E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe rrëmben ish-bashkëshorten e tij, autori: Do të fejohemi sërish ose do ju vras të gjithëve
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Pa mua s’ke jetë”/ Vëllai i viktimës tregon fjalët e autorit gjatë ngjarjes: Do të fejohemi s&e...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 54-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në largim...
Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren ...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar, nga raportimet e institucioneve të pavarura te interp...
Mes pasurive të konfiskuara janë disa prona në Fier dhe Tiranë, përfshirë njësi tregtare, truall, apartament dhe vendparkime.
FIER- Gjykata e Fierit ka vendosur konfiskimin e pasurive me vlerë rreth 1.8 milionë euro të Arbër Muçës, pasi të ardhurat nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme. Mes pasurive të konfiskuara janë disa prona në Fier dhe Tiranë, përfshirë njësi tregtare, truall, apartament dhe vendparkime.
Po ashtu janë sekuestruar dhe disa automjete luksoze, përfshirë Lamborghini Urus, Mercedes-Benz G63 AMG, Audi S8 dhe Audi RS-Q8. Gjithashtu janë konfiskuar edhe llogari bankare në euro dhe lekë.
Sipas Prokurorisë, disa prej pasurive dyshohet se ishin regjistruar në emra të tjerë për të fshehur pronarin real dhe origjinën e fondeve. Hetimet vijojnë për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në kuadër të ligjit antimafia.
Njoftimi i Prokurorisë:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në përfundim të shqyrtimit gjyqësor procedimi pasuror nr. 3 vitit 2024, u konfiskuan 1.8 milionë euro pasuri të shtetasit A.M., të cilat nuk justifikoheshin me burime të ligjshme. Gjatë hetimit pasuror, Prokuroria e Fierit ka kryer një analizë të zgjeruar financiare, nga ku rezultoi ekzistenca e një disproporcioni të konsiderueshëm ndërmjet nivelit të pasurisë së krijuar, zotëruar apo administruar nga subjektet e përfshira dhe kapaciteteve të tyre ekonomike të provuara nga burime të ligjshme.
Nga hetimi rezultuan elemente që krijuan dyshime se disa pasuri, megjithëse ishin regjistruar formalisht në emër të personave të tjerë, kontrolloheshin ose administroheshin faktikisht nga subjektet objekt hetimi, duke shërbyer për maskimin e pronarit real dhe fshehjen e origjinës së fondeve të përdorura. Në përfundim të shqyrtimit të plotë të provave të administruara gjatë hetimit dhe procesit gjyqësor, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier vlerësoi se ishin përmbushur kushtet ligjore për vendosjen e masës parandaluese të konfiskimit, dhe Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit shqiptar të pasurive të mëposhtme:
A. Pasuri të paluajtshme
• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 200 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit truall, me sipërfaqe 210 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi (2 kate), me sipërfaqe ndërtimi 625.1 m², Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit njësi, me sipërfaqe 100 m², në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier.
• Pasuri e paluajtshme e llojit apartament (3+1), me sipërfaqe totale 127.4 m², Tiranë.
• Pasuri e paluajtshme e llojit vendparkim, me sipërfaqe totale 30.14 m², në Tiranë.
B. Automjete dhe mjete motorike të konfiskuara
• Lamborghini Urus, vit prodhimi 2018;
• Mercedes-Benz G-63 AMG, vit prodhimi 2020;
• Audi S8, vit prodhimi 2021;
• Audi RS-Q8, vit prodhimi 2021;
• Audi Q7, vit prodhimi 2016;
• BMë X5, vit prodhimi 2014;
• BMë X5, vit prodhimi 2007;
• Volksëagen Touran, vit prodhimi 2013;
• Mitsubishi L200, vit prodhimi 2014;
• Mercedes-Benz C220 CDI, vit prodhimi 2001;
• KIA Carnival, vit prodhimi 2000;
• Autobus Neoplan, vit prodhimi 2003.
C. Vlera monetare dhe llogari bankare të konfiskuara
• Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 51,945.71 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 5,327,769.38 Lekë.
• Llogari bankare në Euro, në emër të A.M., me gjendje balance 1,867.39 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të A.M., me gjendje balance 405,775.82 Lekë.
• Llogari bankare në Euro, në emër të E.M., me gjendje balance 1,039.07 Euro.
• Llogari bankare në Lekë, në emër të E.M., me gjendje balance 6,166.80 Lekë.
Hetimi vijon lidhur me veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ku janë evidentuar po ashtu pasuri të konsiderueshme. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier mbetet e angazhuar në zbatimin me prioritet të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 (“ligji antimafia”), duke intensifikuar hetimet financiare dhe pasurore me synim identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që burojnë ose lidhen me veprimtari kriminale. Prokuroria Fier mbetet e vendosur të intensifikojë goditjen e aseteve kriminale, duke përdorur të gjitha mekanizmat që parashikon legjislacioni në fuqi për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë të paligjshme. Privimi i autorëve nga përfitimet ekonomike të veprimtarisë kriminale mbetet një nga prioritetet kryesore të organit të akuzës, si një mjet efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe kriminalitetit me përfitim pasuror.
I afermi ROSKOVEC- Të afërmit e viktimës kanë dhënë detaje të reja pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ...
Foto Ilustruese TIRANË- Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi i kujdesit alternativ në fa...
Vellai i viktimes ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë më Roskovec, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohe...
Pamjet ROSKOVEC- Pamjet e mëposhtme janë nga banesa ku ndodhi ngjarja tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas të dh...
Policia ROSKOVEC- Emrat e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë sot në fshatin Vidhisht janë zbuluar. Mës...
ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dal nga vrasja në fshatin Vidhisht mëngjesin e sotëm. Nipi i viktimës ka rrëfyer momente...
Policia ROSKOVEC- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e sotshëm në fshatin Vidhis...
Policia FIER- Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në fshatin Vidhisht në Fier. Mësohet se n...
Foto Ilustruese TIRANË- Dita e sotme do të ketë temperaturat më të larta të javës. Do të vijojë ndikimi i...
Ferma e kanabisit e gjetur në shtëpi në Sunderland BRITANI- Autoritetet britanike kanë dënuar me 20 muaj burg, një ...