LIVE UPDATES
Politike

"Të enjten sërish në protestë", Këlliçi publikon videon: Veliaj pranoi grabitjen e 132 mln eurove të inceneratorit

Këlliçi thotë se me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

8 Prill 2024, 14:26 Nga r.ll
"Të enjten sërish në protestë",
belind kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka denoncuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, si kreun e kompanisë 5D dhe pronarin e inceneratorit të Tiranës.

Këlliçi thotë se me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Ai ka publikuar edhe një video ku sipas tij kryebashkiaku pranon autorësinë e aferës korruptive. Këlliçi i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj Veliajt. Ai bëri gjithashtu thirrje për protestë ditën e enjte para bashkisë për heqjen e Veliajt nga detyra. 

DEKLARATA E PLOTË:

Të nderuar qytetarë,

Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.

Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës. 

Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.


Të dashur qytetarë,

Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.

"Të enjten sërish në protestë",

Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

"Të enjten sërish në protestë",

Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.

Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë. Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës.

Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.

O sot, o kurrë.     

Ju faleminderit.

belind kellici erion velia bashkia tirane


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj