Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.
VLORË- Rreth 335 mijë qytetarë janë thirrur sot në votime për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në pesë bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Cërrik dhe Mat. Bashkia me numrin më të madh të votuesve është Vlora, me afro 171 mijë zgjedhës, ndërsa më e vogla është Tepelena, me rreth 13 mijë votues.
Numri i votuesve në secilën bashki është si më poshtë:
• Vlorë: afro 172 mijë votues
• Berat: mbi 82 mijë
• Cërrik: rreth 39 mijë
• Mat: 29 mijë
• Tepelenë: 12,600 votues
Partia Demokratike dhe opozita zyrtare nuk marrin pjesë me kandidatët e tyre zyrtarë, por kanë deklaruar mbështetjen për disa kandidatë të pavarur, të cilët do të përballen me kandidatët e Partisë Socialiste.
Garat kryesore:
• Vlorë: Brunilda Mersini (PS) përballet me Dionis Sotën (mbështetur nga PD) dhe Gjergj Nikën.
• Berat: Ervin Ceca (PS) kundrejt Pavlo Shkarpës.
• Mat: Altin Bojni (PS), Suzana Pasha (e pavarur, ish-anëtare e PS) dhe Eduart Brahilika (i mbështetur nga PD).
• Cërrik: Florenc Doka (PS), Amarildo Hoxha (i pavarur, i mbështetur nga PD) dhe Eligert Hima (Lëvizja Shqipëria Bëhet).
• Tepelenë: Gramoz Sako (PS) përballet me Gabriel Gumën (i pavarur, i mbështetur nga opozita).
Kryebashkiakët që do të zgjidhen do të kenë një mandat të shkurtuar prej 1 viti e gjysmë, deri në zgjedhjet vendore të planifikuara për pranverën e vitit 2027. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës./Dosja.al
foto ilustruese TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një postim në rrjetet sociale, duke uruar qytetarët pë...
foto ilustruese VLORË- Në Vlorë ka nisur marrja në dorëzim e qendrave të votimit nga grupet e administrimit zgjedhor. M...
foto ilustruese VLORË- Pesë bashki të vendit zgjedhin sot kryebashkiakët e rinj. 334.539 mijë votues në bashkitë, ...
Albin Kurti KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas një sërë lëshimesh nga ana e Lëvizjes ...
Foto ilustruese KOSOVA- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përuruar sot “Skifteri”-n, dronin e parë të prodh...
Foto ilustruese KOSOVA- Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna do të rikthehen në qendrat e votimit për të...
Monika Kryemadhi, foto nga palestra TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është përgatitur të tregojë një tjet&e...
Monika Kryemadhi, foto nga emisioni TIRANA- Ish-kryetarja e PL, Monika Kryemadhi, rrëfeu një episod nga një vizitë zyrtare në...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi sot situatën aktuale të opozitës dhe dha nj&eum...
Monika Kryemadhi TIRANA- Ish-kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën politike në vend dhe mundësinë e daljes nga b...