LIVE UPDATES
Politike

Të dielën zgjedhjet parlamentare/ Analiza e REL: Seriali politik “Kosova ‘25” gati për sezonin e ri

E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare. I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua.

26 Dhjetor 2025, 16:53 Nga E. D
Të dielën zgjedhjet parlamentare/ Analiza e REL: Seriali politik
Albin Kurti, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj

KOSOVË- Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje…

Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon…

Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’…

E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare. I ndëshkimeve po: Dialogu Strategjik me SHBA-në, për shembull, u pezullua.

Në krye të listës së personazheve të këtij seriali politik ishin vetë deputetët. Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ata u mblodhën… pakkush e mban mend sa herë, por mbi 50 po. Ishte hera e parë që në institucionin ligjvënës të Kosovës ndodhte diçka e tillë.

Kur më në fund u zgjodh, fitore e madhe? Jo. Pas më pak se tre muajsh, e para e shtetit shpalli zgjedhje të parakohshme, pasi përpjekjet për formimin e Qeverisë së re shkuan huq. Si datë u diskutuan 21 dhe 28 dhjetori, por u vendos kjo e fundit - për fatin e keq të kujtdo që priste qetësi gjatë festave.

Në pamje të parë, këta dhjetë muaj mes dy palë zgjedhjeve mund të dukeshin sa hap e mbyll sytë, por nuk ishin aspak pa dramë. Gjykata Kushtetuese u përfshi vazhdimisht, ku herë njëra e herë tjetra palë shkonte për t’u ankuar për tjetrën. Vendimet e saj rrallë i kënaqnin të gjithë: interpretoheshin sipas nevojës, kontestoheshin publikisht dhe, herë-herë, shndërroheshin në municion politik.

Aleatët ndërkombëtarë përcillnin mesazhe, por pa bujën e zakonshme - ndoshta për ta bërë të qartë se krijimi i institucioneve është “puna juaj”. Në pjesën e dytë të këtij 10-mujori u mbajtën edhe dy runde të zgjedhjeve lokale. Procesi i tyre u përmbyll sipas rregullave, por nuk mungoi zhurma, tensioni politik dhe parashikimet që - në disa raste - u rrëzuan shpejt.

Politika e jashtme, gjithashtu, nuk prodhoi ndonjë kthesë të madhe: katër njohje të reja po, por pjesa tjetër u konsumua kryesisht në takime, premtime e fotografi...

Tani, kur viti i ri afrohet, lind pyetja: a e ka Kosova luksin të vazhdojë të zvarritet pa asnjë ngut? Me rrëmujën gjeopolitike që ka përshkuar botën, vëzhguesit nguten të thonë: jo!

Prioritetet që do të duhej të vendosnin tonin e sezonit të ri

Prioritetet që i sugjerojnë ata për Qeverinë e re - ose të paktën atë që shpresohet të formohet pas zgjedhjeve - janë disa. Por, një del mbi të gjithë të tjerët: riparimi i besueshmërisë me partnerët kyç: SHBA-në, BE-në dhe NATO-n, sipas Lulzim Pecit, nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave. Jo me deklarata për konsum të brendshëm, por me një zotim të qartë për koordinim të disiplinuar, sidomos në fushën e sigurisë, në veri dhe në dialog, thotë ai.

Vetëm pasi të rregullohen raportet me aleatët, Peci thotë se Kosova mund të mendojë seriozisht për hapin tjetër: një agjendë të dakorduar me vendet e Quint-it dhe Bashkimin Evropian, që do ta nxirrte vendin nga statusi i përhershëm i pritjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për status kandidati në BE dhe për avancim gradual të partneritetit me NATO-n. Prioriteti i tretë, ndonëse më pak spektakolar politikisht, sipas Pecit është po aq jetik: energjia.

Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike, përfshirë gazin dhe teknologjitë e avancuara në sektorin e thëngjillit, është kusht për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për pavarësi reale energjetike, sipas tij. Në linjë të ngjashme e vendos listën e prioriteteve edhe Ilir Deda, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, por pa shumë diplomaci.

Sipas tij, Qeveria e re do të duhet të hyjë menjëherë në një plan të përbashkët me shtetet e Quint-it për të zgjidhur disa nga nyjat më të mëdha të bllokimit ndërkombëtar të Kosovës: anëtarësimin në Këshillin e Evropës, formalizimin e marrëdhënies me NATO-n, shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në BE dhe pa anashkaluar përmbushjen e obligimeve për themelimin e Asociacionit funksional të komunave me shumicë serbe.

Por, politika e jashtme dhe dialogu nuk mund të shkëputen nga realiteti i brendshëm. Deda thotë se pa një pako serioze socio-ekonomike, që do ta stimulonte realisht sektorin privat dhe do të sillte rritje të prekshme të të ardhurave për qytetarët - përfshirë edhe pensionet - çdo agjendë tjetër rrezikon të jetë e zbrazët.

E, prioriteti i tretë, ndoshta edhe më i ndjeshmi politikisht, sipas tij lidhet me kthimin e mirëbesimit te popullata serbe në Kosovë, veçanërisht në veri. Deda thekson nevojën për masa konkrete dhe të menduara mirë në këtë drejtim - përfshirë komunikimin e hapur dhe adresimin e vërejtjeve që janë ngritur nga komuniteti serb në Kosovë. Programet zgjedhore të partive politike i përfshijnë thuajse të gjitha këto, dhe jo vetëm.

Ka oferta për zhvillim, për stabilitet, për dinjitet institucional, por shumë pak shpjegime se si do të arrihen, e pothuajse asnjë garanci se këtë herë do të jetë ndryshe. Retorika është e njohur, tonet e njëjta, fajtorë gjithmonë të tjerët. Edhe nëse gjithçka shkon sipas afateve ligjore, javët e para pas zgjedhjeve nuk premtojnë asnjë frymëmarrje.

Numërimi i votave, shpallja e rezultateve, ankesat, certifikimi - secili hap ka kalendarin e vet dhe secili pritet t’i mbajë institucionet të zëna deri në grykë. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, muajt e parë të vitit hapin edhe një kapitull tjetër të ndjeshëm: zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Një proces që, në kontekstin aktual politik, vështirë se mund të kalojë pa kalkulime.

Por, me afrimin e vitit të ri, shpresat dhe pritjet për të ardhmen gjithmonë rriten. Në më pak se dy muaj, Kosova mbush 18 vjet dhe hyn në moshën madhore të shtetësisë. Kjo, mbase, mund të shërbejë si një moment për reflektim, për pjekuri politike dhe për vendime të guximshme që e forcojnë vendin si brenda, ashtu dhe jashtë kufijve./REL

zgjedhjet parlamentare 28 dhjetor 2025

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj