LIVE UPDATES
Politike

"Skemat e përdorura nga PS për vjedhje dhe manipulime votash"/ DENONCIMI i PD: SPAK dhe KQZ të marrin masa

Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste. Kjo shpjegon edhe insistimin me çdo kusht të Partisë Socialiste që të pengojë dhe prishë garantimin e balancës politike në komisionet e qendrave të votimit.

12 Maj 2023, 11:04 Nga A.B

"Skemat e përdorura nga PS për vjedhje dhe manipulime

DEKLARATË PËR MEDIA E N/KRYETARIT TË PD, OERD BYLYKBASHI

Partia Demokratike ka marrë e po merr masa për të garantuar votën e e lirë dhe të fshehtë të shqiptarëve. Gjithashtu janë identifikuar skema të manipulimit dhe shkeljes së Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal dhe për këto janë bërë e do të bëhen në vazhdim kallzime penale. Nga verifikimet tona, janë zbuluar skema manipulimi të përdorura nga Partia Socialiste  në zgjedhjet e 6 mars 2022.
 
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në qendrat e votimit të bashkisë Durrës votuan rreth 110.000 votues, rreth 5.500 votues kanë votuar pa u identifikuar me gjurmën e gishtit, me pretendimin se gjurmët e gishtit nuk mund të lexoheshin. Në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Durrës më 6 mars 2022, kur morën pjesë rreth 67.000 zgjedhës ose 43.000 zgjedhës më pak se në vitin 2021, numri i personave që kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti në sistemin elektronik të identifikimit është 9.600 votues.
 
Pra ka një rritje me 4.100 votues, apo 75% më shumë se vetëm një vit më herët. Nuk ka patur dëmtim në masë të gjurmëve të gishtit të zgjedhësve në Durrës në vetëm një vit, por qartazi tregon përpjekje për manipulim të votimit. Rritja e numrit në qendra votimi në qytet ku veprojnë eksponentë dhe patronazhistë të njohur të Partisë Socialiste dhe jo vetëm në fshat, ku banorët njihen nga komisionerët, rrëzon justifikime se gjurmët mund të jenë dëmtuar nga puna e rëndë.
 
Rezulton se një numër i madh i emigrantëve të ketë votuar më 6 mars 2022 në Durrës, edhe pse nuk përbën sezon pushimesh. Verifikimet në terren e një numri rastesh ka prodhuar indicie se persona që rezultojnë votues nuk kanë qenë në Shqipëri më datë 6 mars 2022 kur opozita kishte vetëm një komisioner në qendrat e votimit. Ky hetim i kryer nga Partia Demokratike bazuar në të dhëna të printuara nga sistemi i identifikimit elektronik dhe indicie nga databazat e denoncuara publikisht të patronazhistëve, u nis nga informacione të dala nga burime të Partisë Socialiste.
 
Kjo shpjegon edhe insistimin me çdo kusht të Partisë Socialiste që të pengojë dhe prishë garantimin e balancës politike në komisionet e qendrave të votimit. Partia Demokratike ka bërë kallzim penal në SPAK për këtë skemë kriminale. Kërkojmë nga SPAK të hetojë me urgjencë dhe në thellësi e të verë përpara ndëshkimit të ligjit personat përgjegjës.
 
Me kërkesë të Partisë Demokratike, KQZ ka nxjerrë rregulla shtesë që vështirësojnë përdorimin e kësaj skeme, ndërkohë që komisionerët dhe vëzhguesit e opozitës nuk do të lejojnë asnjë shkelje të ligjit.
Po bëhen përpjekje të sabotohet funksionimi i sistemit të identifikimit elektronik dhe biometrik i identifikimit të zgjedhësve nëpërmjet presioni, urdhrash politikë të jashtëligjshme apo korruptimi mbi operatorët teknikë të sistemit dhe ata të mos paraqiten në detyrë më 14 maj. Qëllimi është që të shmanget ky sistem që zbulon votimin e shumfishtë apo në vend të personave që nuk janë në Shqipëri, duke përdorur letërnjoftimet e tyre. Në vend të tij të përdoret mënyra e vjetër me listat e printuara me nënshkrime që është hequr që në vitin 2021.
 
I kërkojmë KQZ-së që të marrë masa të plota e energjike që të sigurojë mirëfunksionimin e sistemit të identifikimit elektronik e biometrik në çdo qendër votimi në të gjithë territorin dhe të ndëshkojë çdo shkelje.
Paralajmërojmë se mosparaqitja në krye të detyrës e operatorëve të pajisjve të identifikimit, njësoj si nga komisionerët e qendrës së votimit, përbën braktisje të detyrës dhe dënohet penalisht. Çdo veprim që saboton funksionimin e pajisjeve do të ndëshkohet me forcën e ligjit.

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj