LIVE UPDATES
Politike

"SPAK u kujdes të fshinte firmat..."/ Mazniku 4 orë në Prokurorinë e Tiranës/ Këlliçi: Është arkitekti i skemës korruptive 5D!

Sipas tij SPAK u kujdes të fshinte firmat e Maznikut në pjesën më të madhe të tenderave të dhëna për kompaninë e 5 Drejtorëve.

28 Prill 2025, 19:07 Nga E. D
"SPAK u kujdes të fshinte firmat..."/ Mazniku 4 orë në
Belind Këlliçi

TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, ka reaguar pas dëshmisë së Arbjan Maznikut në Prokurorinë e Tiranës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, pas dëshmisë së ministrit 4 orë në Prokurori në lidhje me denoncimin e bërë nga Këlliçi për rehabilitimin e rrugës s “Xhon Belushi” në Tiranë, ai thotë se kallëzimi ka qenë i bazuar në fakte. Këlliçi në postimin e tij thotë se Arbjan Mazniku është arkitekti i aferës korruptive 5D.

Sipas tij SPAK u kujdes të fshinte firmat e Maznikut në pjesën më të madhe të tenderave të dhëna për kompaninë e 5 Drejtorëve. Më tej Këlliçi tha njëlloj siç u gjend Nesti Angoni për likujdimin juridik të Erion Veliajt, do të gjendet dhe një Nest tjetër, sapo Mazniku të mbarojë shërbimin elektoral në qarkun Elbasan

Reagimi i Belind Këlliçit: 

Disa javë më parë jam paraqitur në Prokurorinë e Tiranës për të dhënë shpjegimet e mia si kallëzues i një afere flagrante korruptive, të denoncuar gjatë fushatës elektorale të vitit 2023.

Bëhet fjalë për rehabilitimin e rrugës “Xhon Belushi”, gjatë orëve të vona të natës, nga punonjësit dhe mjetet e Bashkisë Tiranë, ndërkohë që vijontë të qëndronte e hapur procedura tenderuese për shtrimin e kësaj rruge.

Informacionet që erdhën në rrugë informale, tregonin përgatitjen e një masakre elektorale, ku parashikohej shtrimi i dhjetra rrugicave me asfalt elektoral gjatë zgjedhjeve, kryerja e procedurave fiktive tenderuese për këto punë, pagesa fiktive e kompanive për punët e pakryera dhe përdorimi i lekëve të buxhetit të Bashkisë Tiranë, për blerjen masive të votave në zgjedhje.

Sigurisht që pas denoncimit tim live në media dhe kapjes në flagrancë të punonjësve të Bashkisë Tiranë, me mjetet dhe asetet e bashkisë, ky tender ANULLOHET brenda 48 orësh.

Menjëherë ne depozituam kallëzimin penal pranë SPAK, për këtë aferë korruptive të paprecedentë dhe të pa dëgjuar më parë.

Afërmendsh SPAK këtë dosje, edhe pse implikonte titullarët më të lartë të Bashkisë Tiranë, vendosi t’ia delegonte Prokurorisë së Tiranës, për moskompetencë!

Marrja në pyetje e një prej arkitektëve të skemës korruptive 5D, tregon dhe njëherë se kallëzimi ynë është i bazuar në fakte dhe se dirigjenti i të gjithë asfaltit korruptiv në Bashkinë Tiranë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2023, mban emrin dhe firmën e Biftek Maznikut!

SPAK u kujdes të fshinte firmat e Maznikut në pjesën më të madhe të tenderave të dhëna për kompaninë e 5 Drejtorëve. U mundua gjithashtu të fshehë firmat e Maznikut tek asfalti elektoral. U mundua të fshehë përgjegjësitë e tij për Inceneratorin e Tiranës, Tirana DC dhe dhjetra milionë euro të tjera të vjedhura në Bashkinë Tiranë.

Sot gjej rastin sërish ti drejtoj një thirrje publike SPAK, për të mos pluhurosur dosjet e korrupsionit madhor të Bashkisë Tiranë.

Sado të përpiqeni ta amnistoni Biftekun, fundi i tij dihet!

Njëlloj siç u gjend Nesti Angoni për likujdimin juridik të Erion Veliajt, do të gjendet dhe një Nest tjetër, sapo Mazniku të mbarojë shërbimin elektoral në qarkun Elbasan!

Partia shtet tashmë e ka marrë vendimin.

Është thjeshtë çështje kohe!

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj