LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në procesin e integrimit! Rama: Një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt

• Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ishte i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. • Gjatë fjalës së tij Gonazato tha se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit, duhet të përfshihet edhe shoqëria civile. • Gonazato theksoi se në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje e shoqërisë civile është e rëndësishme. • Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. • Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë ndërsa Rama tha se vendit tonë i është dhënë një mundësi më e mirë për t’u integruar në BE. • Sipas tij, Shqipëria po jeton në një moment ku Brukseli dhe BE janë me vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për të bërë vendin tonë pjesë të BE-së. • Rama tha se kështjella e BE-së i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë duke iu referuar integrimit.• Ai shtoi se Shqipëria ka një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt. • Ai tha se historia nuk ka qenë gjithmonë në krahun e vendit tonë dhe rrugëtimi në BE ka qenë i dhimshëm, por pa BE-në Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot dhe nuk do të bënte ato që ka arritur deri tani. • Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke. • Rama falenderoi presidentin e EESC, duke u shprehur se ka qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. • Kryeministri theksoi se Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, dhe sipas tij fati më i mirë që na ka rënë. • Ai iu drejtua Oliver Ropke duke i thënë se nuk e di cila do të jetë puna e tij e ardhshme, por Shqipëria do t'i ofrojë një punë nëse në Brukseli do të "hakmerret".

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Presidenti i EESC: Kemi lënë disa shtete në listë pritjesh, nuk duhet të përsërisim këtë gabim

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
Oliver Ropke

TIRANA- Presidenti i EESC Oliver Ropke, mori pjesë sot në takimin inaugurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE që u mbajt në Tiranë. Ropke vlerësoi se Shqipëria është një ndër vendet me performacën më të mirë të negociatave në rrugëtimin drejt Unionit. Ai shprehu bindjen se vendi do të arrijë të përmbyllë grupkapitujt brenda afatit të parashikuar dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE brenda 2030.

“Nuk ka të bëjë vetëm me opinione dhe kontributin tuaj, por bërjen pjesë tuaj të procesit ndaj institucioneve të BE dhe të gëzoni përparësitë që sjell anëtarësimi në BE para se të bëheni anëtar, Ky është koncept i integrimit të pjesshëm dhe që  e kemi të aplikuar në EESC tonë. Disa prej pjesëmarrësve shqiptarë do të marrin pjesë në opinionin tonë të radhës. Vlerësimi ka qenë pozitiv dhe KE ka vendosur të mbështesë më tej këtë nismë dhe vërtetë do të doja të falënderoja Komisionerin e BE se pa mbështetjen e saj do të ishte e vështirë për të pasur këtë nismë.

Këto tre ditë në Shqipëri ku komiteti jonë është i pranishëm do të shënojnë një gru kilometrik të rëndësishëm që tregojnë se Shqipëria është një nga anëtarët me performancë më të shkëlqyer në rrugën e anëtarësimit në BE në grupin e të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.

Para pak kohe vendosëm që ky grup të vizitojë të tëra vendet kandidate dhe tani janë këtu. Sic e thashë jam i bindur se Shqipëria është pranë të bërit nga nga vendet me performancë më të mirë të negociatave dhe me tërë zemër iu uroj që të arrini të tëra ambiciet për të mbyllur deri në 2027 të tërë kapitujt që të bëheni anëtar deri në 2030.

Është objektiv ambicioz por me sienergjinë e autoriteteve shqiptare dhe shoqërisë civile është i arritshëm. Duhet të jemi të drejtë, e dimë që në të kaluarën kemi lënë disa shtete në listë pritjesh dhe nuk duhet përsërisim këtë gabim. Jam pozitiv se do ta përmbyllim këtë proces siç e dëshironi edhe ju dhe siç është paraparë", tha Ropke.

1 VITE ME PARE

"Ju japim punë nëse Brukseli do t’ju lërë pas dore!" Rama-Presidentit të EESC: Ishit sindikalist i vërtetë, thyet tavanet e xhamit për ne

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
Foto nga konferenca

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Ropke. Rama falenderoi presidentin e EESC, duke u shprehur se ka qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Kryeministri theksoi se Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, dhe sipas tij fati më i mirë që na ka rënë. Ai iu drejtua Oliver Ropke duke i thënë se nuk e di cila do të jetë puna e tij e ardhshme, por Shqipëria do t'i ofrojë një punë nëse në Brukseli do të "hakmerret".

"Do të doja të isha një sindikalist, por do të isha dhimbja më e madhe e kokës së qeverisë. Ropke është një prej miqve më të veçantë të Shqipërisë, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë se ai shpejt do të zëvendësohet, por ajo që ka ndërtuar shpresoj se nuk do të shkatërrohet por do të shërbejë si themel.

E them gjithmonë që kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka pasur një të shkuar të krahasueshme me tonën do të duhet të dalësh jashtë Evrope për ta gjetur këtë, ka ngjashmëri me vende ku Evropa dhe bota perëndimore ka dashur të ndryshojë rrjedhën e historisë, Afganistani, Iraku, këto ndërhyrje kanë dështuar, këto vende nuk kanë bekimin të jenë në mes të Evropës dhe të jenë në BE, në derën ngjitur që u jep dijen se si ndërtohet një shtet demokratik, dihet shumë mirë, pa BE jam i sigurt se mbështetur në historinë tonë nuk do të ishim në gjendje të jemi këtu ku jemi sot.

Kemi ende shumë për të bërë, BE duhet të ngushëllojë veten dhe të tjerët për dhimbjet që duhet të përballesh kur të merresh me BE. Të duhet ta kalosh, po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes. Faleminderit president Ropke që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit të Brukselit për ne. Nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jeni të sigurt se Shqipëria do t’ju japë një punë, nëse Brukseli do të hakmerret e t’ju lërë pas dore, mund t’ju ofroj një punë përveç times", tha Rama.

1 VITE ME PARE

 "Pa BE-në nuk do ishim këta që jemi sot"/Rama: Rrugëtimi ynë është një bekim për të shfrytëzuar të gjitha instrumentet...

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE, që shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek rrugëtimi i Shqipërisë në BE. Ai tha se historia nuk ka qenë gjithmonë në krahun e vendit tonë dhe rrugëtimi në BE ka qenë i dhimshëm, por pa BE-në Shqipëria nuk do të ishte ajo që është sot dhe nuk do të bënte ato që ka arritur deri tani.

Rrugëtimi ynë është një bekim për të shfrytëzuar të gjitha instrumentet e BE-së për të fituar një transformim të thellë. Nëse shkon në shkuarën e Shqipërisë, në dhimbjen e errësirë, ka ngjashmëri me vende që bota dhe Evropa Perëndimore janë përpjekur të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Këto ndërhyrje kanë ndryshuar, nuk kanë bekimin që të kenë krah Bashkimin Europian dhe të jenë në mes të saj.

Të kenë mënyrën se si ndërtohet një vend demokratik. Pa BE-ne, mbështetur në historinë tonë, mbështetur në atë që na është dhënë nga historia jonë, kurrë nuk do të ishim në gjendje të bëjmë atë që jemi. Rrugëtimi është mjaft i dhimbshëm, por ne po përpiqemi dhe po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes dhe po i japim forcë vetes t’ia dalim mbanë pa u dorëzuar.

Ky takim na jep kënaqësi sepse është tablo konkrete, një ngjarje. Faleminderit që keni qenë sindikal duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne. Nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhmen, por duhet të dini që Shqipëria do ju gjejë një punë. Nëse Brukseli hakmerret ndaj jush, ejani në Shqipëri, do ju ofroj çdo punë që dëshironi. Nëse Brukseli hakmerret ndaj jush, ejani në Shqipëri, do ju ofroj çdo punë që dëshironi përveç times”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt!" Rama: Kështjella e BE-së i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
Foto nga konferenca

TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. Rama tha se kështjella e BE-së i hap dyert, por edhe mund t’i mbyllë duke iu referuar integrimit. Ai shtoi se Shqipëria ka një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt.

"Kështjella e BE i hap dyert, por ne e dimë se si funksionon, kështjella hap dyert dhe pastaj hap dyert. Ka nga ata që kanë qenë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ka nga ata që kanë qenë jashtë. Kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grupkapitujt, ky është një moment në kohë që mund të merremi", tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Ka qenë një rrugë e gjatë!" Takimi inaugurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, Rama: BE na ka surprizuar me gatishmërinë për të na marrë

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
Edi Rama

TIRANA-  Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë ndërsa Rama tha se vendit tonë i është dhënë një mundësi më e mirë për t’u integruar në BE. Sipas tij, Shqipëria po jeton në një moment ku Brukseli dhe BE janë me vullnetin e plotë dhe gatishmërinë për të  bërë vendin tonë pjesë të BE-së.

“Ne e vlerësojmë se falë mënyrës së hapur jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë dhe na është dhënë mundësia për t’u ndjerë si të barabartë dhe jam entuziast që Komiteti do të shërbejë për qëllimin që të nxitë aktorët tanë të rriten dhe të bëhen pjesë e anëtarësisë së Shqipërisë.

Ka qenë një rrugë e gjatë siç u përmend me elegancë nga Presidenti, në shumë situata ku e gjetëm veten të mbërthyer, por më duhet të them që tashmë po lëmë, apo jetojmë në një kohë ku Brukseli dhe BE na kanë surprizuar me gatishmërinë për të na marrë brenda.

Kur kujtoj që prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatës, më shumë se 30 vite më parë, është hera e parë që yjet tona janë në një linjë me BE. Sigurisht BE ka qenë i kujdesshëm të thotë që vendi ynë një ditë do të jetë në Europë, por nuk e kemi ndjerë atë që kemi ndjerë së fundmi , gatishmërinë për ta bërë realitet”, tha Rama.

1 VITE ME PARE

"Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik..."/ Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ, Gonzato: Shoqëria civile të jetë më e përfshirë në procesin e integrimit

Takimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ/ Gonzato:
 Silvio Gonzato

TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato, ishte i pranishëm në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të BE. Gjatë fjalës së tij Gonazato tha se në procesin e integrimit të vendit drejt Unionit, duhet të përfshihet edhe shoqëria civile. Gonazato theksoi se në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje e shoqërisë civile është e rëndësishme.

"Proces që përfshin të gjithë shoqërinë. Nuk mund të lihet vetëm për shoqërinë dhe Kuvendit, por organizatat e shoqërisë civile duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë proces. Këto vende do të duhet të përfshijnë shoqërinë civile në të gjithë punën që do të bëhet para se të bëhen pjesë e familjes tonë.

Të ecësh përpara në BE kërkon angazhim politik, të qytetarëve dhe shoqërinë civile. Qeveria mund të përfitojë nga ekspertiza dhe njohuritë e shoqërisë civile. Shoqëritë civile të luajnë rol pro aktiv. Në kontekstin e anëtarësimit të BE, pjesëmarrja në vendimarrje  e shoqërisë civile është e rëndësishme”, tha mes të tjerash Gonzato.

 

edi rama silvio gonzato be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj