe pse kemi hyrë në vitin e tetë të hetimeve ndaj meje, nuk ekziston asgjëkundi asnjë provë apo fakt penal kundër meje.

Edhe pse kemi insistuar në çdo seancë që prokuroria të dorëzojë listën e provave të pretenduara prej saj, kjo gjë nuk ka ndodhur në shkelje të procesit të rregullt ligjor. Lidhur me akuzat për çështjen ÇEZ-DIA, dua të theksoj se kjo çështje është gjykuar dy herë brenda vendit dhe në arbitrazhin e Vjenës. Lidhur me gjykimin e saj brenda vendit tonë, asgjëkundi dhe asnjëherë nuk është përmendur emri im. Ky është edhe vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen DIA, ku asgjëkundi në asnjëherë në këtë vendim prej 31 faqesh nuk përmendet emri i Presidentit Ilir Meta. Po kështu, çështja ÇEZ-DIA është e vetmja çështje ku shteti shqiptar nuk ka dalë me humbje, por me fitim, pasi dëmi efektiv për shtetin shqiptar ka qenë rreth 1 milion euro si aksioner me 24% të kompanisë ÇEZ Albania. Ndërkohë që zotit Kastriot Ismaili i janë sekuestruar mbi 4 milionë euro që në vitin 2014. Ndërsa lidhur me spekulimet mediatike të shpërndara nga një media sorosiste, duke iu referuar arbitrazhit të Vjenës, ka dy sqarime të qarta zyrtare dhe publike të bëra nga Clifford Chance, studio ligjore që mbrojti interesat e shtetit shqiptar, ku rrëzohen të gjitha këto spekulime.

Janë pikërisht këto dokumenta, të cilat ne do t'ua vëmë në dispozicion, janë bërë dhe publike prej kohësh më fakt, por që qëllimisht nuk i jepet rëndësi. Po kështu, dëshmitë e zotit Hesek në Prokurorinë e Tiranës në dhjetor të vitit 2011, janë të plota dhe shteruese se si është përzgjedhur DIA nga bordi i ÇEZ-it, pas prezantimit të bërë në Pragë dhe propozimit të bërë në mars 2010, përpara se të regjistrohej në Tiranë në datën 4.8.2010. Po kështu janë të qarta në këtë dëshmi edhe referencat amerikane që ka paraqitur DIA për të fituar besimin e bordit të ÇEZ-it në Pragë. Po kështu është e njohur edhe partnerja amerikane e zotit Ismaili në DIA, e cila është përfshirë edhe në gjykimin e brendshëm, pra në anën shqiptare, edhe në arbitrazhin e Vjenës.

Lidhur me akuzën për lobimet, dua t'ju siguroj se nuk ekziston asnjë provë apo fakt që Ilir Meta të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan, por nuk ekziston asnjë fakt gjithashtu që Ilir Meta të ketë patur dijeni që një person tjetër, shqiptar apo amerikan, po shkelte ligjin për llogari të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nënëvizoj se kontrata e Lëvizjes Socialiste për Integrim me kompaninë GSIS është shumë e mirë-detajuar dhe parandaluese për çdo veprim të dyshimtë nga cilido. Kur të mbarojë seanca paraprake, ne do të publikojmë kontratën, por edhe letër-porositë e dërguara, të cilat kanë synuar jo zbulimin e së vërtetës, por mjegullimin dhe fshehjen e të vërtetave. Lidhur me çështjen e pasurisë dhe deklarimeve të pasurisë, dua të theksoj se akuzat e tre prokurorëve janë të bazuara mbi të pavërteta dhe falsifikime. Me këtë rast, dua të falenderoj vajzën e madhe Bora, e cila ka porositur një akt ekspertimi ligjor-financiar që do ta paraqitim në gjykatë, i cili rrëzon pretendimet absurde të prokurorisë, ku provohet se të ardhurat e mia të ligjshme për vitet ‘95-2023 janë mbi 87 milionë lekë të reja, pa llogaritur faktin se të ardhurat e mia si deputet fillojnë që në prill të vitit 1992, apo pagesat si ish-president në vitet 2024-2025.

Shpreh keqardhjen time të thellë për harxhimet e pafundme që kanë bërë tre prokurorët e SPAK-ut me letër-porositë e tyre anë e mbanë planetit tonë, nga Britania e Madhe, në Afrikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar pasuri të patundshme apo llogari bankare të fshehura nga ana ime. Jam krenar që ky hetim përndjekës dhe bazuar vetëm mbi shpifje ka rezultat shumë të qartë: zero qindarkë e padeklaruar apo e paligjshme nga unë, zero metër katror apo pasuri e patundshme e padeklaruar nga unë apo e sekuestruar nga SPAK. Duke qenë i bindur se avokatët e mi të nderuar, zoti Cakani dhe zoti Zhlima, do ju përgjigjen me transparencë, dua t’u siguroj se jam i hapur për t’ju përgjigjur çdo pyetje tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu në IEVP 313, Jordan Misja. Siç e dini, edhe në Rusi i lejojnë mediat të intervistojnë kundërshtarët e regjimit në burgje, ndaj kjo mundësi s’ka pse t’ju ndalohet edhe ju. Ky ishte mesazhi i zotit Meta," lexoi Blushi./Dosja.al

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj