LIVE UPDATES
Politike

SPAK arreston ish-deputetin Jurgis Çyrbja, VOA: Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet me drejtësinë ndryshuan me shpejtësi!

Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.

20 Tetor 2024, 23:00 Nga N.F
SPAK arreston ish-deputetin Jurgis Çyrbja, VOA: Brenda dy javësh
Jurgis Çyrbja

DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për "korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror".

Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.

Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit 'Sky Ecc' me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.

Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.

Njëkohësisht SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth 7 vite më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.

Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.

Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.

Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.

Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit./VOA

jurgis çyrbja spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj