Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënsia e PD-së tha gjatë një deklarate për mediat se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian për mbështetjen e bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur qindra mijëra bujq të vendit.
TIRANË – Partia Demokratike ka thënë se 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte tek klientët e Ramës dhe grupet kriminale. Zëdhënsia e PD-së tha gjatë një deklarate për mediat se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian për mbështetjen e bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur qindra mijëra bujq të vendit.
PD tha deklaroi se të dhënat e nxjerra nga emisoni Plug treguan qartë se si fondet e IPARD-it përfunduan në ngritje hotelesh dhe restorantesh në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive. Zëdhënsia tha se shumë ish-ministra dhe familjarë të tyre përfituan nga kjo gjë.
Për ta vërtetuar këtë rast deklaori se motra e deputetit socialist Tërmet Peci ka marrë 225 mijë euro nga IPARD, për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”. Këtë e vijoj duke thënë se edhe miku i Ramës Dashamir Peza është përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh.
Gjithashtu ata përmendën një sërë emrash të tjerë të cilët kanë lidhje me krimin dhe qeverinë, se janë përfitues të këtyre fondeve. Në fund PD deklaroi përmes zëdhënëses së tij se do të përdorë të gjithë mjetet ligjore për të zbardhur këto raste korruptive, ndërsa i bëri thirrje BE-së se ky duhet të jetë një alearm për ta.
Deklarata e PD-së:
Të dhënat e bëra publike dje në emisionin “Plug”, treguan edhe një herë hajdutërinë e “qeverisë Rama” nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.
Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.
Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”: Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.
Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”. Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e “Bloom Fruits”.
Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen “5D”, ka përfituar 196 mijë euro. Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro. Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.
Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh. Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh. Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.
Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje. Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.
Ky skandal duhet të jete alarm edhe për BE, për të kuptuar se sado kapitujë ta hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz ta taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë. Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë.
Kuvendi TIRANË- Këshilli i Legjislacionit do të mblidhet ditën e hënë për të diskutuar në lidhje me k&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar sot me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj. Gjatë diskuti...
Macron, Rama dhe Aliyev DANIMARKË- Një moment gazmor është filmuar ditën e sotme para mbledhjes së Komitetit Polit...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të nisë hetimet për ish-kryebashkiakun e Tiranës, Erion Ve...
Kryeministria TIRANË- Disa ndryshime në qeveri janë bërë ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave....
TIRANË- Deputeti demokrat Oerd Byklykbashi ka deklaruar se Presidenti Begaj ka shkelur Kushtetutën me dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme n&eum...
Borepastrueset TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku pasi reshjet e dëborës kanë mbuluar...
Enea Kume DURRËS- Personi që shihni më sipër është vëllai i deputetit socialist Loer Kume, Enea Kume. Ai u arrestua...
Foto ilustruese TIRANA- Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në SPAK para pak çastesh. Agim Ismaili ka mbë...
Edi Rama DANIMARKË- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme vazhdimësinë e negociatave të vendit për anëtar&eu...