LIVE UPDATES
Politike

Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: 32 muaj pa komision financiar dhe me vendime të fshehta...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Teliti tha se prej 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme, duke mos zbatuar ligjin dhe rregulloren e brendshme.

24 Shkurt 2026, 12:08 Nga I.A
Skandal në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Teliti: 32 muaj pa
Dorian Teliti

TIRANË- Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe alarmante në të njëjtën kohë, faktin që Këshilli Bashkiak i Tiranës po bllokon punën për funksionimin e kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Teliti tha se prej 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme, duke mos zbatuar ligjin dhe rregulloren e brendshme.

Teliti u bëri thirrje thirrje këshilltarëve socialistë, të heqin dorë nga urdhrat politikë, shkeljet e ligjit, braktisja e qytetarëve dhe sipërmarrjes së Tiranës.

Deklarata e Plotë:

Sot në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të opozitës do të denoncoj një situatë alarmante për funksionimin e kryeqytetit: bllokimin abuziv të punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Prej plot 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme. Nuk bëhet fjalë për interpretime të ndryshme juridike. Bëhet fjalë për moszbatim të drejtpërdrejtë të ligjit dhe rregullores së brendshme. Së pari, prej korrikut 2023 vazhdon praktika antiligjore e moskryerjes së konsultimeve publike për projekt-akte, që ligji detyron Këshillin Bashkiak t’i konsultojë me publikun dhe grupet e interest, përpara se të diskutohen dhe miratohen në mbledhjet zyrtare të vetë Këshillit. Projekt-vendime që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, kalojnë pa transparencë dhe pa dëgjuar zërin e publikut. Edhe në mbledhjen e njoftuar më 24 shkurt, jane 4 akte te rendesishme qe do te kalojne pa pyetur fare qytetaret.

Së dyti, prej 32 muajsh rregullorja interpretohet sipas interesit politik të momentit të mazhorancës socialiste. Projekt-akte që dërgohen pak ditë para mbledhjes, në shkelje të afatit minimal 10-ditor, duke minuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe për të reaguar mbi këto propozime të njëanshme. E njejta gje ka ndodhur edhe per mbledhjen e ketij muaji, ku materialet jane publikuar vetem 3 dite para. Së treti, dhe më e rënda, është bllokimi i ngritjes së Komisionit të Brendshëm Financiar. Ligji e detyron ekzistencën e tij. Rregullorja e parashikon qartë. Megjithatë, për 32 muaj, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtij komisioni, duke pamundësuar monitorimin e zbatimit të buxhetit nga ana e Këshillit Bashkiak.

Pse refuzojne ta perfshijne ne rendin e dites se mbledhjes qe zhvillohet te enjten ngritjen e ketij komisioni? Nga çfarë fshihen? Pse kanë frikë nga transparenca? Ironike është se, e njëjta mazhorancë është shumë e kujdesshme për të monitoruar minutazhin minimalist të opozitës në mbledhje, “harron” detyrimin për të garantuar mekanizmat e kontrollit financiar.

Kryesia e Këshillit Bashkiak, organi që duhet të garantojë balancë institucionale, është paralizuar. Mbledhjet mujore të Kryesise nuk zhvillohen. Vetëm 5 mbledhje në 32 muaj. Prej 32 muajsh vijon praktika e refuzimit nga mazhoranca në Këshill për të diskutuar çështje dhe tematika të ndjeshme për qytetarët, si furnizimi me ujë, pastrimin, mjedisin, trafikun, parkimet, hapësirat publike, ndërtimet pa kriter e pasojat e tij, taksat e tarifat vendore e të tjera.

Kjo situatë nuk është konflikt politik. Është deformim i funksionimit normal të demokracisë vendore. Është përqendrim abuziv i pushtetit në kurriz të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit. Ndaj u bej thirrje keshilltareve socialist: hiqni dore nga urdherat politike, nga shkeljet e ligjit dhe braktisja e qytetarëve dhe sipermarrjes se Tiranes!Ju faleminderit!

dorian teliti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj