"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
E teksa opozita ‘ha’ si Hansel dhe Gretel që të shëndoshën për t’u kthyer në ushqim, Rama ka plane të tjera. Është jo një, por shumë hapa para. Do atë që nuk e ka bërë njeri deri më tani në Shqipëri; mandatin e katërt!
TIRANË- Hansel dhe Gretel lanë thërrime bukë për të gjetur rrugën për në shtëpi, kryeministri Edi Rama i lë për të ngopur e heshtur opozitën. Teksa e gjithë vëmendja e ditëve të fundit ka qenë tek zgjedhja e presidentit të ri të vendit, që të gjithë prej fillimit e dinin që kryeministri nuk do t’ua jepte, zhvillime të tjera politike kanë kaluar në heshtje. Pa bërë shumë zhurmë. Teksa numri një i maxhorancës Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla në publik bëjnë be e rrufe se nuk pranojnë asgjë nga katrani, non grata, e shumë epitete të tjera, Sali Berisha.
Veprimet i kanë të ndryshme nga fjalët. Edhe pse do të mbetet përgjithmonë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë, maxhoranca refuzoi projekt-rezolutën për njohjen e genocidit serb në Srebrenicë me pretendimin se mbante firmën e Berishës. Pretendimin, se edhe në të kundërt nuk mund ta kalonin një gjë që do të cënonte marrëdhëniet e mira me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Dje, Komisioni i Ligjeve ka miratuar kandidaturat për anëtarë të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit. Me shumicë votash, kandidatët që do ti kalojnë Kuvendit për votim janë: Altin Hoxha, Gentian Sula, Albert Nikolla dhe Simon Miraka. Ky i fundit, i propozuar edhe me firmën e Sali Berishës. Gazment Bardhi u lodh më kot që t’u kujtonte premtimin publik, por një valë amnezie i kaploi të gjithë. Harruan firmën e kujt mbante propozimi.
Megjithatë detyrën e bëri. Kalimi i emrit të tij, s’ka rëndësi nëse zgjidhet apo jo, nxjerr zbuluar maxhorancën dhe përgënjeshtron votimet që ka bërë deri më tani kundër futjes në rendin e ditës së rezolutave që janë dërguar nga opozita.
‘Rithemelimi’ nga ana tjetër, duket i kënaqur pasi ka marrë atë që donte nga Rama, që duket se tashmë nuk llogarit vetëm Enkelejd Alibeajn dhe ndjekësit e tij. Qartësisht PS qarkullon kudo në PD, duke flirtuar sa andej, sa këtej, pak nga pak, me shumë durim. Ndërsa publikisht me shpatë të madhe në dorë dalin e thonë: Me ‘non gratën’ kurrë!
Por edhe Alibeaj s’ka dalë pa gjë. Edhe ai, mori atë që kërkoi. Mori anëtarët që donte për Komisionet e Reformave territoriale dhe zgjedhore. Edhe njëherë, territoriale dhe zgjedhore! Pikërisht ato që do të vulosin formulën sesi do të përfundojnë zgjedhjet e ardhshme në vend, ndërsa Berisha mori, ose me shumë gjasa, do të marrë kryetarin e dosjeve. Fitore e vogël, si e Pirros, por sa pa gjë…
E teksa opozita ‘ha’ si Hansel dhe Gretel që të shëndoshën për t’u kthyer në ushqim, Rama ka plane të tjera. Është jo një, por shumë hapa para. Do atë që nuk e ka bërë njeri deri më tani në Shqipëri; mandatin e katërt! Në mos për ta mbajtur vetë, pasi me ç’ka thënë deri tani nuk do të qëndrojnë në politikë për aq gjatë, për njerëzit e tij. Përfundimi i njëjtë do jetë, plus që i kontrollon shumë mirë edhe së largu. Ndërkohë që opozita me naivitet, ose dhe me ndërgjegjie të plotë po bie në grackë. Mjaft të marrë ato që lë Rama në pjatë.
Të vogla në dukje, por pasojat e para do të shihen që në vitin e ardhshëm me zgjedhjet lokale. Me aq pak kohë sa ka mbetur, opozita duhet të ndryshojë sistemin, të përgatisë veten dhe të mundë Ramën që i ka të gjitha. Në të njëjtën kohë, Rama u fut ‘helmin’ nga brenda, siç bëri për presidentin. Përplasjen e shfrytëzoi, raundet i dogji, presidentin do e zgjedhë siç do vetë. Djalli punon fort, Rama akoma më fort. Po bën çdo gjë për të përçarë opozitën dhe duke e nxjerrë keq para shqiptarëve. E dini cili do të jetë hapi i radhës? Projekt-rezoluta për Kosovën!
Si Alibeaj, edhe Berisha kërkojnë njohjen e genocidit serb në Kosovë. Këdo që të pranojnë, do zemërojë tjetrën. Do u thellojë përçarjen. Me kalimin e kohës do presë që të shëndoshen mjaftueshëm për t’i ngrënë më pas si tek përalla e vëllezërve Grimm./Dosja.al
Bujar Nishani TIRANË- Trupi i pajetë ish-presidentit të Republikës, Bujar Nishani do të mbërrijë në Shqipëri t...
Ferdinand Xhaferaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xheferaj ka thirrur në interpelancë ministrin e Mbrojtjes, Niko Pe...
Konferenca e Kryetareve TIRANË -Sot është djegur edhe shansi i fundit i opozitës për t'i kërkuar mazhorancës që...
Bujar Nishani TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish-Presidentit Bujar N...
Bujar Nishani TIRANË- Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Bujar Nishani ka zënë vend edhe në mëiat e huaja. Observador, Diario de No...
Floriana Garo TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike u zgjodh sot, por lista me 20 persona la jashtë demokratë e bashkëpunëto...
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka njoftuar se më 3 qershor do të mbledhë ...
Bujar Nishani TIRANË- Komisioni i Votimit dhe Numërimit ka bërë me dije se emri i ish-Presidentit të ndjerë Bujar Nishani &e...
Erion Veliaj TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë&...
Erion Veliaj TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se PS është e vendosur që brenda qershorit t&rsqu...