LIVE UPDATES
Politike

"Spitali Onkologjik, pasqyra e dështimit të qeverisë", Bardh Spahia: Mocion me debat në Kuvend për ilaçet e skaduara në QSUT

Sipas Spahisë, raporti nxjerr në pah gjendjen alarmante të shërbimit onkologjik në QSUNT dhe të sistemit shëndetësor në tërësi. Ai thekson se vetëm për vitin aktual, fondi për këto PPP është rritur me 2.5 milionë euro të tjera.

10 Tetor 2025, 14:46 Nga M.L
"Spitali Onkologjik, pasqyra e dështimit të qeverisë",
Bardh Spahia

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas publikimit të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) mbi furnizimin me barna për pacientët e prekur nga kanceri. Sipas Spahisë, raporti nxjerr në pah gjendjen alarmante të shërbimit onkologjik në QSUNT dhe të sistemit shëndetësor në tërësi. Ai thekson se vetëm për vitin aktual, fondi për këto PPP është rritur me 2.5 milionë euro të tjera.

Deklarata e deputetit të PD, Bardh Spahia:

Të nderuar qytetarë!

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit për barnat tumorale shpalos situatën dramatike ku ndodhet sot shëndetësia në Shqipëri; në veçanti shërbimi Onkologjik në QSUNT.

Një shqiptar i diagnostikuar me sëmundje tumorale duhet të përballet jo vetëm me neglizhencë të institucioneve për terapinë, por mbi të gjitha me pasigurinë për barna.

Raporti paraqet situatën reale, që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë prej vitesh mbulojnë me propagandë boshe apo fasadë godinash.

46% ose 116 barna tumoriale të autorizuara dhe jetike për jetën e qytetarëve nuk janë importuar asnjëherë në periudhën e auditimit 2021–2025.

Dëshmia e para pak javëve e znj. Hava Tafa për mungesë të trajtimit terapeutik me imunoterapinë Pembrolizumab, konfirmohet nga raporti i KLSH.

Ku shkojnë paratë nga taksat e shqiptarëve që i akordohen çdo vit sektorit të Shëndetësisë?!

Mbi 50 milion euro në vit marrin vetëm PPP-të, dy prej të cilëve janë nën hetim nga SPAK. Siç u provua nga komisioni hetimor parlamentar të gjitha të lidhura me procedura prokurimi korruptive. Vetëm për vitin aktual është shtuar me 2.5 milion euro fondi për këto koncesione.

Fondi pë 4 koncesione korruptive është sa dyfishi i të gjithë shpenzimeve për investime që Ministria disburson në vit.

Por ky nuk është i vetmi absurd!

Fondi për barna e pajisje mjekësorë të Spitalit Onkologjik përgjatë 1 viti është plot 13 herë më pak se sa fondi për koncesionet në sektorin e shëndetësisë. Madje gjatë tre viteve të fundit ky fond ka ardhur duke u ulur në gati gjysmë milioni euro, sipas një raporti të mëparshëm nga KLSH.

Spitali Onkologjik merr më pak mbështetje nga qeveria edhe në raport me vetë QSUNT.

Më pak financim, më pak para për barna dhe pajisje mjekësorë, por më shumë pacientë me sëmundje tumorale.

Të nderuar qytetarë!

Abuzimet dhe keqmenazhimi në shërbimin onkologjik vijon me sigurinë e barnave: Qindra e mijëra barna të skaduara, procedura mbetjeje jashtë çdo lloji norme, me procedura prokurimi të dyshimta.

Sot pacientët shqiptarë, sikundër e dëshmon edhe raporti i fundit i KLSH për barnat tumorale, po trajtohen me barna të skaduara!!!

Sistemet monitorimi që nuk garantojnë gjurmim të plotë të barnave dhe paraqesin receta të dublikuara e shkarkime të pasakta;

Mungesë rregulloreje standarde pune dhe kontrolle laboratorike për përgatitjet e barnave;

Mospërmbushje e marrëdhënieve kontraktuale të subjekte furnizuese për barnat;

Penalitete të pa-aplikuara ndaj subjekte që kanë shkelur afatet e furnizimit;

Mungesë e planifikimit afatmesëm (3-vjeçar) për nevojat reale të sektorit, çka ka sjellë nën financim nga viti në vit;

Mungesë kontrollesh laboratorike dhe inspektimesh.

Të nderuar qytetarë!

Kjo situatë ka përgjegjës të drejtpërdrejtë, prandaj ne inkurajojmë organet e drejtësisë të nisin pa humbur kohë një hetim gjithëpërfshirës.

Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë garantoj të gjithë qytetarët, dhe në veçanti familjarët e pacientët që marrin trajtim në shërbimin onkologjik në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë, se do të ndërmarrim çdo nismë për të vënë para përgjegjësisë institucionet dhe titullarët e tyre që e kanë përkeqësuar ndër vite këtë shërbim, si dhe do të kërkojmë që e drejta e jetës dhe për shëndet të garantohet për çdo qytetar.

Po ashtu, Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me Ministren e Shëndetësisë për situatën në shërbimin Onkologjik.

Ju faleminderit./ Dosja.al

bardh spahia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje