LIVE UPDATES
Politike

Lidhjet me kinezët e CEFC/ New York Post zgjeron përmasat e aferës “McGonigal”: Duçka fliste vetë me Hunter Biden, si u fut në listën e zezë Sali Berisha

Në shkrimin e NY Post, shkruhet se në listën e zezë të mcGonigal u fut ish kryeministri Berisha si dhe një dyzinë politikanësh opozitarë dhe biznesmenë që mbështesnin Opozitën në Shqipëri.

16 Shkurt 2023, 11:02 Nga I.A
Lidhjet me kinezët e CEFC/ New York Post zgjeron përmasat e
Charles Mcgonigal dhe Edi Rama

SHBA- Media amerikane 'New York Post' i ka dedikuar një artikull ish-zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal dhe lidhjet e tij korruptive, ku përfshihet edhe ajo shqiptare. Në shkrimin e publikuar sot nga "NYP" theksohet fakti që McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë në vjeshtën e vitit 2017 nga një zyrtar shqiptar i inteligjencës, i identifikuar si Agron Neza. Po ashtu në shkrimin e NY Post, shkruhet se në listën e zezë të McGonigal u fut ish-kryeministri Sali Berisha si dhe një dyzinë politikanësh opozitarë dhe biznesmenë që mbështesnin Opozitën në Shqipëri. Por nuk mjaftoi me kaq.

Në artikullin e sotëm, 'New York Post' ka analizuar kontaktet e Dorian Duçkës, këshilltarit pa pagesë të kryeministrit Edi Rama, njëkohësisht përfaqësues i një konglomerati kinez, CEFC. Pikërisht se ishte përfaqësues i kompanisë kineze, Duçka kishte kontakte të afërta dhe ishte i njohur edhe për djalin e presidentit amerikan, Hunter Biden. Ky i fundit është "njolla më e zezë" në të gjithë presidencën e të atit duke e dëmtuar me skandalet e tij. Në një nga emailet në laptopin e Hunter Biden, djali i presidentit amerikan shpreh mirënjohje për kontaktet që i ka krijuar Duçka. Nga emailet në laptopin e Hunter Biden është zbuluar se Ye Jianming i kërkoi në muajt korrik-shtator të 2017 të verifikonte nëse FBI po e hetonte atë apo drejtuesin e kompanisë Patrick Ho Chi-ping dhe djali i presidentit iu përgjigj se kjo nuk ishte e vërtetë. Duke vënë re afërsinë e tyre, por edhe lidhjet e larta që Duçka kishte krijuar edhe me djalin e presidentit amerikan, nrgihet pikëpyetja nëse Charles McGonigal është vënë edhe në shërbimin e tyre, përveç lidhjeve që i janë zbuluar me oligarkun rus, Oleg Deripaska.

Artikulli i NYPost:

Problemet e reputacionit të FBI-së janë përshpejtuar me arrestimin me akuza për korrupsion të Charles McGonigal, ish-shefit të kundërzbulimit për zyrën në terren të FBI-së në Nju Jork, një nga spiunët më të fuqishëm në vend, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me Hunter Biden. Në dy paditë muajin e kaluar, McGonigal u akuzua për marrjen e pagesave sekrete në para nga një ish-oficer i inteligjencës shqiptare, për mbajtjen e takimeve sekrete me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe përpjekjen për të hequr oligarkun kryesor të Kremlinit Oleg Deripaska nga një listë e sanksioneve të SHBA. Shqiptarët e përmendur nga prokurorët e lidhin këtë skandal me Hunter Biden dhe kompaninë kineze të energjisë CEFC që i pagoi atij dhe xhaxhait 'Jim' miliona dollarë në një marrëveshje të cilës Joe Biden ishte planifikuar të bashkohej pas përfundimit të mandatit të tij si zv.president. Sipas prokurorëve, McGonigal mori 225,000 dollarë para në dorë në vjeshtën e vitit 2017, ndërsa ishte shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, nga një ish-zyrtar shqiptar i inteligjencës, i identifikuar në mediat shqiptare dhe evropiane si Agron Neza. Nga ana tjetër, Neza prezantoi McGonigal me një tjetër shqiptar, Dorian Duçka, i cili ishte këshilltar i Ramës dhe gjithashtu punonte për CEFC.

Një fotografi e publikuar muajin e kaluar në median shqiptare me burim nga China Daily në maj 2017 tregon Duçkën me kryetarin e CEFC, Ye Jianming, i cili i dha Hunterit një diamant 3,16 karatësh që vlerësohet se kishte vlerën e 80,000 dollarësh në shkurt 2017. Dikush me të njëjtin emër të pazakontë si Duçka shfaqet në laptopin e Hunter-it në një diskutim me email rreth CEFC midis Hunter dhe bashkëpunëtorëve James Gilliar dhe Rob Walker. 

“Dorian ishte një ndihmë e vërtetë që herët, kështu që ne duhet të shqyrtojmë se si ta përfshijmë atë,”-shkroi Gilliar në emailin e 13 majit 2017.

“Në asnjë mënyrë nuk do e bëjmë atë dhe nëse shumica thotë jo, unë do ta heq atë nga paga ime,”-përgjigjet Hunter. Kjo ishte bujari jo karakteristike nga Hunter, i cili në atë kohë po qahej si i varfër për partnerët e tij të biznesit dhe kërkonte një ulje më të madhe të fitimeve.

“Hunter nuk do të hiqte asnjë qindarkë”, thotë një burim, i cili beson se “Doriani” i përmendur mund të jetë Duçka, pasi Gilliar kishte bërë biznes për CEFC në Shqipëri.

Pse po paguanin shqiptarët McGonigal? Sipas Belind Këlliçit, kandidati i Partisë Demokratike të Opozitës për zgjedhjet e majit për kryetar bashkie në Tiranë, Shqipëri, McGonigal hapi hetime të FBI-së për kundërshtarët politikë të kryeministrit të Partisë Socialiste Edi Rama, hetime për t’i shpallur ata persona non grata, të paaftë për të bërë biznes ose për të hapur një llogari bankare në SHBA. Ndërsa ligjvënësit po përpiqen të kanalizojnë skandalin e McGonigal në favorin e tyre politik, nuk ka asgjë që mund të bëjë drejtori i FBI-së, Chris Wray, për të rikthyer besimin e publikut në agjencinë e tij të copëtuar. 

“Lista e zezë” e McGonigal

Rreth një duzinë politikanësh të opozitës ose njerëz të biznesit që mbështesin partinë opozitare u shtuan në “listën e zezë” të McGonigal. Këtu përfshihej edhe ish-lideri i opozitës Sali Berisha, i cili u godit me statusin "persona non grata" dhe iu ndalua të udhëtonte në SHBA nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Fundjavën e kaluar, skandali i McGonigal luajti një rol kryesor në një protestë anti-qeveritare në Shqipëri përpara ndërtesës kryesore të qeverisë, ku kërkohej dorëheqja e kryeministrit për korrupsion të dyshuar për shkak të takimeve të tij me McGonigal. Pankartat me emrin e ish-agjentit të FBI-së ishin të kudogjendura. Lidhjet e Hunterit me FBI-në ishin gjithashtu një temë diskutimi midis partnerëve të tij të biznesit. Një burim kujton se i ishte thënë për një bisedë që ndodhi diku midis korrikut dhe shtatorit 2017, në të cilën Hunter u pyet nga Kryetari Ye i CEFC nëse ai mund të zbulonte nëpërmjet kontakteve të tij të FBI nëse Ye ose Ho ishin nën hetim nga FBI. Hunter më pas i raportoi Ye se të dy nuk po hetoheshin. Menjëherë pas kësaj, në nëntor, Ho u kthye në SHBA dhe u arrestua nga agjentët e FBI-së në Aeroportin JFK.

“Ye ishte i zemëruar se informatorët e Hunter ishin të gabuar,"- kujton burimi.

“Ai i kërkoi në mënyrë specifike Hunterit të shikonte nëse Patrick Ho apo ai ishte një objektiv. Ai i tha jo. Ho më pas fluturoi në SHBA dhe u arrestua në JFK. Ne e dimë se Hunter kishte të paktën një burim në FBI, sepse avokati i Nju Jorkut, Edward Kim, të cilit Hunter ngarkoi punën ligjore për të ndihmuar Ho pas arrestimit të tij, e pyeti Hunterin në një email nëse ai mund të mbështetej më tek kontaktet e tij të FBI-së.

“Nëse jeni në gjendje të gjeni emrat e agjentëve të FBI-së me të cilët folët, kjo do të ishte e dobishme,” i shkroi Kim-Hunterit më 18 nëntor 2017.

McGonigal u largua nga zyra në shtator 2018 pasi ish e dashura e tij i tregoi sekretet dhe spiunoi për çanta me para të shtrira rreth apartamentit të tij në Brooklyn. Në atë kohë ai dyshohet se po merrte para nga Deripaska. McGonigal, ishte gjithashtu i përfshirë në hetimin e FBI-së për marrëveshjen e fshehtë Trump-Rus. Pasi u transferua në Nju Jork një muaj para zgjedhjeve të 2016-ës, McGonigal gjithashtu thuhet se ishte i përfshirë në survejimin e ndihmësit të fushatës së Trump, Carter Page.

Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?

Mbi dy javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al

sali berisha charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje