LIVE UPDATES
Politike

SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë/ Artur Meçollari: Përse Begaj nuk mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare?

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me pronat e Forcës Detare, ku ai ngre pyetjen përse kreu i Shtetit Bajram Begaj nuk mbledh dot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tjetërsimin dhe korrupsionin masiv

14 Qershor 2023, 09:42 Nga DOSJA
SPAK sekuestroi bazën detare në Sarandë/ Artur Meçollari:
Artur Meçollari

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me pronat e Forcës Detare, ku ai ngre pyetjen përse kreu i Shtetit Bajram Begaj nuk mbledh dot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tjetërsimin dhe korrupsionin masiv. Me anë të një statusi në Facebook shkruan se korrupsioni masiv me pronat e Forcës Detare dhe vënia nën sekuestro e Bazës Detare të Sarandës, duhej të mblidhnin Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

Më tej ai sqaron se nga data 29 korrik 2020 deri më 4 qershor 2022, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA ka qënë gjeneralmajor Bajram Begaj. E sipas tij, Begaj duhet të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare si President i Republikës. Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare shton më tej se SPAK prej dy vitesh është duke hetuar gjashtë vepra penale që lidhen me tjetërsimin e pronave të Forcës Detare, ku i dyshuar është edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, sot President i Republikës, Bajram Begaj. 

REAGIMI:

"Përse Presidenti nuk mbledh dot Këshillin e Sigurisë Kombëtare për tjetërsimin dhe korrupsionin masiv me pronat e Forcës Detare? Korrupsioni masiv me pronat e Forcës Detare dhe vënia nën sekuestro e Bazës Detare të Sarandës duhet të mblidhnin Këshillin e Sigurisë Kombëtare.  Shqipëria është i vetmi anëtar i NATO-s me një bazë detare nën sekuestro preventive.  Por, kjo nuk ndodhi dhe nuk ka për të ndodhur, pasi:

Sipas ligjit nr. 64/2014 "për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe drejtimit në FA", neni 15, pika 9.d.  Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA është përgjegjës për "kontrollin e gadishmërisë luftarake dhe merr masa për përmirësimin e saj". Nëntor 2020 - filluan punimet për ndërtimin e godinës 4-katëshe në Bazën Detare të Shëngjinit;

18 dhjetor 2020 - Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, ndërsa godina ishte në katllavan, nxjerr urdhër operacional që Policia Ushtarake të ndihmojë Forcën Detare për moslejimin e civilëve të kryejnë punime në Bazën e Shëngjinit dhe sigurimin e saj. 19 dhjetor 2020 - Komandanti i Bazës së Shëngjinit raporton në Forcën Detare dhe Shtabin e Përgjithshëm se Policia Ushtarake nuk e ndihmon për zbatimin e Urdhërit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA të datës 18 dhjetor 2020;

23 dhjetor 2020 - me propozim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, Ministri i Mbrojtjes shkarkon pa motivacion nga detyra Komandantin e Bazës Detare të Shëngjinit;

6 mars 2021 - ndërsa godina ka mbërritur në katin e katërt, Ministri i Mbrojtjes nxjerr urdhër për bllokimin e punimeve dhe sigurimin e Bazës Detare të Shëngjinit edhe me Polici Ushtarake. Punimet bllokohen.

Tetor 2021 - Fillon zaptimi i pronës nr. 219 "ish-depua e minave" në Porto Ronano;

12 dhjetor 2021 - Marrëveshje e Forcës Detare me kompaninë "Marina Bay Saranda" për dorëzimin e Bazës Detare të Sarandës;

Shkurt 2022 - Forca Detare i dorëzon firmës private "Marina Bay Saranda" Baza Detare e Sarandës;

Në mars 2023 GJKKO, me propozim të SPAK vuri nën sekuestro Bazën Detare të Sarandës me arsyetimin "i drejtë parashtrimi i prokurorit se duhet të ndërpritet kryerja e investimit në fushën e turizmit, apo dhe ndërtime të tjera nga investitori, mbi pronën 696 (Baza Ndihmëse, Limion), për arsye se disponimi lirisht i kësaj prone nga subjektet private, cënon gatishmërinë dhe operacionalitetin e Forcës Detare, operacionalitet i cili duhet të vazhdojë të kryhet nga organi kompetent që është Komanda e Forcës Detare, pa ndërhyrje të subjekteve private". 

Po kush ka qënë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA në të gjitha këto data?

Nga data 29 korrik 2020 deri më 4 qershor 2022, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA ka qënë  gjeneralmajor Bajram Begaj, që sot duhet të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare si President i Republikës.

SPAK prej dy vitesh është duke hetuar gjashtë vepra penale që lidhen me tjetërsimin e pronave të Forcës Detare, ku i dyshuar është edhe ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, sot President i Republukës Bajram Begaj. 

Çështjet në hetim janë:

1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë "Marina Bay Sarsnda", si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:

2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë "Marina Limion" si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.

3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda.  Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.

4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 "Ish-Depua e minave" Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.

5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.

6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palerm. Shënim: Nëse Presidenti i Republikës nuk do ishte nën hetim nga SPAK për Bazën Detare të Shëngjinit, si i vetmi person subjekt i tij, SPAK duhet të kishte shpallur moskompetencën.  Në fakt ka regjistruar hetimin penal dhe hetimi vijon prej dy vitesh. Presidenti duhet të informojë publikun nëse është pyetur nga SPAK?", përfundon ai.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të vitit 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës. Shoqëria, sipas publikimeve në faqen e Concord Investment, parashikon ndërtimin e një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësinë për ankorim, për 400 anije. 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj