9 Tetor 2025, 22:05
Nga M.L
Florian Binaj
TIRANA- Aktori i njohur dhe tashmë kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj, ka folur për herë të parë rreth vendimit të tij për t’u futur në garën politike. I ftuar në emisionin Top Story, Binaj u shpreh se për të, politika duhet të jetë një instrument për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, e jo një burim i tyre. Ai tregoi se vendimi për t’u vetëshpallur kandidat për kryebashkiak të Tiranës erdhi si rezultat i mbështetjes së familjes, miqve dhe shoqërisë, por edhe si reflektim i një ndjenje personale për drejtësi, që sipas tij e ka ndjekur që në moshë të vogël.
-Të duket shaka politika?
Binaj: Jo është mjet për të zgjidhur problemet, por kohët e fundit edhe për të shkaktuar problemet.
-E vërteta e kanditimit tënd kush është?
Binaj- Kjo është një thirrje e brendshme e imja, që kur kam qenë fëmijë kam kërkuar drejtësi, më ka shoqëruar të gjithë jetën. Angazhimi im në protesta ka qenë i gjithmonshëm. Kam ngrënë edhe dru ndonjëherë. Angazhimi im ka qenë gjithmonë, edhe pse jo gjithmonë i dukshëm. Gjithë grupi familjar, shoqëror më thonin: O Flor po ti pse nuk e provon? Kushtet e deshën që në këto ditë të merrja një vendim aspak të lehtë, se ka shumë përgjegjësi, në fillim rrethi im prisja të thoshte: Po cpate? Por në fakt u bënë krah menjëherë dhe të gjithë po më thonin ishte gjëja e duhur në momentin e duhur se partitë opozitare hapën krahun dhe e lanë sheshin e valles bosh që dikush ta marrë përsipër. Unë dola që të ndizja dhe tek të tjerë që të kishte sa më shumë opsione. Më mirë që qytetari të përfaqësojë qytetarin, se një qytetar që paguhet nga qeveria për qytetarin.
florian binaj
Politike
9 Tetor 2025, 22:12
E. D
pamje nga emisioni
TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka shpjeguar sot fotot e tij me Erion Veliaj...
Politike
9 Tetor 2025, 22:02
E. D
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj i mbështetur nga Partitë opozitare treg...
Politike
9 Tetor 2025, 20:15
M.L
Selia blu
TIRANA- Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh tek strukturat e saj, duke u kërkuar që të angazhohen n&eu...
Politike
9 Tetor 2025, 19:39
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e akuzoi Serbinë se po ndërhyn drejtpërdrejtë në zgjedhjet lo...
Politike
9 Tetor 2025, 17:50
E. D
Jozefina Topalli, Edi Rama
TIRANË- Familja Shkambi nuk është hera e parë që përmendet pas ekzekutimit të gjyqtarit ...
Politike
9 Tetor 2025, 17:33
M.L
Bajram Begaj
TIRANA- Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit që caktonte 9 nëntorin si datën e zgjedhj...
Politike
9 Tetor 2025, 17:25
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një mesazh i dërguar nga Partia Socialiste drejt strukturave të brendshme, ka nxitur dyshimet që kjo parti kish...
Politike
9 Tetor 2025, 17:11
E. D
Florjan Binaj
TIRANË- Kandidati i pavarur, Florjan Binaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetueses për të pezulluar ve...
Politike
9 Tetor 2025, 17:02
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar sërish për tragjedinë e ndodhur në Gjykat&e...
Politike
9 Tetor 2025, 16:48
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekreti...