LIVE UPDATES
Politike

“SPAK nuk ka patur vullnetin të hetojë historinë mafioze të DIA-s” Blushi: Komunikimi mes drejtuesve të DIA-s vërteton se Meta ka zero lidhje me aferën CEZ-DIA

Gjatë një deklarate për mediat, Blushi paraqiti dokumenta të reja, të cilat që sipas tij faktojnë se të gjitha akuzat ndaj Metës janë të pavërteta.

23 Prill 2026, 17:12 Nga E.d
“SPAK nuk ka patur vullnetin të hetojë historinë mafioze
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se komunikimi mes drejtuesve të DIA-s vërteton se ish-presidenti Meta ka zero lidhje me aferën CEZ-DIA. Gjatë një deklarate për mediat, Blushi paraqiti dokumenta të reja, të cilat që sipas tij faktojnë se të gjitha akuzat ndaj Metës janë të pavërteta.

Ai tha se jo vetëm DIA por edhe marrëdhënia e saj me kompaninë CEZ, ishte dhe mbetet një histori mafioze, ku sipas tij është përfshirë drejtpërdrejt, Edi Rama dhe ku është konsumuar afera e madhe korruptive e faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it. 

Sipas tij dokumetat e paraqitura janë dëshmi që tregojnë se kontrata CEZ-DIA u lidh falë edhe garancive që sipas tij ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.

Në fund, Blushi tha se SPAK nuk ka patur kurrë vullnetin të hetojë realisht historinë mafioze të kompanisë DIA dhe marrëdhënies së saj me kompaninë CEZ, sepse e vërteta të çon vetëm te kryeministri Edi Rama.

Fjala e Blushit:

Në vijim të sqarimit publik lidhur me të vërtetën e vetme se ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë ka ZERO fakte dhe ZERO prova penale që e lidhin atë me aferën CEZ-DIA, do vijojmë sot me publikimin e provave të reja ligjore.

Derimë tani kemi bërë vetëm 8 nga të paktën 800 fakte, dokumenta, shkresa dhe dëshmi që e provojnë se kompania DIA, ishte që para se të lindte dhe derisa u mbyll, një krijesë amerikane dhe se kontrata CEZ-DIA u lidh falë, jo vetëm lidhjeve që kishin amerikanët e DIA-s me CEZ-in, përvojave të kompanive amerikane në Çeki që ata ofruan si garanci, por edhe falë garancive që ata ofruan në emër të kompanisë mëmë, Debt Advisory International LLC, ku tre aksionerët ishin amerikanë.

Ndër këto dokumenta që kemi publikuar, unë po ju rikujtoj, vetëm një, dokumentin zyrtar shtetëror të regjistrimit të DIA-s në Shqipëri, ekstraktin e marrë nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku provohet de jure, se pronari i vërtetë i DIA-s, ishte Znj. Rebecca Gaskin.

Dua t’ju sqaroj edhe njëherë se jo vetëm DIA por edhe marrëdhënia e saj me kompaninë CEZ, ishte dhe mbetet një histori mafioze, ku është përfshirë drejtpërdrejt, Edi Rama dhe ku është konsumuar afera e madhe korruptive e faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it. Por vijojmë sot, si përherë, mbështetur vetëm mbi prova ligjore, publikimin e fakteve të reja.

Më konkretisht, komunikimin midis drejtuesve të DIA-s, dega Shqipëri, që dëshmojnë se pronarja amerikane e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemeve të kompanisë, të presioneve që ushtroheshin ndaj saj nga dega e CEZ-it në Shipëri, por që vërtetojnë edhe se sa të forta ishte lidhjet e saj me drejtuesit e CEZ-it, sa jo vetëm nuk i llogariste shqetësimet e tyre por siç ka pohuar edhe vetë lidhjet e saj me CEZ-in ishin aq solide sa ajo pretendonte të blinte edhe degën e CEZ-it në Shqipëri.

Vijojmë konkretisht.

Më datën, 9 nëntor 2011, Drejtori rajonal i DIA-s, Oligert Kume i dërgon një e-mail administratorit të DIA-s, Z. Kastriot Ismailaj ku e informon për presionet dhe fushatën e shpifjeve sipas tij që po ndërmerren ndaj DIA-s nga përfaqësuesve të CEZ-Shqipëri.

(E-mail bashkëlidhur i OLIGERT KUME – 9 nëntor 2011)

Më datën 10 nëntor 2011, Administratori i asaj kohe i DIA-s, Z. Kastriot Ismailaj, i kthen një e-mail drejtorit rajonal të kompanisë, Z. Oligert Kume, në lidhje me histerinë sipas tij që ka nisur ndaj DIA-s dhe stafit të saj, duke i bërë me dije se përgjigjen po ta kthej në gjuhën angleze në mënyrë që edhe pronarja e kompanisë, pra Znj. Rebecca Gaskin të krijonte një pasqyrë të saj.

(E-mail bashkëlidhur i KASTRIOT ISMAILAJ – 10 nëntor 2011)

Vijojmë tani me faktin më interesant.

Brenda ditës, dhe fiks 28 minuta pas email-it të Z. Ismailaj për Z. Kume, vetë pronarja e DIA-s, Znj. Rebecca Gaskin, i kthen përgjigjen e saj drejtorit rajonal të DIA-s, ku jo vetëm e qetëson dhe e këshillon të mos shqetësohet fare për sulmet e CEZ-Shqipëri, por i evidenton dhe argumentin bindës.

Dhe argumenti i saj janë pikërisht, ato që edhe ajo shkruan vetë, lidhjet e saj shumë shumë të forta me CEZ-in në Pragë, madje aq të forta sa ajo është gati të blerë edhe degën e CEZ-it në Shqipëri.

(E-mail bashkëlidhur i REBECCA GASKIN – 10 nëntor 2011)

Ky email, vërteton, natyrisht për çdo njeri që ka sytë në ballë dhe jo për ata prokurorë të tredhur që ua ka lidhur sytë Edi Rama që te vettingu, se Znj. Rebecca Gaskin, jo vetëm ishte në dijeni të problemve që kishte DIA, të presioneve që kishte për këto arsye nga CEZ-i i Shqipërisë, por ajo tregon që kishte lidhje kaq të forta me drejtuesit e lartë të CEZ-, sa jo vetëm nuk i llogariste kritikat e tyre, përkundrazi ishte aq e plotfuqishme sa pretendonte që DIA të blinte edhe CEZ-in e Shqipërisë.

Aq e plotfuqishme, siç e lexuat, do e blinte CEZ-in e Shqipërisë me çmimin që do caktonte kjo, jo me atë mund të kërkonte CEZ në Prag.

Madje, kaq e plotfuqishme ishte Znj. Gaskin, sa në bashkëpunim shumë të ngushtë me Edi Ramën, mori një badigard të Niko Peleshit, e caktoi si “administrator” të DIA-s, e regjistroi edhe në QKR, dhe ndërkohë në emër të tij, pa dijeninë e tij, firmoseshin shkresa, vuloseshin dokumenta, ndërkohë që badigardi i Peleshit, jo vetëm që nuk dinte anglisht dhe as kishte firmosur gjë, se as vulë nuk kishte parë, por nuk dinte as ku ishte selia e DIA-s dhe as se me çfarë punësh merrej kompania ku ai ishte “administrator”, që siç e ka pohuar edhe vetë para gjykatës e mori vesh kur plasi skandali në media.

Faktet janë asgjësuese, të kristalta në dritë të diellit, që Ilir Meta nuk ekziston asgjëkundi, ka zero prova dhe lidhje me DIA dhe e gjithë kjo lojë mafioze e SPAK-ut me regji është në funksion vetëm të mbylljes së aferës korruptive të faljes së 479 milion eurove të shqiptarëve CEZ-it.

Ndaj SPAK nuk ka patur kurrë vullnetin të hetojë realisht historinë mafioze të kompanisë DIA dhe marrëdhënies së saj me kompaninë CEZ, sepse e vërteta të çon vetëm te Edi Rama dhe askund tjetër./Dosja.al

 tedi blushi dia ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj