LIVE UPDATES
Politike

"Rama po përdor parlamentin për të mbrojtur veten"/ Berisha: Strategjia jonë nuk ka lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha deklaroi se PD nuk e lidh strategjinë e saj me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kritikoi ashpër këtë institucion për ndërhyrje politike. Sa i përket një qeverie teknike, Berisha tha se PD e mbështet këtë ide, por nuk pranoi të përmendë emra konkretë.

9 Janar 2026, 15:21 Nga E. D
"Rama po përdor parlamentin për të mbrojtur veten"/
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas tryezës me temë “Zgjidhje për Shqipërinë”, deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën politike në vend është largimi i qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, kjo do të arrihet vetëm përmes protestave të vazhdueshme, të cilat pritet të nisin së shpejti, pas vendimit të kryesisë së PD.

Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Berisha deklaroi se PD nuk e lidh strategjinë e saj me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe kritikoi ashpër këtë institucion për ndërhyrje politike. Sa i përket një qeverie teknike, Berisha tha se PD e mbështet këtë ide, por nuk pranoi të përmendë emra konkretë.

Ai shtoi se PD ka komunikim të vazhdueshëm me faktorët ndërkombëtarë, të cilët sipas tij janë të informuar për situatën në Shqipëri. Në përfundim Berisha theksoi se opozita do të vazhdojë aksionin politik deri në largimin e qeverisë aktuale.

Osman Stafa: Z.Berisha, çfarë prodhoi ndryshe ditën e sotme ky takim nga takimet e tjera që keni zhvilluar dhe ishte tema ‘Zgjidhje për Shqipërinë’. Çfarë zgjidhje u dha?

Sali Berisha: U dha zgjidhje, largimi i kësaj qeverie. Kushti më i domosdoshëm. U dha zgjdhje ideja e krijimit të këtij forumi. Se kjo ishte thirrje. Krijimi i këtij forumi i cili duhet të çojë përpara agjendën e zgjidhje për Shqipërinë. Në radhë të parë forumi që duhet të çojë përpara agjendën. Se si largohet kjo qeveri, largohet vetëm me protesta të vazhdueshme.

Osman Stafa: Kur do i nisni këto protesta të vazhdueshme?

Sali Berisha: Do mblidhet dhe kryesia, dhe protestat të jeni të sigurtë që do të nisin.
Protesta të vazhdueshme do të thotë që sheshi të mbushet çdo ditë.

Osman Stafa: Do ngrini çadra, çfarë?

Sali Berisha: Do përcaktohen, drejt pyetja. Ato do përcaktohen se cila do të jetë forma. Do ngrihen çadra, do ngrihen. Do jenë të gjitha format.

Osman Stafa: Po marrëdhënia me parlamentin do të jetë? Do të shkoni në parlament apo me ngritjen e këtij informacioni...

Berisha: Siç e shihni ju, parlamenti është asgjësuar. Kur parlamenti nuk mblidhet për të hequr imunitetin dhe shkel Kushtetutë, shkel çdo gjë, Edi Rama e ka aneksuar parlamentin, e ka asgjësuar parlamentin. Shkuarja apo mosshkuarja jonë është krejtësisht e parëndësi. Parlamenti nuk është më një institucion themelor i demokracisë, është një vegël në duart e Edi Ramës. Kjo është e faktuar tani.

Osman Stafa: Z.Berisha, në datën 22 janar Gjykata Kushtetuese do të vendosë dhe trajtojë çështjen e Ballukut për imunitetin e saj. Nëse Gjykata Kushtetuese nuk i heq imunitetin, pra nuk hap rrugën që SPAK ta hetojë, çfarë bën PD?

Sali Berisha: PD dhe strategjia e saj nuk kanë asnjë lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese shënoi një kapitull të zi në historinë e të drejtës në Shqipëri, kur ajo anuloi një vendim që sipas ligjeve të vendit, mund ta anulonte Gjykata e Apelit dhe pas Gjykatës së Apelit, Gjykata e Lartë. Gjykatat nuk janë bërë që t’i marrin pushtet njëri-tjetrit në mënyrë puçiste. Gjykatat janë bërë që të respektojnë ligjet dhe t’i japin vendimet që u përcakton kushtetuta. Por gjykata në presionin e madh politik të Edi Ramës, vendosi faktikisht, vendosi atë që i dha mundësi Belinda Ballukut të bëjë manipulime monstruoze të dosjes, edhe Edi Ramës, bashkërisht. A mundet që ta ndërronit fare, por nuk ju lënë ju ato. Duhet të mos flisnit më për Belindën por që të flisni për Edi Ramën. Kush e çoi në Turqi, Lubinë, a ishte me kryeministrin, apo e mori ajo shoqërues, e mori Lubia Ramën, shoqërues. Jo.

Osman Stafa: Z.Berisha, kërkoni qeveri teknike për të organizuar zgjedhje që sipas jush janë të lira, të pavarura dhe të pranuara nga të gjithë? Kush mendoni se do të ishte personi që mund ta drejtonte, të kishte mirëbesimin e të dyja palëve?

Sali Berisha: Nuk kam ndërmend të jap emra, gjersa të arrihet. Sigurisht që ka emra, por nuk kam ndërmend të jap emra gjersa të arrihet realizimi i qeverisë teknike. Dhe në atë rast, padiskutim deri sa të ndërmerret ai akt, qeveria e PD, sikundër forca të tjera politike do të sugjerojnë. Për momentin asnjë emër nuk qarkulloj dhe nuk jap. E kuptoj që doni të krijoni lajme, por unë nuk krijoj lajme aty ku nuk janë.

Isa Myzyraj: Z.Berisha, Këshilli i Mandateve vazhdon të mos mblidhet. Në këto kushte a ka PD komunikim real, përtej propagandës politike me faktorin ndërkombëtar?

Sali Berisha: PD sigurisht që ka komunikim, por qeveritë dhe institucionet që ju përmendët janë plotësisht të informuara edhe nga ambasadat e tyre këtu, dhe në vlerësimin tim, qëndrimi i Edi Ramës, është qëndrimi i pranimit të plotë të fajësisë dhe krimeve që ai ka kryer. Ai po pranon fajësinë. Një ditë u mora me artikullin që kishte bërë, por ai është gjëja me e vogël në krahasim me këto qëndrime. Këto qëndrime tregojnë që, ai e njeh veten fajtor dhe kërkon të mbrohet.

Isa Myzyraj: Hetimet gazetareske kanë treguar se Endri Kajsiu nuk ekzsiston...

Sali Berisha: Po isha i pari që ua thashë. Ai mori emrin e të arratisurit Endri Fuga që është vija. Edhe ai ç’bënte. Njësoj si ky Beqja merrte paratë dhe i çonte te restoranti i vet me para publike njerëzit. Kurse ai tjetri, ai tjetri në Kolumbi. Edhe kështu që ndonjë kompromis e bën ai. Se të ja marrësh mbiemrin. Patë ndonjë reagim prej tyre? Jo. Se më thoshte një ditë një gazetar, që po më përmend dy kolegë. Ça kolegësh janë ata, ata janë mafiozë. Po pse nuk reagon ai, më thuaj pse nu reagon?

Osman Stafa: Z.Berisha, keni informacion qelitë e kujt janë përmbytur në Durrës?

Sali Berisha: Nuk kam informacion, do ta jepja informacionin, por nuk kam. Pash atë si dordolec që kishte veshur kominoshe dhe do u jepte ndihmë të burgosurve. Faleminderit dhe mirupafshim!/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj