LIVE UPDATES
Politike

Spahia: Spastrime politike në Shkodër, Benet Beci pushon nga puna 180 kryefamiljarë!

Spahia shtoi se ky skenar është i përsëritur po bëhet një spastrim politik.

6 Shkurt 2024, 14:41 Nga N.F
Spahia: Spastrime politike në Shkodër, Benet Beci pushon nga puna 180
Bardh Spahiu

SHKODËR- Anëtari i Kryesisë, Bardh Spahia ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se 180 kryefamiljarë, gra dhe burra do të hidhen në rrugë duke i hequr nga puna me vendim të kryebashkiakut të Shkodrës. Spahia shtoi se ky skenar është i përsëritur po bëhet një spastrim politik.

"Të paktën 180 kryefamiljarë, gra dhe burra do të hidhen në rrugë me vendim të kryebashkiakut të paligjshëm, të emëruar nga krimi i organizuar, Benet Beci! Me skenarin në përsëritje e sipër të Rilindjes 2013 për gjoja ristrukturim, po ndodh spastrim politik. Asgjë për t’u habitur nga një kryebashkiak që urdhrat i merr nga një kryeministër dhe nga një bandë që kanë frikë nga njerëzit e lirë dhe të ndershëm. Por ajo që ka revoltuar shkodranët është mashtrimi me të cilën mbulohen spastrimet politike për llogari të Edi Ramës dhe krimit të organizuar në Shkodër!," u shpreh Spahia.

Ai më tej shtoi se ështe koha për të reaguar është tani dhe se duhet rikthyer Shkodrën shkodranëve.

Fjala e plotë 

Për fat të keq hakmarrja e Rilindjes ndaj Shkodrës, dje kaloi në urrejtje të pakoceptueshme dhe çnjerëzore. Të paktën 180 kryefamiljarë, gra dhe burra do të hidhen në rrugë me vendim të kryebashkiakut të paligjshëm, të emëruar nga krimi i organizuar, Benet Beci!

Me skenarin në përsëritje e sipër të Rilindjes 2013 për gjoja ristrukturim, po ndodh spastrim politik. Asgjë për t’u habitur nga një kryebashkiak që urdhrat i merr nga një kryeministër dhe nga një bandë që kanë frikë nga njerëzit e lirë dhe të ndershëm. Por ajo që ka revoltuar shkodranët është mashtrimi me të cilën mbulohen spastrimet politike për llogari të Edi Ramës dhe krimit të organizuar në Shkodër!

Shkodranët nuk janë budallenj, por, njësoj si pjesa tjetër e shqiptarëve, kemi fatkeqësinë të kemi në krye një qeveri që nuk di të fitojë zgjedhje, përveçse t’i marrë ato ose me forcë, ose me para. Ne provuam me prova filmike se në Shkodër këtë herë u përdorën të dyja këto mjete antidemokratike. Shkodranët e dinë se 180 kryefamiljarë po ndëshkohen politikisht nga kukulla e bandave dhe e Edi Ramës në Shkodër, jo sepse ka patur abuzim me pozicionet e tyre të punës.

Historikisht, deri në vitin 2023, bashkia e Shkodrës ka marrë vlerësime të përvitshme si një ndër bashkitë e pakta në vend për menaxhimin e shkëlqyer financiar. Kjo do të thotë se taksat e shkodranëve nuk janë vjedhur, nuk janë abuzuar, por i kanë shërbyer interesit publik. Shkodranët nuk e meritojnë të tallen nga propaganda antinepotizëm e Benet Becit, personi që mbahet mend për abuzime dhe emërime skandaloze në KESH. Media ka dokumentuar punësimin prej tij si këshilltarë në KESH të ortakëve të kompanisë së bashkëshortes.

Kjo që po nis me shkarkimin masiv të 180 burrave e grave të punës nuk sjell asnjë të mirë për Shkodrën. Ata do të zëvendësohen me shërbëtorë të bandës që solli në pushtet Benet Becin dhe kontrollon sot Bashkinë e Shkodrës.

Ky është vetëm fillimi. Shkodranët do të ndiejnë në lëkurë çfarë do të thotë që Shkodrën nuk e qeveris vota e lirë, por krimi dhe korrupsioni. Çmimi i ujit do të rritet, taksat kanë nisur të rriten duke nisur nga tregtarët, nga kopshtet dhe çerdhet, tek ndërtimi, duke bërë akoma më të shtrenjtë jetesën në bashkinë me numrin më të madh të emigracionit gjatë 3-4 viteve të fundit. Koha për të reaguar është tani! Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u rikthyer Shkodrën shkodranëve!

bardh spahiu pd shkodra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj