Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.
PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takimin elektoral me Lamborghini. Lideri i opozitës theksoi se kryeministri Edi Rma tallet me shqiptarët duke u shprehur se merr dalluen dhe i bie. Kreydemokrati gjithashtu e ironizoi takimin e PS-së me personazhe të showbizz, duke e krahasur me kandidaten për presidente të Amerikës, ku tha se Edhe Kamala Harris mori të gjithë Hollywood me vete, por përfundoi atje ku e meritonte.
"Të dashur miq, Edi Rama pasi zhyti qytetarët në varfëri, i la pensionistët në mjerim me pension mesatar 172 mijë lekë, të cilin nuk e marrin 57 përqind e pensionistëve se marrin më pak. Pasi përzuri në 10 vite rreth 45 përqind të shqiptarëve nga Shqipëria. Pasi ndërtoi një parajsë të vërtetë, saraje dy herë më të mëdha se vila e Enver Hoxhës. 57 metra të gjatë e kanë themelin, me kopsht katër herë më të madh se vila e diktatorit. Duke deklaruar se kishte gjithsej 3800 euro.
Pasi u martua me një pallat në pajë, 5 kate pallati pa asnjë faturë. Pasi zhduku në kontot e tij bankare 130 milionë euro të djegësit të Tiranës. Pasi plaçkiti dhe grabiti 225 mijë metër katrorë tokë tek kanioni i Gjipesë në zonën më të bukur në detin Jon. Pasi ka rrëmbyer me baxhanakun e tij qindra milionë euro tek AKSHI dhe tendera të tjera. Pasi i dha të vëllait 38 mijë metër katrorë tokë të pronarëve tiranas tek Rrapi i Treshit. Pra miq, tani çfarë bën? U vë perde para syve, në një akt cinik, në një akt të papërgjegjshëm u vë qytetarëve shqiptarë perden.
Dhe në vend se të japë llogari pensionistëve se pse i la me atë pension, u nxjerr marrëzitë e tij. Tallavara. U nxjerr banalitete. Organizon takime siç bëheshin në vitet ’50 që i organizonte fronti, veçmas burrat, veçmas gratë. U kthye në gjenet e të atit. I kërkohet të vijë të ballafaqohet, refuzon. Po pse refuzon? Sepse del hajdut para jush. Nuk thotë një fjalë se ku janë 130 milionë euro. Nuk justifikon dot kurrë sarajet e tij në Surrel. Nuk justifikon dot kurrë 225 mijë tokë në Gjipe pa asnjë dokument kadastral, me falsitet, falsitet, falsitet. Pra të gjitha këto kërkon t’u vërë perde ju. Tallet me ju, tallet me shqiptarët, merr daullen, i bie daulles.
Gjen edhe Noizin me Lamborghini. Po Lamborghini i Noizit nuk është pensione, nuk është rroga. Ai ta gëzojë, po ç’punë ka pensionisti me të, apo si ta mashtrojë? Po ç’punë ka i sëmuri që vdes për ilaçe? Historia ka qenë e hidhur. Edhe Kamala mori të gjithë Hollivudin me vete, po përfundoi atje ku e meritonte. Çfarë i mendon ky shqiptarët? Qenie primitive, njerëz të papërgjegjshëm? Njerëz që mund t’i mashtrojë.
Kurrën e kurrës nuk janë të tillë shqiptarët, nuk janë të tilla gratë, nënat, motrat, vajzat tona. Ndaj dhe 11 Maji është dita e qytetarit. Është ora e vërtetë e tij. E mençurisë, e dinjitetit, e krenarisë së tij, e shpresës, e besimit tek e ardhmja. Votoni njishin. Të gjithë jeni njisha. Rrofshi ju, rroftë Peqini, rroftë Shqipëria!" tha Berisha.
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës elektoral në Gjirokastër fol...
Sali Berisha PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, në Peqin premtoi pesëfishim të subve...
Rama GJIROKASTËR-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama paraditen e sotme ka zhvilluar takimin përmbyllës elektoral në Gjirokast&...
Sali Berisha PEQIN- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Peqinit, në kuadër të fus...
Foto KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës për të dytën herë me radhë kanë refuzuar që të for...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra foli në lidhje me situatën ekonomike në...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me planet e tij p&e...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur edhe në lidhje me lobimin e PD-së n...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me arritjet e qeverisjes s&eum...
Rama GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga Gjirokastra ka folur në lidhje me rëndësinë e an&eu...