26 Gusht 2024, 09:31
Nga Taulant Muka
Bajram Begaj
TIRANË- Studiuesi dhe kërkuesi shkencor, Taulant Muka ka denoncuar sot presidentin Bajram Begaj për një studim plagjaturë që ka publikuar. Sipas Mukës, Begaj për një studim të tijin ka kopjuar 100% një leksion të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut.
Ky denoncim i Mukës ka ardhur pasi Begaj ka njoftuar dekretimin e rektorëve të universiteteve, për të cilët studiuesi thotë se janë të përfshirë në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu.
Shkrimi i Plotë:
Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka njoftuar sot dekretimin e rektorëve të përfshirë në skandale plagjiature, siç është rasti i Artan Hoxhës, duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit është e njohur publikisht për doktoraturën e saj të kapur me plagjiaturë. Pavarësisht ankesave të bëra në të gjitha institucionet përkatëse, Komisioni Qendror i Universitetit ka kthyer një përgjigje formale, pa emra dhe vetëm me vulë, duke përforcuar shkeljet ligjore.
Po Begaj, a ka një karrierë të ndërtuar mbi plagjiaturën? Begaj, i cili është mjek në profesion, ka marrë titullin profesor i asociuar, për të cilin nevojiteshin publikime me faktor impakti. Megjithatë, kërkimet tregojnë se jo vetëm që nuk ka publikime të tilla, por edhe një nga artikujt e tij, "Assessment and Management of Gastrointestinal Disorders during Pregnancy", i publikuar në Advances in Life Science and Technology (https://www.iiste.org/ Journals/index.php/ALST/ article/view/17044), është 100% i kopjuar nga materialet e leksioneve të Shoqatës së Mjekësisë Obstetrike të Amerikës së Veriut (https://ëeb.archive.org/ëeb/ 20050310042337/http://www. obmed.org/pdfs/gastro.pdf). Madje, Presidenti vendos të dhënat për SHBA si të dhëna për vendin tonë.
Tashmë presidenti i shtohet listës së gjatë të shumë figurave politike që kanë ndërtuar karrierën akademike mbi vjedhjen e pronës intelektuale. Këto fakte tregojnë qartë se si pseudointelektualët jo vetëm që kanë penguar zhvillimin e elitave shqiptare dhe avancimin e universiteteve, por vazhdojnë të mbajnë gjallë hipokrizinë e vlerësimit të ndërsjelltë mes tyresh duke shkelur ligjet shqiptare. Shqipëria sot renditet e fundit në rajon dhe Evropë për nivelin e arsimit dhe shkencës, si dhe për largimin masiv të trurit. Kapja e institucioneve nga plagjiatura jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por e përkeqëson edhe më shumë situatën.
ogerta manastirliu artan hoxha bajram begaj
Dokumenta bashkëngjitur
Politike
25 Gusht 2024, 21:20
M.B
Divjaka
DIVJAKA- Ish-Drejtori i Parkut të Divjakës, Ardian Koci i është përgjigjur me anë të një postimi në Fa...
Politike
25 Gusht 2024, 21:16
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demorkatike Sali Berishatha sot se kryeministri Edi Rama ka një përçmim absolut pë...
Politike
25 Gusht 2024, 21:11
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitin 2012 kaluan ligjin për heqjen e taksave p&eum...
Politike
25 Gusht 2024, 20:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se më 24 gusht do të inaugurohej ura e re e B...
Politike
25 Gusht 2024, 20:47
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sot për investimet 11 vjeçare, ku sipas sipas ish-ministr...
Politike
25 Gusht 2024, 20:34
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demoraktike, Sali Berisha ka folur sot për autostradën Thumanë-Kashar, për të cil&eu...
Politike
25 Gusht 2024, 20:30
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme se krye...
Politike
25 Gusht 2024, 15:06
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot në lidhje me shpopullimin e vendit dhe situa...
Politike
25 Gusht 2024, 13:22
Anesti Bajramemaj
TIRANË- Më 4 gusht, Bashkia e Himarës në jug të vendit iu drejtua kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e r...
Politike
25 Gusht 2024, 10:27
I.A
Igli Hasani
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme organizon Konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024&r...