3 Janar 2025, 11:23
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Gjykata e Apelit të posaçëm rrëzoi sot kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. Seanca, që drejtohet nga gjyqtari i posaçëm, Engert Pëllumbi, nisi pak pas orës 10:00 teksa në sallë ndodhej dhe avokati i kryedemokratit, Genc Gjokutaj.
Thuajse tre javë më parë, SPAK apeloi në Apelin e Posaçëm lirimin e kreut të PD-së Sali Berisha nga "arresti shtëpiak" dhe kërkoi rikthimin e masës. Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024. Ky vendim u mor nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj deklaroi atë ditë se ndaj Berishës nuk është caktuar asnjë masë tjetër sigurie. Ai shtoi po atë ditë se Prokuroria kërkoi që Berisha të qëndronte në "arrest shtëpie".
Më 30 dhjetor 2023 Gjykata e Posaçme njoftoi se e kishte vendosur masën arrest shtëpiak ndaj Berishës i cili është duke u hetuar së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi (aktualisht nën masën "arrest shtëpie") për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani.
Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në "arrest shtëpie".
Gjykata e Posaçme urdhëroi Berishën të mos largohet nga banesa e tij dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë me të në të njëjtën banesë, ndërsa për zbatimin e kësaj mase ngarkoi SPAK-un dhe shërbimet e policisë gjyqësore.
sali berisha
Politike
3 Janar 2025, 09:35
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Apeli i GJKKO-së do të shqyrtojë sot ankimimin e SPAK, që kërkon rikthimin e kreut të Partisë ...
Politike
2 Janar 2025, 17:32
M.B
Tedi Blushi
KORÇA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi sot nga Korça se qeveria mund...
Politike
2 Janar 2025, 14:55
I.A
Trump, Osmani dhe Macron
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video me takimet që ka pasur me liderët bot&...
Politike
2 Janar 2025, 14:28
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas tragjedive të njëpasnjëshme në SHBA dhe në Malin ...
Politike
2 Janar 2025, 14:06
I.A
PZAZ
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV), parti në pushtet në Kosovë, ka nisur të enjten ankesë në Panelin Zgje...
Politike
1 Janar 2025, 19:13
ZH.LL
Celibashi
TIRANË- Kreu i KQZ-së, Ilirja Celibashi ka njoftuar se më 11 janar do të fillojë procesi i regjistrimit të votuesve...
Politike
1 Janar 2025, 14:25
I.A
QKUK
KOSOVË- Vajzë dhe djalë janë dy fëmijët e parë të lindur në vitin 2025. Të dy këto lindje jan&e...
Politike
1 Janar 2025, 08:53
I.A
Edi Rama dhe Ismail Qemali
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se e ka nisur vitin 2025 me kreativitet. Me anë të një postimi n&eu...
Politike
1 Janar 2025, 08:47
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Festimet për ndërrimin e viteve, kanë kaluar pa incidente të mëdha në vend. Ndërk...
Politike
1 Janar 2025, 08:39
I.A
Ares dhe Rajd
TIRANË- Ares dhe Rajd janë dy fëmijët e parë që erdhën në jetë sapo ora shënoi 00:00. Dy bi...