6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
• Ilir Meta është rikonfirmuar në krye të Partisë së Lirisë me 719 vota pro. Në votimin e zhvilluar sot, në Konventën Kombëtare të kësaj force politike, Meta garoi i vetëm dhe mori vetëm 3 vota kundër. Procesi nisi që në orët e para të mëngjesit dhe u mbyll në orën 20:00, kohë kur dhe dolën rezultatet përfundimtare. • Në procesin që zgjati 12 orë, Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë së Lirisë deklaroi se nuk është shënuar asnjë parregullsi. Në votim kanë marrë pjesë 722 delegatë. Sot u zgjidhën edhe anëtarët e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së. Morën pjesë 722 delegatë dhe pas verifikimit dhe llogaritjes së rezultateve, në përputhje me vendimin e Konventës, u zgjodhën 236 anëtarë të Komitetit Drejtues Kombëtar. • Këtij numri i shtohen dhe 5 anëtarë, të cilët janë pa votim (ex-officio), ku përfshihen 4 deputetët e Partisë së Lirisë dhe Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim. • Konventa e Partisë së Lirisë ka miratuar në unanimitet edhe ndryshimet statutore. Përmes projektrezolutës, Partia e Lirisë synon marrjen e të gjitha nismave ligjore për miratimin e Ligjit për Referendumet. PL kërkon që çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët. Ilir Meta, në fjalën e tij e cilësoi Partinë e Lirisë, partinë e shpresës, ndërsa theksoi se misioni kryesor është të pengojë të rinjtë të emigrojnë, por të punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dhënë një mesazh para gazetarëve pasi ka votuar për kreun e ri të partisë dhe Komitetin drejtues. Para mediave, Meta tha se Opozita do të fitojë në këto zgjedhje lokale. Ai u shpreh se kjo qeveri, e kryeministrit Edi Rama i ka blerë të gjitha pushtetet, por Opozita ka në dorë pushtetin e lirisë.
“U them të gjithë qytetarëve shqiptarëve na jepni fuqi, t’ju japim llogari. Garancia juaj është referendumi, është mundësia dhe instrumenti më i rëndësishëm që keni për të kontrolluar jo pushtetin e sotëm, por cdo pushtet të radhës që nesër abuzon dhe tradhton pushtetin që i delegoni. Ne do të fitojmë, qeveria aktuale është një qeveri e pakicës së pakicës. Është një qeveri që i blinte ndeshjet vite para se ajo të fillonte. Ne jemi tepër të sigurtë në trumfin në Opozitën e vërtetë të këtyre zgjedhjeve. Ne kontrollojmë pushtetin e lirisë, është e vërtetë ajo që thoni ju se ky pushtet i ka blerë të gjitha,”- tha Meta.
TIRANË- Ilir Meta ka votuar edhe vetë për kryetarin e ri të Partisë së Lirisë dhe Komitetin drejtues të kësaj partie. Vetë Meta u paraqit në vendin ku po zhvillohet votimi dhe u pa të votonte. Ai e përshkroi si moderne mënyrën e votimit, duke qenë se gjithçka ishte elektronike, por jo të lehtë.
“Ishte një votim modern, jo i lehtë. Le të htemi se përmes këtyre zgjedhjeve hedhim një hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të PL që do të jetë fitues, frymëzues dhe për një Shqipëri që i përket të rinjve. Të rinjtë do të na udhëheqin,”- tha Meta.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se prioriteti i PL-së, është krijimi i zonave të lira ekonomike. Gjatë konventës së PL-së, Meta u shpreh se Shqipëria duhet të kthehet në qendrën rajonale të industrisë prodhuese dhe manifakturës në Europë. Ai shtoi se PL synon që administratat publike të jenë të mbushura me persona profesionistë dhe jo me patronazhistë.
FJALA E METËS:
Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Tatim Mbi Dividentin në masën 8%, ndërsa do taksojë profesionistët e rinj, të vetpunësuarit, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë dhe ekonomisë, me 23% të fitimit. A ka taksim më të pandershëm mbi kapitalin njerëzor? Mbi talentin, arsimin, energjinë dhe djersën e shqiptarëve të kualifikuar për punë? Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas.
ADMINISTRATA PUBLIKE: Me Profesionistë dhe jo Patronazhistë
Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse. Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian. Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja.
Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëimit dhe burokracive. Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri.
Për Partinë e Lirisë, një prioritet imediat është krijimi i Zonave të Lira Ekonomike në Shqipëri. Shqipëria duhet të kthehet në qendrën rajonale të industrisë prodhuese dhe manifakturës në Europë. Prandaj ne propozojmë një sistem fiskal dhe doganor favorizues për krijimin e zonave të lira ekonomike dhe teknologjike, me potencialin për të thithur investitorë të huaj serioz dhe të fuqishëm.
Sot për shkak të mungesës së një strategjie dhe politikës industriale, ne po humbasim tregjet europiane, e ndërkohë që duhet të ishim liderë të Ballkanit në këtë aspekt. Prej më shumë se një dekade, Maqedonia e Veriut, është një shembull shumë i suksesshëm në këtë drejtim. Në katalogun e “Invest in Macedonia”, ftesa që u bëhet investitorëve, është që ata të investojnë atje, sepse porti i Durrësit është vetëm 200 km larg… Ndërsa Shqipëria që e ka Portin e Durrësit, nuk ka asnjë Zonë të Lirë Ekonomike. Këto pra janë shanse të humbura për Shqipërinë, vende punë të humbura, eksporte të humbura, zhvillim ekonomik i munguar, varfëri dhe dëshpërim që detyron të rinjtë shqiptarë të ikin nga vendi.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se partia e tij do të garantojë hapjen e tregut kundër monopolizimit. Në Kongresin e Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet. Po ashtu, ai shtoi se PL do të konfiskojë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale.
'Ne do të thyjmë monopolet për të çliruar ekonominë, sipermarrjen dhe tregun e lire, për të rritur konkurencen dhe thithur investimet e huaja. Ne do ti japim fund koncesioneve korruptive të inceneratoreve apo cdo kontrate tjeter që fut dorën në arkën e shtetit për ta përvetësuar ne xhepin e vet.
Partia e Lirisë do të garantojë realisht hapjen e tregut kundër monopolizimit dhe oligopolizimit aktual të tij, për krijimin e një ekonomie konkuruese dhe mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimi me çmimet. Do të konfiskojmë asetet e krijuara nëpërmjet veprimtarive korruptive dhe kriminale, si inceneratorët dhe të tjera si këto, e me këto para do të mbështesim financiarisht arsimin, punësimin e rinisë dhe familjet e reja.'- tha Meta.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se modeli i partisë në aspektin ekonomik nuk do të lejojë që të merren borxhe për investimet fasadë. Në Konventën e Partisë së Lirisë, Meta tha se Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare.
DEKLARATA E METËS:
Të dashur delegate dhe delegatë, Te dashur qytetarë, Sot do të miratojmë një Program që ofron zgjidhje konkrete për hallet e njerëzve. Krizat e jashtëzakonshme, kërkojnë lidership politik të fortë dhe zgjidhje të jashtëzakonshme. Rama ka ndërtuar një model qeverisës korruptiv, arrogant, grabitqar dhe shtypës. Në ofrojmë një program politik dhe model qeverisës që bazohet tek llogaridhënia, bashkëpunimi, demokracia, kushtetutshmëria dhe referendumi. Partia e Lirisë angazhohet për rivendosjen e sigurisë juridike në vend, për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe biznesit, që të mos u tjetërsohet prona private për arsye klienteliste, të mos u mbyllet biznesi në mënyrë abritrare për shkak se nuk paguajnë gjobën ndaj taksidarëve, të mos ikin investitorët e huaj për shkak të monopolizimit të tregut dhe ekonomisë nga interesat korruptive të qeverisë. Ne angazhohemi për një model ekonomik, që stimulon iniciativën dhe tregun e lirë, konkurueshmërisë dhe mirëqenie për të gjithë.
Përveç një pakete masash konkrete me “amortizatorë socialë” për zgjidhjen e krizës ekonomike, energjetike, ushqimore dhe inflacioniste, duhet urgjentisht të përballim edhe krizën demografike, shpopullimin, mplakjen dhe largimin e trurit dhe emigracionin masiv të rinisë shqiptare…
Për ne, Arsimi është prioritet i prioriteteve kombëtare dhe do të jetë prioriteti i parë sa herë diskutohet buxheti i shtetit. Partia e Lirisë ka një program të shkëlqyer për arsimin, sepse për shkak të Rilindjes, arsimi sot është më i braktisur, më i politizuar dhe më i rrënuar se kurrë. Braktisja e arsimit tregohet qartasi me mbështetjen buxhetore për arsimin, e tregon mbështetja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Sipas Komisionit Europian, mësuesit në Shqipëri janë më të keqpaguarit në Evropë dhe rajon.
Dy herë më shumë paguhet një mësues në Malin e Zi se në Shqipëri, ndërsa pedagogët tanë janë në një grevë legjitime, sepse ata kërkojnë që brenda dy vitesh, pagat e tyre të Jenë sa ato të Kosovës. Prandaj, sikurse kam rritur pagat e pedagogëve kur isha Kryeministër në vitin 2000 qe ishte edhe krize ekonomike, në masën 58%, edhe sot mbështes kerkesat legjitime të tyre per rritjen e pages.
Rilindja e di se një popull i edukuar dhe një rini e mirëarsimuar kurrë nuk nënshtrohet.
Ne kemi një model ekonomik shumë të qartë në programin e Partisë së Lirisë. Modeli ynë ekonomik do të balancojë rritjen e prodhimit me rritjen e konsumit. Rritja e prodhimit do të mbështetet nga rritja e investimeve publike produktive, dhe nga rritja e investimeve private. Modeli ekonomik do të mbështetet në përdorimin me efektivitet të fondeve publike, duke rritur investimet dhe shpenzimet sociale me qëllim themelor rritjen e mirëqenies së qytetarëve të të gjitha shtresave. Modeli ynë ekonomik nuk do të lejojë kurrë marrjen e borxheve për investime fasadë të cilat kanë ulur produktivitetin e borxhit.
Rilindja në periudhën 2013-2021 ka marrë mbi 3 miliardë Euro borxh dhe qytetarët nuk kanë parë asgjë, asnjë investim apo shërbim të përmirësuar apo të ri ndaj tyre, përveçse borxhit që rëndon mbi familjet shqiptare sot dhe për gjenerata me radhë. (për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar vetëm 84 lekë, në nivel më të ulët se niveli i borxhit.)
Ndërsa në vitet 2000-2005, për çdo 100 lekë të marrë borxh, vlera e ekonomisë është shtuar 193 lekë. Rënia pikiatë e produktivitetit të borxhit është treguesi më i mirë se rritja e borxhit i ka shërbyer vetëm Ramës dhe Rilindjes për të ekzekutuar vjedhje marramëndëse, me projekte publike të fryra disa fish. Por rritja e borxhit nuk i ka shërbyer qytetarëve, sepse nuk i ka shërbyer prodhimit, hapjes së vendeve të reja të punës dhe mirëqenies së tyre. Ndërkohë, kosto e borxhit është dyfishuar dhe këtë e paguajnë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkohë, raporti i borxhit publik kundrejt eksporteve të mallrave në vitin e kaluar ishte 12.8 për Shqipërinë dhe 1.1 për Maqedoninë, 1.3 për Bosnjen dhe 1.7 për Serbinë.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u zotua se do ua rikthejë Shqipërinë të rinjve. Gjatë konventës së Partisë së Lirisë, Meta u shpreh se PL është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpirtin e lirë dhe patriotik. Kreu i PL shtoi se misioni i tyre është që t'u japin shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë që iu janë mohuar.
FJALA E METËS:
Të dashur delegate dhe delegatë!Mirëseerdhët në Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.
Papa Françesku ka thenë “Liria nuk është e drejta për të bërë çfarë kemi dëshirë, por mundësia për të bërë gjënë e duhur”… Prandaj, sot më shumë se kurrë kemi nevojë të gjithë së bashku të bëjmë gjënë e duhur për të mbrojtur lirinë e çdo qytetari dhe të shoqërisë tonë nga ‘burgosja’ e saj. Partia e Lirisë është alternativa e shpresës për të zgjuar guximin qytetar dhe shpritin e lirë dhe patriotik. Misioni ynë është tu japim shqiptarëve lirinë e grabitur dhe mundësitë e mohuara për të jetuar me dinjitet dhe të lirë në Atdheun e tyre. Misioni ynë është që Shqipëria tu përkasë të rinjve. Ndaj ne do të bëjmë çdo sakrificë për të ndaluar shpopullimin, këtë hemorragji që po vret vitalitetin, energjinë e Shqipërisë, të rinjtë dhe profesionistët, e që po kërcënon identitetin dhe të ardhmen e kombit dhe familjeve tona. Vetëm për shkak të Rilindjes, Shqipëria, vendi me moshën e popullsisë më të re në Europë deri para 10 vitesh, është sot vendi me shpopullimin më dramatik në Europë. Vetëm për shkak të Rilindjes, qytetarë të pafajshëm, të rinj dhe fëmijë, vriten në mënyrë të përsëritur nga dora e policisë dhe askush nuk dënohet e jep llogari.
Vetëm për shkak të Rilindjes, sot jemi vendi më i varfër në Europë, me pagat dhe pensionet më të ulëta edhe në rajonin tonë, por kemi edhe çmimet më të larta të karburantit, ushqimeve, ilaçeve dhe shërbimit të arsimimit, të qirave të banesave, etj… pra të kostove bazike të jetesës. Ashtu, siç kemi edhe taksat më të larta në rajon! Sot, së pari qytetarët presin prej Partisë së Lirisë heqjen e prangave dhe shembjen e burgut ku po jetojnë.
Ky është borxhi më i madh që u kemi qytetarëve qysh pas rrëzimit së diktaturës komuniste në fillim të viteve 90’… Sfida reale e opozitës nuk është vetëm të denoncojë kush është e keqja e këtij vendi, por sesi ta mundim atë…sepse të gjithë qytetarët tashmë e dinë dhe po e përjetojnë në shpinën e tyre çdo ditë dhe më tepër…
… si ai kryefamiljari që përlotet bashkë me fëmijët e tij tek pragu i shtëpisë së shkatërruar nga fadroma e qeverisë…
…si ai pensionisti që nuk ka mundesi të blejë ilaçet…
…si ai punëtori i krahut që nuk ngop dot familjen me bukë thatë…
…si ai biznesi i vogël që nuk mbijeton dot nga taksidarët që rrijnë tek dera…
…si ai i riu që luan me vdekjen për të ikur me gomone në Angli e kështu me rradhë…
Pra, për shumicën e shqiptarëve jeta është kthyer në një dramë dhe tmerr pa fund, ndërsa për disa të privilegjuar është një parajsë ku mund të luhet bixhoz me jetën e gjithsecilit dhe me pasurinë tonë kombëtare… Koha nuk pret më! Koha është tani, që Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar t’i japi fund sundimit të regjimit që u ka rrëmbyer liritë shqiptarëve. Ndaj Partia e Lirisë angazhohet solemnisht, ti japë fund sundimit të regjimit, për të vendosur sundimin e ligjit!
Sundimi i ligjit do të garantohet:
…nga rivendosja e shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmëria,
…nga rivendosja e institucioneve të forta dhe të pavarura,
…nga llogaridhënja dhe ndëshkueshmëria..
…nga mirëqeverisja dhe meritokracia..
…nga liria ekonomike dhe zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm…
…nga punësimi me paga dinjitoze që mbulojnë kostot e larta të jetesës…
…nga lufta kundër varfërisë dhe mbështetja sociale për shtresat më të prekura të shoqërisë.
Koha është tani për një “Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike”, për të ndalur shpopullimin dhe emigracionin masiv të të rinjve tanë…
Shqipëria do t’i përkasë të rinjve…sepse një shoqëri dhe një popull pa rini është si një trup pa shpirt…Është kjo bindje e palëkundur, që duhet të mbajë gjallë frymën dhe kauzën madhore të Partisë së Lirisë dhe Opozitës së Bashkuar… Prandaj në këtë Konventë Zgjedhore të Partisë së Lirisë ne do të shpalosim Programin tonë politik, strategjinë, zgjidhjet tona, aksionin, ekipin e ri drejtues dhe mobilizimin jo vetëm opozitar por mbarë-kombëtar. Ne jemi të vetëdijshëm, që në udhëkryqin e rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria, lufta e vërtetë dhe e pa-kompromistë e qytetarëve është të zgjedhin mes diktaturës dhe lirisë, mes dëshpërimit dhe shpresës, mes varfërisë së tejskajshme dhe zhvillimit, mes skllavërimit modern për bukën e gojës dhe punësimit dinjitoz…
Kur të gjithë bëhemi bashkë nuk ka diktaturë dhe qeveri pakice që i mbijeton zemërimit dhe verdiktit popullor… Prandaj, për Partinë e Lirisë, referendumi është manifestimi më sublim i demokracisë direkte dhe vullnetit të sovranit! Kur pushteti autokratik vjedh votën e lirë, përdhos demokracinë dhe Kushtetutën e vendit, atëhere referendumi mbetet arma e vetme në dorën e sovranit! Ne do ta rivendosim demokracinë dhe çlirojmë institucionet e grabitura, duke i rikthyer në shërbim të qytetarëve. Nuk do të ketë kauza të mëdha dhe vendime strategjike për të ardhmen e vendit pa ushtrimin e vullnetit të sovranit përmes referendumit!
TIRANË- Zbardhet Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë që në thelb ka referendumin. Rezoluta është prezantuar ditën e sotme nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
Rezoluta shprehet se në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: referendumin. Sipas rezolutës, Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët.
REZOLUTA E PLOTË:
1. Në Nenin 6.1. në Kapitullin “Parimet Themelore”, shtohet paragrafi “f”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“f. Referendumi i brendshëm, si mekanizëm i përfaqësimit direkt të vullnetit të anëtarëve, lidhur me çështje të rëndësishme të organizimit të brendshëm, ndryshimeve statutore e programore dhe vendimmarrjeve të caktuara, strategjike të partisë.”
2.Në kapitullin VII me titull “Anëtarësimi”, shtohet Neni 7.3./1, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së PL-së në një Qendër Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë, shqyrtohet nga Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e QV-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse plotëson kushtet e Nenit 7.1. dhe pranohet, anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.”
3. Në Nenin 7.8. ku përshkruhen të drejtat e anëtarëve të Partisë së Lirisë, shtohen dy paragrafë të rinj “g” dhe “h”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“g. të propozojë mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti. Referendumi në këtë rast, mbahet kur atë e kërkojnë pesë mijë anëtarë në nivel kombëtar;
h. të votojë për çështje që hidhen në referendum, sipas parashikimeve të Nenit 19.3.;”.
4. Neni 8.1., në Kapitullin “Masat Disiplinore” ndryshohet si më poshtë vijon:
“8.1. Çdo anëtar i PL-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara në Nenin 7.7., i nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.”
5. Në Nenin 8.2., si masë disiplinore, shtohet pika “c”, me përmbajtje si më poshtë vijon:c. çregjistrimi.”
6. Neni 8.4., ku përcaktohen forumet që marrin masat disiplinore, ndryshohet si më poshtë vijon:
“8.4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të PL-së dhe të Kryetarit të Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Konventës Kombëtare, i drejtohet Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur apo të emëruar nga forumet e PL-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.”
7. Neni 9.4., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel vendor, ndryshohet si më poshtë vijon:
“9.4. PL-ja në nivel vendor ka këtë organizim:
Organizata pranë Qendrës së Votimit – OQV
Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative – KNJA
Komiteti Drejtues i PL-së në Bashki – KDB
Kryesia e PL-së në Bashki
Sekretari Politik i Qarkut”.
8.Në Nenin 9.5., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel qendror, hiqet “Departamenti i Organizimit”.
9.Në Kapitullin X, titullit “Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative”, i shtohet togfjalëshi “(ish--komunat)” dhe Neni 10.10., ndryshohet si më poshtë vijon:
“Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative (ish-komunat)
10.10. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e PL-së në OQV.”
Nenet 10.11., 10.14. dhe 10.15., që I referohen Kryesisë së Partisë së Lirisë në Njësitë Administrative, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:
10. Neni 10.11.:
“Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së PL-së në Njësinë Administrative.”
11. Neni 10.14.:
“Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:
a. Organizon dhe koordinon punën e Organizatave të PL-së pranë Qendrës së Votimit, në territorin administrativ të Njësisë Administrative;
b. Administron regjistrin e anëtarësisë së PL-së në nivel njësie administrative;
c. Mund të propozojë kandidaturat për deputetë, për organet e qeverisjes vendore apo për çdo organizatë tjetër, ku kërkohet përfaqësimi politik i PL-së në territorin administrativ të saj;
d. Monitoron dhe administron procesin e mbledhjes së kuotizacioneve;
e. Koordinon punën e PL-së në të gjitha fushat, politike, ekonomike, shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e PL-së pranë QV-ve dhe anëtarët e PL-së, por edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror, përkrahës të PL-së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të PL-së;
f. Miraton pranimet, këshillimet, pezullimet apo çregjistrimet nga PL-ja, sipas parashikimeve të Neneve 8.3. dhe 8.4.;
g. Organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti, për në organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në zonën zgjedhore përkatëse, në përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të PL-së;
h. Raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e PL-së në Bashki, për aktivitetin e PL-së në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.”
12. Neni 10.15.:
“10.15. PL në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari i PL-së në Njësinë Administrative, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të fshehtë nga anëtarët e Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.”
13. Nenet 10.17., 10.18., 10.19. dhe 10.20., nën titullin “Konventa e PL-së në Bashki” shfuqizohen.
14. Neni 10.21., ku sanksionohen kompetencat dhe organizimi i Komitetit Drejtues në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:
“10.21. KD i PL-së së Bashkisë realizon drejtimin politik dhe organizativ të PL-së në periudhën midis dy zgjedhjeve në parti:
a. KD i PL-së së Bashkisë përbëhet nga Kryetarët e PL-së të njësive administrative, të zgjedhurit në organet e qeverisjes vendore, kryetarja e LGI-së së Bashkisë, kryetari i LRI-së së Bashkisë dhe Kryetarët e Organizatave të Qendrave të Votimit në tërritorin e asaj Bashkie;
b. Përgjigjet për zbatimin e vendimeve të Konventës Kombëtare, të KDK-së, si dhe të Kryesisë së PL-së;
c. Koordinon veprimtarinë e PL-së në të gjitha fushat: politike, ekonomike e shoqërore;
d. Në mbledhjen e parë pas konstituimit, KDB zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretarët e PL-së së Bashkisë;
e. Komiteti Drejtues, si rregull, duhet të mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj. Ai thirret me kërkesë të Kryesisë së PL-së, me kërkesë të Kryesisë së PL-së në Bashki dhe nga një e treta e anëtarëve;
f. KDB ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy zgjedhjeve të brendshme, deri në 25% të numrit të anëtarëve të tij;
g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë për Kryetarin e PL-së në Bashki, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PL-së në Bashki, paraqitet vetëm një kandidaturë.”
Nenet 10.22., 10.23. dhe 10.24., ku përcaktohet organizimi dhe kompetencat e Kryesisë së Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohen respektivisht si më poshtë:
15. Neni 10.22.:
“10.22. Kryesia e PL-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e PL-së të Njësive Administrative, që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e PL-së.”
16. Neni 10.23.:
“10.23. Kryesia e PL-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në muaj. Ajo thirret nga Kryetari i PL-së në Bashki ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së PL-së në Bashki.”
17. Në Nenin 10.24., shfuqizohet paragrafi “e”.
18. Neni 10.25., ku sanksionohet roli i Kryetarit të Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:
“10.25. Kryetari i PL-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim të fshehtë, me më shumë se një kandidat, sipas parimit një anëtar-një votë, ose në mungesë të kandidaturave alternative, zgjidhet me votim të fshehtë nga KDB, për një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të PL-së në Bashki, e merr Kryesia e PL-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të paraqitura.”
19. Nenet 10.31., 10.32., 10.33. dhe 10.34., nën titullin “Kryesia e PL-së së Qarkut”, shfuqizohen.
20. Pas Nenit 10.30., shtohet titulli “Sekretari Politik i Qarkut” dhe nen i ri, me numër 10.31., me përmbajtje si më poshtë vijon:
“Sekretari Politik i Qarkut
10.31. Sekretari Politik i Qarkut caktohet me vendim nga Kryesia e PL-së.
Sekretari Politik i Qarkut koordinon dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat zgjedhore.”
21. Në Nenin 11.7., ku përcaktohen kompetencat e Konventës Kombëtare, shtohet paragrafi “g”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë Kryetarin e PL-së, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjen e Kryetarit të PL-së, paraqitet vetëm një kandidaturë.”
Nenet 11.12. dhe 11.14., nën kapitullin ku përcaktohet organizimi dhe funksionet e Komitetit Drejtues Kombëtar, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:
22. Në Nenin 11.12., paragrafi “n”, ndryshohet si më poshtë vijon:
“n. Komiteti Drejtues Kombëtar ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy Konventave, deri në 25% të anëtarëve të KDK-së;”
Si dhe shtohet paragrafi “u”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“u. propozon me shumicën e anëtarëve mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti dhe miraton me vendim procedurën për zhvillimin e referendumeve.”
23. Në Nenin 11.14., pas togfjalëshit “…me vendim të Kryesisë”, shtohet togfjalëshi “… ose nga Kryetari i PL-së.”
24. Në Nenin 11.20., ku sanksionohet “Kryesia e Partisë së Lirisë”, paragrafët “g”, “h” dhe “j” ndryshojnë përmbajtjen si më poshtë vijojnë respektivisht:
“g. miraton numrin e anëtarëve të KDB-ve;
h. miraton listën e kandidatëve për kryetarë të PL-së të bashkive, që do t’i nënshtrohen më pas procesit të votimit në strukturat përkatëse;
j. përcakton Sekretarin Politik të Qarkut;”
25. Nenet 11.21., 11.22. dhe 11.23., nën titullin “Kryesia Ekzekutive” shfuqizohen.
26. Në Nenin 11.25., nën kapitullin “Kryetari i PL-së”, shtohet paragrafi me përmbajtje si më poshtë vijon:
“11.25. … Nëse pas përfundimit të afatit të aplikimeve për konkurrimin për Kryetar të PL-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e Kryetarit të PL-se bëhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare, me votim të fshehtë.”
27. 28.Shtohet kapitull i ri me numër XIX, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“XIX. MBAJTJA E REFERENDUMEVE
19.1. Anëtarët e PL-së kanë të drejtë të propozojnë mbajtjen e referendumeve.
19.2. Çështjet që mund të shqyrtohen në referendum janë ato lidhur me normat e Statutit, Programit dhe organizimit të brendshëm të PL-së.
19.3. Referendumet në PL mund të thirren nga shumica e anëtarëve të KDK-së së PL-së ose nga pesë mijë anëtarë. Për votimin e referendumeve thirret në votim e gjithë anëtarësia në nivel kombëtar.
19.4. Çështja e hedhur në referendum konsiderohet e miratuar, kur atë e votojnë pro, jo më pak se tre të pestat e anëtarëve pjesëmarrës në votim.
19.5. Procedurat për zhvillimin e referendumeve përcaktohen me vendim të KDK-së së PL-së.”
29. Shtohet kapitull i ri me numër XX, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“XX. DISPOZITË TRANZITORE
20.1. Në rastet kur një apo më shumë strukturave të organizimit qendror apo vendor të PL-së iu ka kaluar afati statutor i ushtrimit të kompetencave apo funksioneve të tyre, vendimet merren sipas rastit nga strukturat e tjera, të cilat vazhdojnë të gëzojnë legjitimitet sipas Statutit.”
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat përpara nisjes së konventës së parë të Partisë së Lirisë, duke e quajtur një ditë të rëndësishme. Ai u pyet se nëse sot do të bëhet publike emri i superpolitikanit që i propozoi Berishës për zgjedhjet. Ai tha se do mbetet për tu parë super lista me kandidatët duke mos thënë asnjë emër.
Pyetja: Do e zbuloni sot superpolitikanin?
Meta: Do të shikoni vetë super listën e kandidatëve për këshilltarë në bashkinë e Tiranës dhe do jetë e vështirë ta identifikoni.
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për gazetarët para nisjes së konventës së PL-së. I pyetur në lidhje me faktin që ai ishte i vetmi kandidat për kreun e PL, Meta tha se e sheh si tregues të besimit të anëtarëve në lidershipin e tij.
'Angazhimi ynë është që ti mbajmë të rinjtë këtu. Prej 100 ditësh është bërë e ditur se do të ketë zgjedhje për kryetarin e PL. Sot do të votohen të gjithë në mënyrë të fshehtë.Nuk shpikim dot kandidatë dhe nuk bëjmë dot gara fiktive, është tregues i besimit të anëtarëve të PL dhe unë do ta justifikoj me mbështetje maksimale.'- u shpreh Meta.