LIVE UPDATES
Politike

"Spitali i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve"/ Albana Vokshi: Janë 6.6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të këtij spitalit

Duke folur për mediat, Vokshi shprehet se janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit, të cilat duhej të ishin asgjësuar pasi janë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve dhe stafit.

4 Gusht 2024, 11:12 Nga I.A
"Spitali i Fierit prej 4 muajsh nuk u siguron ushqim pacientëve"/
Albana Vokshi

TIRANË- Deputetja demokrate, Albana Vokshi, sot ka denoncuar Spitalin Rajonal të Fierit, ku deklaron se që prej muajit mars pacientëve nuk u është siguruar ushqim. Duke folur për mediat, Vokshi shprehet se janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit, të cilat duhej të ishin asgjësuar pasi janë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve dhe stafit. Deputetja i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa të menjëhershme që të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme.

Deklarata e Vokshit:

Shëndetësia falas, është dështimi më i madh i Edi Ramës, që prej kohësh është shndërruar në vuajtje falas për pacientët e familjarët e tyre. Kemi denoncuar prej vitesh, çdo muaj, çdo ditë, zhbërjen dhe shkatërrimin e çdo shtylle të shëndetësisë. Kemi denoncuar vjedhjet dhe abuzimet, nëpërmjet prokurimeve e koncesioneve abuzive. Kemi denoncuar përgjegjësit me emër e mbiemër duke filluar që nga Edi Rama, Ilir Beqaj, Ogerta Manastirlliu, zëvendësministra, drejtues të QSUT etj. Ditët e fundit kemi denoncuar skandalin me mungesën e medikamenteve, kurave, terapive, shtretërve, poltronave te spitali onkologjik pranë QSUT, manipulimin e sistemit të farmacive për të lejuar qarkullimin në farmaci të ndryshme të pavijoneve të ndryshme të QSUT edhe të medikamenteve të skaduara.

Siç e shikoni të dashur qytetarë, janë të babëzitur, nuk kursejnë askënd! As burra, as gra, madje as fëmijë! Sot do ju bëjmë publik një tjetër skandal. Nga informacionet që kanë mbërritur pranë PD ditët e fundit, informohemi se ka një tjetër problem në spitalin rajonal të Fierit. E mbani mend të gjithë se si Kryeministri Edi Rama, para zgjedhjeve të 2021, u investua vetë për promovimin e ndërtimit të këtij spitali, u ndërtua në kohë rekord, një spital elektoral, për ta përdorur posaçërisht për zgjedhjet e 2021. Rama – Manastirlliu në atë kohë premtuan një qendër ekselence, shembull të sistemit shëndetësor dhe një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar.

Ata premtuan që ky spital do shërbente si një laborator i dijeve të transferuara, rritje kapacitetesh, eksperiencë e mbi të gjitha do të realizonte atë objektiv që ka pasur prej kohësh, që qytetarët shqiptarë të mos shkonin në Turqi por të merrnin shërbimin shëndetësor cilësor në Shqipëri. Por si çdo premtim tjetër, edhe ky ishte një tjetër mashtrim i madh i Edi Ramës. Sepse spitali rajonal i Fierit jo vetëm nuk është shndërruar në qendër ekselence, në të kundërt, po shndërrohet në një qendër vuajtje të pacientëve të cilët nuk marrin as shërbimin me standarde minimale. Nga informacionet qe kanë ardhura pranë PD, ka më shumë se 4 muaj që spitali (që nga muaji Mars) nuk ka fonde për furnizim me ushqime. Pacientët i sigurojnë vetë ushqimet që duhet të marrin gjatë ditës. ashtu edhe për lavanderi.

Çdo gjë sigurohet nga familjarët e pacientëve. Nuk mjafton kjo, por në spital, sot që në flasim, informohemi që janë grumbulluar 6,6 ton mbetje spitalore brenda ambienteve të spitalit rajonal të Fierit në vend që ato t’i asgjësojnë. Mendoni pak, brenda ambienteve të spitalit, për shkak se nuk kanë gjetur një vend për t’i asgjësuar janë mbetje të rrezikshme, që lëshojnë gazra apo substanca të rrezikshme për pacientët, familjarët por edhe stafin e spitalit. Si çdo gjë tjetër elektorale, edhe spitali elektoral është një dështim! I kërkojmë Ministres së Shëndetësisë të marrë masa urgjente të sigurojë shërbimin e ushqimit, shërbimin e lavanderisë, dhe të evakuojë të gjitha mbetjet e rrezikshme. Jeta e çdo pacienti shqiptar është më e shtrenjtë se çdo kosto që mund të ketë. Reagoni, protestoni të dashur qytetarë. Protestoni për të mbrojtur shëndetin tuaj, për të mbrojtur jetën tuaj e të familjeve tuaja.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj