LIVE UPDATES
Politike

"Suel Çela sponsorizoi deputetë në qarkun e Elbasanit", Këlliçi: PD prej 6 javësh denoncon "trenin Bullgar" dhe shkeljet e tjera, Task Forca e SPAK nuk ka asnjë reagim

Këlliçi ka akuzuar Policinë dhe SPAK se nuk janë përgjigjur kërkesave të opozitës, apo telefonatave të bëra ditën e zgjedhjeve kur aktivistët të PD-së dhe opozitës kanë kapur shkelje të mëdha, siç kanë qenë edhe zyrat ilegale të ngritura nga PS pranë qendrave të votimit.

26 Qershor 2025, 19:14 Nga r.ll
"Suel Çela sponsorizoi deputetë në qarkun e
belind kellici

TIRANË- Deputeti i zgjedhur i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në një tryezë të organizuar nga ambasada britanike dhe disa organizata joqeveritare për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit. Këlliçi tha se do donte që i pranishëm të ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, ndërsa diskutohej për punën e Task Forcës së ngritur nga Prokuroria e Posaçme për zgjedhjet e 11 majit. Ai është shprehur se SPAK nuk ka bërë asnjë hetim në lidhje me denoncimet e bëra nga PD.

Më tej ai foli për zhvillimin e zgjedhjeve ku tha se Task Forca e prokurorisë dështoi në punën e saj. Ai u shpreh se Suel Çela, një person i shpallur në kërkim për trafik narkotikësh strehohet në Elbasan, ndërsa shtoi se ka sponsorizuar disa deputetë në atë qark. 

Këlliçi ka akuzuar Policinë dhe SPAK se nuk janë përgjigjur kërkesave të opozitës, apo telefonatave të bëra ditën e zgjedhjeve kur aktivistët të PD-së dhe opozitës kanë kapur shkelje të mëdha, siç kanë qenë edhe zyrat ilegale të ngritura nga PS pranë qendrave të votimit. Ai theksoi se puna e një Task Force do të ishte e suksesshme nëse do të parandalonte shantazhimin, blerjen dhe intimidimin e votës.

Ndërkohë në momentin që Këlliçi po mbante fjalën, të pranishëm nuk ishin as kreu i SPAK dhe as drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ky i fundit dhe Dumani ishin larguar nga tryeza pasi kanë mbajtur fjalën e tyre. 

FJALA E KËLLIÇIT:

Më bënë të ndjehem sikur kam garuar në Danimarkë në zgjedhjet e 11 majit. Vetëm lidhje me realitetin në Shqipëri, nuk ka pasur fjala e drejtuesve në panelin e parë në raport me zgjedhjet e mbajtura në vendin tonë.

Do të doja të ishte këtu dhe Dumani të flisnim për suksesin e Task Force ngritur nga SPAK dhe rastet konkrete që ai përmendi. Jam i habitur dhe më bëri përshtypje fjala e kryetares së komisionit të Helsinkit që tha se e Prokuroria e Elbasanit ka bërë një punë që ju ka impresionuar?

Zonjë për çfarë? Suel Çela, një ndër narkotrafikantët më të mëdhenj të Europës qëndron në Elbasan. E dinë të gjithë që strehohet në Elbasan. Ka deputetë të caktuar që i ka sponsorizuar në qarkun e Elbasani. E as prokuroria e Elbasanit nuk guxon të bëjë detyrën. E njëjta gjë vlen dhe për drejtuesin e policisë së shtetit  që më kujtojnë kronikat e lajmeve të viteve 70 – 80, në kulmin e diktaturës ku flitet për suksese imagjinare.

Në datën 11 maj kam denoncuar zyrë elektorale të padeklaruar live para mediave. Është dashur mbi 90 minuta e 6 telefonata që një patrullë që qëndronte 15 metra larg, ku ndodhej zyra e padeklaruar e PS-së, pronësinë e mori  Erion Brace shoqëruar me një person me precedentë kriminalë, të vinte në vendngjarje. Kam telefonuar zotin Dumani, për cilin numër të gjelbër flet kur unë para mediave kam telefonuar 2 herë e nuk funksiononte. Tha se SPAK ka marë kontakt me denoncuesit e partive politike. Me kë ka marrë në PD-në, që është forca më e madhe opozitare në vend?

Nëse ne mendojmë që në të gjithë Shqipërinë paskan qenë vetëm 9 raste për të cilat ka nisur kryesisht hetime atëherë ne kemi standardet më të larta në Europë. Ndërkohë nga selia qendrore e PD-së për 6 javë janë denoncuar me video pamje si funksionon skema e trenit bullgar në Elbasan. Si komisionerë të ngarkuar për mirëmbatjen e procesit kthejnë kutinë përmbys, nxjerrin fletën e votimit e hapin e palosin dhe e fusin brenda. Janë denoncuar me dhjetra pamje të përplasjeve me krimin e organizuar dhe nuk kemi asnjë kontakt dhe asnjë reagim zyrtar.

Nuk kemi asnjë kontakt dhe as një reagim zyrtar nga Task Forca. U fol për një punë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit. Ndërkohë është shkruar dhe dokumentuar nga ndërkombëtarët konflikti fizik e verbal në bashkinë e Vorës mes 2 titullarëve të PD dhe pjesëtarëve me precedentë penalë që ishin aty si përfaqësues të maxhorancës. Është thënë dhe nga vëzhguesit ndërkombëtar që nuk arrinim të kuptonim përse policia për 2 orë nuk shkonte në vendngjarje. Kur ndodhi në Vorë e kuptoni cfarë ka ndodhur në qarqet e tjera të vendit.

Edhe kriteret e Kopenhagen janë shkelur në këto zgjedhje. Apo liria e marrjes së informacionit për shkak të censurës si Tik Toku që pas zgjedhjeve u hap. Këto tryeza më rikthyen në memorien ku kam shërbyer në kuvend ku shpesh dhe për shkak të burokracisë, flasim për cheklist që duhen plotësuar. Ndërkohë Komisioni i jashtëm i PE-së dhe Asambleja e Partisë Popullore Europiane vendosën të sjellin dy misione faktmbledhëse në Shqipëri.

Një prej organizatat më të mëdha të së djathtës, IDC-CDI i konsideron zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri farsë zgjedhore të organizuar nga një shtet elektoral. Çdo ditë PD vijon të pasqyrojë në media ndërkohë që nuk ka pasur as qasjen më minimale nga ana e organit të akuzës të paktën për të verifikuar ato pamje që ne bëjmë publike. Këto do ishin pyetje që do ia drejtoja drejtuesit të SPAK. Cili është bilanci real i task Forcë së SPAK? Vetëm ngritja e në vetvete e një task forcë nuk mund të jetë sukses. Sukses do të ishin nëse do të ishte eficiente e të parandalonte shantazhimin e votës, blerjen e intimidimin e votës.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj