Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile.
TIRANA- Opozita në Shqipëri ka thirrur protestë kombëtare në pasditen e së hënës, për të kundërshtuar burgosjen e deputetit demokrat, Ervin Salianji. Partia Demokratike e ka cilësuar protestën si fillim i mosbindjes civile. Vendimin e Gjykatës së Apelit, opozita e cilëson si politik. Opozita ka kryer disa aksione prej marrjes së vendimit nga Gjykata, përfshirë djegien e karrigeve para Kuvendit dhe katër manekinëve, dy prej të cilëve kanë qenë me imazhet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.
Në prag të kësaj proteste, Policia e Shtetit ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e tubimit. Prej orës 18:00, e deri në përfundim të tubimit, në disa rrugë të kryeqytetit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve.
"Policia e Shtetit apelon të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim që të distancohen nga çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike dhe private, ndaj punonjësve të policisë, përfaqësuesve të medias dhe gazetarëve", është thënë në njoftimin e policisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë në fjalimin e tij të fundit – të mbajtur nga arresti shtëpiak - se çdo demokrat është i betuar për çdo sakrificë.
"Demokratët nisin revoltën e tyre, zemërimin e tyre. Nga 7 tetori dhe deri në triumfin tonë nuk ka forcë në botë që të na mposhtë”, ka thënë Berisha.
Mësohet se rreth 1.000 zyrtarë policorë do të angazhohen për mbarëvajtjen e këtij tubimi. Në shkresën që Partia Demokratike i ka dërguar policisë, ka kërkuar katër orë leje për tubim, nga ora 18:00 deri në orën 22:00, para ndërtesës së Kryeministrisë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që janë parë në dy aksionet paraprake të opozitës, dhe kanë bërë thirrje për dialog./ REL
Ilir Meta TIRANA- Partia e Lirisë do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Partia Demokratike ditën e sotme. Me anë t&...
Foto ilustruese TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin pro...
sali berisha TIRANË- Më 19 nëntor do të zhvillohet seanca në Gjykatë Kushtetuese, ku do të shqyrtohet kërkesa e kre...
Vokshi TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhj...
atird hoxha VLORË- Dega e Partisë Demokratike në Vlorë ka bërë një kallëzim në Prokurori lidhur me situatë...
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi TIRANA- Avokatët e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe të dhëndrit t&eu...
Selia e PS-së TIRANË- Ditën e sotme është mbledhur në Kryesinë e Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste....
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e opozotës e cila është paralajmëruar se do të...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme Partia Demokratike ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë ditën e ...
Igli Hasani TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar me anë të një postimi në plat...