All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Skemë që kalon edhe aferën 5D"/ Denoncimi i Këlliçit: Arben Maloku ka përfituar 34 milionë euro tendera nga Erion Veliaj!

Këlliçi ka publikuar një foto të kryebashkiakut Veliajt dhe ish- Administratorit të Njësisë Administrative Zall Her, Arben Maloku, teksa shprehet se ky i fundit ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera në periudhën 2018-2023.

17 Maj 2024, 11:50 Nga B.Z
"Skemë që kalon edhe aferën 5D"/ Denoncimi i
Belind Këlliçi
All - Paragraf - 1

TIRANË - Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar këtë të premte se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike përmes kompanisë “5D” sipas tij është ideuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe është zbatuar më pas nga drejtorët e tij.

Në një dalje për mediat, Këlliçi ka publikuar një foto të kryebashkiakut Veliajt dhe ish-Administratorit të Njësisë Administrative Zall Her, Arben Maloku, teksa shprehet se ky i fundit ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera në periudhën 2018-2023.

Sipas tij Maloku, 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marë nga kolegët e tij të UKT, tashmë të arrestuar, 11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.

Sipas Këlliçit, vlera totale e tenderave të përfituar nga Maloku është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.

Këlliçi më tej i ka bërë thirrje SPAK të hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Veliajt. Ai shprehet se SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D që sipas tij është Erion Veliajn.

Deklarata e plotë e Këlliçit:

Foto që shihni në ekran, është tregues i qartë se skema e vjedhjes së 100% të fondeve publike është ideuar nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj dhe është zbatuar nga të gjithë drejtorët pjesë e shtabit elektoral të Veliajt më 14 Maj 2023.

Personazhi i rradhës quhet Arben Maloku. Nga viti 2015 deri më shtator të vitit 2022, me firmën e Erion Veliajt, ky individ ka mbajtur funksionin e Administratorit të Njësisë Administrative Zall Herr.

Njësoj si kolegët e tij 5D edhe Arben Maloku, duke përdorur vjehrrin dhe babain, ka përfituar 3 leje ndërtimi dhe 55 tendera për periudhën 2018 – 2023. Dhe më konkretisht: 36 tendera me vlerë 16 milionë euro i ka marë nga kolegët e tij të UKT, tashmë në qeli. 11 tendera me vlerë 18 milionë euro i ka përfituar drejtpërdrejt nga kreu i bandës 5D Erion Veliaj, 5 tendera i ka përfituar nga Bashkia Kamëz, 1 tender nga Bashkia Kurbin dhe 2 tendera nga OSSHE.

Vlera totale e tenderave të përfituar nga ky shtetas është 39 milionë euro nga të cilat 34 milionë euro i ka marë drejtpërdrejt nga Bashkia Tiranë gjatë periudhës që ishte në detyrë si zyrtar i lartë i saj.

Ndërkohë ne shkurt të vitit 2021, ky individ ka përfituar leje ndërtimi me firmën e vetë Erion Veliajt, në rrugën “Myslym Shyri”, një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës.

Në vitin 2022, në një shoë mediatik, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Drejtoresha e IKMT Dallëndyshe Bici, njoftuan sekuestrimin e pallatit të Arben Malokut, por pa e njoftuar publikun se pallati i sekuestruar ishte në pronësi të një zyrtari të lartë të Bashkisë Tiranë.

Sipas dokumentave zyrtare, bëhej fjalë për 2700 metra katrorë ndërtim pa leje, në zemër të Tiranës.

IKMT na ka njoftuar zyrtarisht se për këtë subjekt, nuk ka patur asnjë veprim nga IMT, asokohe e drejtuar nga banditi Mariglen Qato, sot edhe ky në qeli. Sigurisht Grupi i Strukturuar Kriminal 5D i Bashkisë Tiranë, kujdesej për investimet e pjestarëve të bandës.

Në tetor të vitit 2022, KKT merr vendim që ky pallat të sekuestrohej 100%. Në këto momente, sipas përcaktimeve ligjore, kjo kompani duhet të gjobitej, duhet të paguante vlerën e ndërtuar pa leje për metër katrorë, por mbi të gjitha kësaj kompanie, supervizorëve dhe inxhinierëve duhej t’u hiqej liçenca për 5 vite.

Por kjo sigurisht që nuk ndodhi. Edhe përse e njoftuar nga IKMT, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk bëri revokimin e liçencës. Për pasojë, kompania ARB Trans, në tetor të vitit 2023 gostitet me një leje ndërtimi gjigande në Bulevardin e Ri të Tiranës. Por Arben Maloku nuk mund të rrinte pa u gostitur edhe me një leje tjetër ndërtimi në Bashkinë Kamës, me firmën e idhtarit të madh të reformës në drejtësi, kryebashkiakut Rakip Suli.

Të gjitha këto veprime, kanë sjellë fitime marramëndëse për zyrtarin e lartë të Bashkisë Tiranë Arben Maloku, të cilat janë fshehur pas 2 emrave: Fatmir Firi i arrestuar për evazion fiskal dhe si pasojë e këtij dënimi, shtetasi Fatmir Firi i’a dhuroi aksionet e kompanisë ARB&Trans-2010 babait të Arben Malokut, shtetasit Shyqyri Maloku.

Të nderuar qytetarë,

Shtetasi Arben Maloku, me bekimin e plotë të kreut të bandës 5D Erion Veliaj, ka përfituar 39 milionë euro dhe 3 leje ndërtimi, vlera e të cilave është më e pakta 35 milionë euro, për një total mbi 70 milionë euro në vetëm 5 vite.

Erion Veliaj ka deklaruar publikisht se nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Taulant Tushës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Redi Mollës, nuk dinte asgjë për veprimtarinë e Mariglen Qatos, e me siguri priteni kur të thotë që nuk di asgjë dhe për veprimtarinë e Arben Malokut, i cili si zyrtar i lartë i Bashkisë Tiranë, ka qarkulluar mbi 70 milionë euro dhe ndërkohë në zgjedhjet e 14 Majit 2023, ishte Drejtuesi Politik i Shtabit Elektoral të Veliajt për zonën e Zall Herrit, zonë në të cilën ka terrorizuar banorët dhe demokratët për të votuar Erion Veliajn. SPAK nuk mund të thotë njëlloj si Erion Veliaj që nuk kishte informacion dhe të vazhdojë e të mos hetojë pjesën tjetër të shtabit elektoral të Erion Veliajt, duke u justifikuar me pritjen e kallëzimeve të opozitës.

SPAK duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të vërë nën sekuestro, si një skenë krimi të një korrupsioni të pa preçedentë godinën e Bashkisë Tiranë dhe të arrestojë kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D Erion Veliajn, i cili çdo ditë që vijon qëndron në detyrë, ka mundësinë të prishë prova dhe të thellojë këtë veprimtari korruptive. Ditën e nesërme do të bëjmë publike përfitimet e zyrtarit të rradhës të Bashkisë Tiranë, Administratorit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia.

belind kellici erion veliaj bashkia tirane afera 5d denoncim arben maloku

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj