Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas SPAK, skemat e pastrimit karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve te transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave (Havala) përdorimin e kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë (cash) dhe fragmentimin e transaksioneve për të shmangur raportimin financiar.

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara.
Në raportin vjetor për Kuvendin e Shqipërisë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) shprehet se, nga analiza e rasteve të hetuara mbi veprimtarinë e grupeve të strukturuara kriminale gjatë viteve të fundit, evidentohet një model i integruar i pastrimit të parave, i lidhur ngushtë me aktivitete kryesore kriminale nga të cilat kanë burimin këto të ardhura kriminale, si trafiku i narkotikëve, trafiku i armëve, emigrimi i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore dhe skemat mashtruese financiare.
Sipas SPAK, skemat e pastrimit karakterizohen nga diversifikimi i kanaleve te transferimit dhe maskimit të fondeve, duke përfshirë sisteme informale të transferimit të vlerave (Havala) përdorimin e kriptovalutave, qarkullimin intensiv të parasë në dorë (cash) dhe fragmentimin e transaksioneve për të shmangur raportimin financiar.
Në disa raste konstatohet përdorimi i rrjeteve ndërkombëtare me nyje operacionale në disa shtete, ku ndahen funksionet e gjenerimit të të ardhurave kriminale, transferimit të tyre dhe riintegrimit në ekonomi përmes ndërmjetësve dhe strukturave mbuluese.
Përdorimi i komunikimeve të enkriptuara dhe i ndërmjetësve të specializuar financiarë rrit nivelin e fshehtësisë dhe vështirëson gjurmimin e këtyre transaksioneve monetare.
Tipare të përsëritura në raste të ndryshme përfshijnë përdorimin e subjekteve tregtare formalisht të ligjshme, si mbulesë për qarkullimin dhe riciklimin e fondeve, ku janë përfshirë zyra të këmbimit valutor, shoqëri transfertash parash, agjenci udhëtimi, subjekte ndërtimi dhe tregtare, si dhe struktura financiare jobankare.
Këto aktivitete shërbejnë jo vetëm për depozitimin dhe shpërndarjen e shumave, por edhe për krijimin e dokumentacionit fiktiv.
Një karakteristikë e veçantë ishte shpërndarja e përfitimeve brenda rrjeteve; personat që realizojnë transferimin dhe transportin e parave zakonisht përfitonin nga 3 deri 10% të shumës së dërguar, me normë mesatare të zakonshme rreth 5%-6% të ndara mes koordinatorëve të vendit të origjinës dhe atyre në vendin pritës, ndërsa transportuesit fizikë marrin shpërblim më të ulët, rreth 1%-5% ose pagesë fikse për çdo dërgesë.
Faza përmbyllëse e pastrimit përfshin investime në pasuri të paluajtshme, biznese me qarkullim të lartë cash dhe aktivitete tregtare me kontroll të brendshëm të dobët, duke synuar integrimin e të ardhurave kriminale në ekonominë formale.
Në tërësi, sipas SPAK, rastet tregojnë kalimin nga modele sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe shumëanshme të pastrimit të parave, të mbështetura nga organizim i sofistikuar, bashkëpunim ndërkombëtar dhe instrumente financiare alternative./Monitor.al
Kimberly Guilfoyle TIRANË- Një vizitë e papritur e Ambasadores Amerikane në Athinë Kimberly Guilfoyle, ka ndodhur në zyr...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama uroj që ky jetë mandati i fundit jashtë Europës. Duke folur gjatë...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shtruar iftar për besimtarët myslimane në muajin e shenjtë të Ramazanit. Ifta...
TIRANË- Ambasada Suedeza ka reaguar zyrtarisht pas refuzimit të heqjes së imunitetit të ish-zv,kryeministes Balluku nga ana e mazhoranc&eu...
Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka vendosur ta heqë përdorimin e fusnotës në emrin e Kosovës në dokumentet dhe k...
Foto ilustruse TRUQI- Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 20...
Foto ilustruse TURQI- Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Gjat...
policia e shtetit TIRANË- Ministria e Brendshme ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për postin e Drejtorit të...
Foto ilustruse TURQI- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot zhvillimet e fundit në Ballkan dhe është ndalur veçanërisht te...
Marta Kos “Nuk ka kuaj trojanë. Vendet që do të na dëmtonin nga brenda, nuk mund të bëhen anëtare të Bashkimi...